Ankesat e shumta të qytetarëve edhe në 2015 kishin të bëjnë me shitblerjen e celularëve

Ankesat e shumta të qytetarëve edhe në 2015 kishin të bëjnë me shitblerjen e celularëve

Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë –“OKM”, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe me ndihmën e komunave angazhohet në përgatitjen dhe miratimin e programit për mbrojtje të konsumatorëve ndërsa në nivel lokal organizon trajnime për anëtarët e këshillave për mbrojtjen e konsumatorëve pranë komunave dhe qytetit të Shkupit, të cilët kanë të bëjnë me politikën e konsumit dhe legjislacionin.

Kjo organizatë inicion dhe angazhohet për themelim të këshillave për mbrojtje të konsumatorëve pranë këshillave komunalë. Deri tani janë themeluar këshilla për mbrojtje të konsumatorëve në qytetin e Shkupit, dhe komuna të tjera në territorin e qytetit të Shkupit, si dhe në qytete të tjera në vend.

Si organizatë në bashkëpunim me konsumatorët posedon të drejtën të propozoj edhe ligje. Problemet e vitit 2015 OKM-ja i ka detektuar në bazë të thirrjeve dhe ankesave që i kanë pranuar prej qytetarëve. Ankesat më të shumta sikurse edhe vitin e kaluar ishin përsëri për telefonat dhe garancitë e tyre. Ndërsa të dytët në listë janë blerjet e mobilieve ku njerëzit ballafaqohen me ndryshimin e produktit për të cilin është bërë pagesa. Qytetarët çdo herë duhet të kenë kujdes dhe duhet të dinë se çfarë kontrate kanë nënshkruar për blerjen e telefonit celular, me çfarë çmimi dhe në ç'mënyrë do ta bëjnë pagesën, me këste apo kesh. Po ashtu ata duhet t'i kontrollojnë perfomancat e celularit, mënyrën e përdorimit, sidomos për më të moshuarit kur bëhet fjalë për telefonat me prekje, si dhe të kenë kujdes gjatë përdorimit, mbushjes, dhe ruajtjes së telefonit.

Duam që tu ndihmojmë qytetarëve në problemet që i tangon

Siç dihet OKM-ja ka qendra nëpër qytete të ndryshme në vend, mirëpo bazën e ka në Shkup. Nën komunën e qytetit të Shkupit ka këshillë për mbrojtjen e konsumatorëve. Pasi të shqyrtohen ankesat disa drejtohen në këtë organizatë, kurse disa të tjerë në inspektoratet e ndryshme. OKM-ja ka bërë broshura për t'i informuar qytetarët se çfarë ofrojnë ndërmarrjet publike, bën të ditur Marijana Llonçar Vellkova, kryetarja e OKM-së, e cila gjithashtu nënvizon se qyteti i Shkupit ka 19 ndërmarrje publike që janë në shërbim të qytetarëve, mirëpo që për shumicën e tyre qytetarët nuk kanë njohuri siç janë: shërbimet për oxhaqe, për qenët endacak etj.

Për shembull nëse në shtëpinë apo oborrin e ndonjë qytetari hyn ndonjë kafshë ekzotike (e rrezikshme), qytetarët nuk dinë se ku të referohen. Andaj dhe kanë nevojë që të marrin sugjerime për të drejtat e tyre. “Ne kishim një projekt ballkanik i organizuar nga organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtarë. Në këtë seminar morën pjesë edhe shtetet si Mali Zi, Serbia ku dhe bëmë një analizë të problemeve me të cilët ballafaqohen konsumatorët. Ne tha ajo, punojmë në drejtim që çdo komunë të posedoj nga një qendër që do t'i pranojë ankesat e qytetarëve përmes fotografive që do të dërgohen nga ana e qytetarëve. Në këtë mënyrë komuna do ta detektoj problemin dhe me vonë brenda 15 ditëve ndërmarrja kompetente do të jetë e detyruar që ta riparoj defektin. Gjithashtu secili qytetarë nëpërmjet smartfonit të tyre ka të drejtë ta fotografoj defektin dhe ta dërgoj fotografinë në komunën ku jeton, që është një segment shumë e rëndësishëm për zgjidhjen e problemit.

Ne nuk duam të bëjmë politikë, por vetëm duam që tu ndihmojmë qytetarëve në lidhje me problemet që po ballafaqohen për çdo ditë”, theksoi kryetarja e organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë, Marijana Llonçar Vellkova.

Edhe këtë vit dominojnë ankesat për pajisje elektronike

Marijana Loncar Velkova Kryetare e Organizates se Konsumatoreve te 127bdNë vitin 2015 kishte 2722 ankesa prej të cilave 1575 janë bërë këtu në Shkup, ndërsa të tjerat nëpër qendrat e tjera. Ankesat janë të klasifikuara në dy lloje: të specializuara dhe të rëndomta. Në kategorinë e ankesave të specializuara mund t'i cekim këto: problemet me ushqimin, probleme financiare, qëndrime të përbashkëta dhe të drejtat e pacientëve. Shumica e problemeve të cilët janë drejtuar tek OKM-ja, janë zgjedhur. Kemi raste ku shumica blejnë produkte jashtë hapësirave zyrtare. Me shit-blerjen e produkteve nga jashtë apo hapësira të ndryshme me ndryshimin e ligjit nga muaji Mars i vitit 2015 ka afat prej 15 ditë për ta kthyer produktin nëse nuk u pëlqen apo nuk është i njëjti me atë që e ka parë. Duhet të kemi kriter të ri, siç u bë ndryshimi në deklaratat e produkteve ushqimore. OKM-ja bashkë me këshillin e komunës së Shkupit do të punojnë në disa ndryshime, sepse në kontratat e bërë ka disa pika ku duhet të intervenohet.

