Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Apirat Sugondhabirom, ambasador i sapoemëruar i Mbretërisë së Tajlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Ankara.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, kumtuan nga Kabineti i tij, Pendarovski, duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Sugondhabirom në shtetin tonë, tha se edhe krahas largësisë gjeografike, Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës, në të gjitha sferat me interes të përbashkët.
"Thellë jam i bindur se para dy vendeve tona, me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim të përgjithshëm dhe të frytshëm, posaçërisht në planin ekonomik, e po ashtu edhe në sferën e turizmit, kulturës, arsimit, por edhe në sfera tjera", tha presidenti Pendarovski dhe ka shprehur bindje se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet e domosdoshme dhe iniciativat për avancimin e dialogut bilateral politik.
Ambasadori i sapoemëruar tajlandez, Apirat Sugondhabirom, siç qëndron në kumtesë, tha se Mbretëria e Tajlandës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë raporte të përzemërta që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2005 dhe e ka shprehur vullnetin e tij për përforcim shtesë të lidhjeve mes sektorit qeveritar, parlamentar dhe afarist.
Presidenti Pendarovski ambasadorit Sugondhabirom i dëshiroi sukses në funksionin e ri.