Seminar ndërkombëtar për telemjekësi

Seminar ndërkombëtar për telemjekësi

Seminar ndërkombëtar për telemjekësi në temë "Përmirësimi i shëndetit dhe sigurisë së Ballkanit" do të mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Seminarin e organizon PanEuropa Bullgari me bashkëorganizatorët Qendra hulumtuese për siguri, mbrojtje dhe paqe dhe zhvillim ndërkombëtar dhe ndihmë teknike SHPK të SHBA-së me mbështetje nga NATO Shkencë për paqe dhe siguri.

Ngjarjen do ta hapë Solomon Pasi, kryetar i Klubit atlantik të Bullgarisë.

Pjesë e organizimit të seminarit është edhe Oda ekonomike Maqedoni-Bullgari në ftesë të Klubit atlantik të Bullgarisë.

Nikoqir i ngjarjes është Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.