Maqedonia e Veriut do të vendosë viza për Kubën dhe Botsvanën

Maqedonia e Veriut do të vendosë viza për Kubën dhe Botsvanën

Maqedonia e Veriut do të vendos regjim vizash ndaj Kubës dhe Botsvanës.

Këtë e bëri të ditur sot ministri i Punëve të Jashme, Bujar Osmani, i cili tha se kjo bëhet për shkak se shumë njerëz prej këtyre vendeve shfrytëzojnë vendet e rajonit për të hyrë në vendet e BE-së.

“Edhe një vendim i Qeverisë, gjatë kësaj jave me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shqyrtohet mundësia që të vendosim regjim vizash ndaj Kubës dhe Botsvanës nga 1 janari 2023, në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”, tha mes tjerash Osmani.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.