Nga mesnata shtrejtohen karburantet

Nga mesnata shtrejtohen karburantet

Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri prej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. (KRE).

Sipas vendimit të KRE-së, një litër EUROSUPER BS - 95 do të shitet për 62 denarë, ndërsa çmimi i ri i një litër EUROSUPER BS - 98 arrin 64 denarë. Vaji ektstra i lehtë për amvisëri (EL) do të kushtojë 37,5 denarë, ndërsa për një litër EEURODIZEL do të paguhet 48,5 denarë.

Për 1.914 denarë rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ky energjens do të kushtojë 23,861 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në mesatare rriten për 4.48 për qind.

Çmimi i ri i karburanteve është formuar në bazë të çmimit mesatar të naftës në tregun botëror dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin në dy javët e fundit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.