Anketa më e re e Agjencisë "Rejting"” e porositur nga 24 Vesti tregon se tek blloku politik shqiptar më shumë qytetarë kanë thënë se do të votojnë për BDI-në - 6,8 për qind, derisa pasojnë Besa me 3,2, PDSH 2,8, dhe Aleanca për shqiptarët me 2,7 për qind.
Ndërkaq, tek blloku politika maqedonas, anketa tregon se dallimi mes VMRO-DPMNE-së e LSDM është ulur në 1,55, për qind dhe kështu 29,9 për qind e qytetarëve do të votonin për partinë e Nikolla Gruevskit, derisa 28,5 kanë thënë se votën e tyre do e japin për LSDM-në e Zoran Zaevit.
Kjo nënkupton që partitë maqedonase VMRO-DPMNE e LSDM madje të kenë numër të njëjtë deputetësh, ndërsa sipas anketës, BDI vendos se cila parti maqedonase do të jetë në qeveri.