Shkupi më i ftohtë, Gazi Baba më e ndotur

Shkupi më i ftohtë, Gazi Baba më e ndotur

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët jugore kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mestare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale ka lëvizur nga -5 në Shkup Petrovec, -4 në Kriva Pallankë, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, -3 në Tetovë, -2 në Mavrovë, -1 në Dibër, Krushevë dhe Berovë, 0 në Lazaropole, Pozharanë dhe Gjurishte, 1 në Vinicë, 2 në Shtip dhe Topollçanë, 3 në Pretor Demir Kapi, Strumicë, Prilep dhe Manastir, 4 në Ohër, deri 6 në Dojran dhe Gjevgjeli.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimin juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.

Në ditët e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit. Më shumë vranësirë ​​do të ketë në pjesët jugore. Nesër nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Këtë mëngjes në rajonin e Shkupit janë matur përqendrime të PM10 prej 433.18 mikrogramë për metër kub, 191.57 afër Rektoratit, 184,01 në Lisiçe, 165,95 në Karposh, 138,83 në Milladinovc dhe 109,78 në Qendër.

Në stacionet tjera matëse janë matur 126.49 mikrogramë në Manastir, në Kërçovë, 148.06, Tetovë 95.82, Veles 126.87, Koçanë 118.48 dhe Kumanovë 83,81 mikrogramë për metër kub.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.