Këtë vit duhet të veçohen ankesat gjatë blerjeve të mobilieve

Klientët shpesh herë janë ankuar për kontratat pasi në ato nënvizohen detaje të ndryshme dhe jo mirë të renditura. Në shumicën e rasteve kontratat përbëhen edhe prej anekseve, të cilët zakonisht në dokumente janë të shënuara me yje, kurse sqarimi i tyre bëhet jo në vendin e duhur, por disa faqe më pas dhe zakonisht me shkronja të vogla që vështirë mund të lexohen. Kjo praktikë e ndërmarrjeve sjell huti tek klientët. Vellkova theksoi se OKM do që anekset të sqarohen në graftet ku do të caktohet. Veç tjerash këtë vit duhet ta veçojmë rastin që kishin konsumatorët gjatë blerjeve të mobilieve. Konsumatorët, porositë e tyre që i kanë bërë nuk arrijnë ti pranojnë në afatin duhur. Edhe pse me vonesë, përsëri nuk kanë ardhur porositë që i kanë bërë klientët, por ka ardhur ndonjë porosi tjetër dhe në disa raste bile kanë ardhur edhe të dëmtuara. Vendin e parë ashtu edhe si në vitin paraprak përsëri e morën ankesat që kishin të bëjnë me celularët dhe pajisjet elektronike. Kurse ankesa për mobilie këtë vit e zënë vendin e dytë, ndërsa vendin e tretë e kanë agjencitë turistike. Kemi raste ku klientët i informojnë një ditë para se të nisen se për atë ofertë që e kanë kërkuar nuk do të qëndrojnë në hotelin e zgjedhur, por në një hotel tjetër afër saj. Në rast se anulohet kontrata, kompania është e detyruar që të ua kthej shumën e paguar, mirëpo ditët e planifikuara për pushime nuk do të mund të shfrytëzohen. Duhet theksuar se kemi pasur raste kur pasagjerëve iu është humbur bagazhi në autobusë. Gjithashtu probleme kemi pasur edhe me postat. Ka raste ku nuk shkojnë letrat dhe porositë në vend dhe jashtë vendit.

Do të punojmë me përkushtim në ofertat komunale

Për këtë vit planifikojmë që të punojmë në përmirësimin e kushteve në sfera të ndryshme. Jemi duke bërë analiza se si mund të pozicionohemi në vendet më të mira. Përveç kësaj planifikojmë t'i përkushtohemi ofertave komunale. Për shembull, në Shkup kemi probleme me parkingje. Kemi tabela të pozicionuara në vende të panevojshme, ku disa parkingje i takojnë qytetit të Shkupit e disa komunës Qendër. Planifikojmë që me rregulloren e re konsumatorët të kenë të drejtë që garancia e produkteve tu vazhdohet për 24 muaj, e jo siç është tani ku disa produkte kanë vetëm 12 muaj garanci. Gjithashtu garancisë së produktit t'i shtohen edhe aq ditë sa ka qëndruar në servis. OKM-ja posedon listë të kemikaleve të cilat janë të ndaluara. Gjithashtu probleme ekzistojnë edhe tek lodrat ku shiten në tregjet e hapura, për të cilët nuk ka kontrolle të duhura. Ato lodra mund të sjellin sëmundje të ndryshme tek fëmijët. Kurse momentalisht OKM-ja posedon një ueb faqe ku konsumatorët do të kenë të drejtë që të bëjnë kalkulimin e përmbajtjeve të ushqimit dhe të shihet se sa është i shëndetshëm apo i dëmshëm ai produkt

Tani më kemi edhe ueb faqe për ta kontrolluar cilësinë e ushqimit

Ueb faqja www.pravilnaishrana.mk për ushqim të shëndetshëm u zhvillua dhe përpunua nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, me mbështetje nga Fondi Anne Fransen, për të informuar konsumatorët rreth të ushqyerit të shëndetshëm dhe rëndësinë e saj për shëndetin, njëkohësisht të jep këshilla praktike si dhe mjete që do të mundësojnë në përzgjedhjen e drejtë të produkteve ushqimore. Këtu do të gjeni të dhëna rreth asaj se sa është nevoja juaj për të akumuluar energji dhe përbërës bazë të ushqimeve për një ditë, si ta shpërndani ushqimin për tre kohët e ngrënies brenda ditës, dhe se si të përcaktoni përmbajtjen e tyre energjike dhe ushqyese.

Është sqaruar gjithashtu edhe rëndësia e etiketës së produkteve ushqimore, si dhe janë dhënë udhëzime se si duhet të lexohet dhe të interpretohet ajo. Ueb faqja gjithashtu përmban edhe informacione se si të dalloni manipulimet të cilët i përdorin prodhuesit dhe shitësit e produkteve ushqimore, si dhe për ndikimin e produkteve të përzgjedhura ushqimore që e lejnë në mjedisin jetësorë.

Në faqen e internetit mund të gjeni një semafor që do t'ju ndihmojë për të përcaktuar nëse një produkt ushqimor është i rekomanduar që ta përdorni më shpesh apo më rrallë gjatë ushqimit, si dhe kalkulator për ta llogaritur sasinë e energjisë dhe të produkteve ushqimore e nevojitur për organizmin. Përveç kësaj, në përgatitje e sipër është edhe aplikacioni për pajisjet e lëvizshme (celular, laptop, tabletë...) që do t'ju ofroj këshilla të njëjta pa marrë parasysh se ku gjendeni, gjithashtu mund ta vizitoni edhe faqen e internetit të Organizatës së Konsumatorëve dhe faqen e saj në Facebook, ku do të gjeni një numër të madhe të informacioneve për mbrojtjen e të drejtave tuaja si konsumatorë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.