Janë arrestuar pesë persona lidhur me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja

Janë arrestuar pesë persona lidhur me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja

Pesë persona janë arrestuar lidhur me rastin e zhdukjes së vajzës Vanja, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver SPasovski gjatë vizitës në Kumanovë, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ka përparim në hetimin për vajzën.

"Mbrëmë deri në orët e vonshme është punuar intensivisht. Më duhet të them se kemi arrestuar pesë persona dhe është siguruar një automjet, me çka vazhdohet më tej me aktivitetet. Kjo është diçkla plus që e ndërmorëm lidhur me tërë atë si dëshmi, si gjurmë që e sigurojmë, me qëllim që ta ndriçojmë këtë rast", tha ministri.

Theksoi se një sërë mesash hetimore janë ndërmarrë në periudhën e kaluar, e tëra me qëllim që të konfrmohen të gjitha këto fakte.

"Për hetimin është relevante se kur dhe në cilin moment e informojmë opinionin. Apelojmë në mirëkuptim, të ndajmë informata objektive. I falemenderoj mediumet për informim objektiv, së bashku ti kundërshtojmë dezinformatat dhe lajmet e rrejshme", tha Spasovski.

Tashmë gjshtë ditë po gjurmohet për Vanja Gjorçevskën e cila u zhduk të hënën në periudhën pas orës 7:20, rrugës për në shkollën Pestaloci në afërsi të lagjes "Debar Maallo". Për herë të fundit është vërejtur në bulevardin "Aradhat partizane" para "Broz kafe", prej ku edhe i humbet çdo gjurmë. Gjatë periudhës së kaluar, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për vajzën e zhdukur nga ana e Interpolit.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.