Një e treta e mishit që e konsumojmë importohet nga jashtë

Një e treta e mishit që e konsumojmë importohet nga jashtë

Një ndër kushtet primare në jetë dhe e drejta e secilit është që të ushqehet në mënyrë të shëndetshme, të konsumoj sasi të mjaftueshme  të ushqimit si pemë, perime dhe mish. Ushqimet që ne i konsumojmë nga kafshët kanë ndikim të pa kontestueshëm në përbërjen fizike të trupit të njeriut. Mirëpo çmimet e prodhimeve të mishit janë shumë më të shtrenjta se sa pemët dhe perimet.

Për këtë arsye familjet me të ardhura më të vogla mujore nuk mund të konsumojnë sasi të mjaftueshme të mishit. Nëse e marrim sektorin e bagëtisë në vendin tonë, përveç  qengjit që ruhet, të tjerët siç janë kau dhe lopët janë në sasi shumë të vogla dhe nuk e mbulojnë pazarin vendas. Nëse bëjmë një  analizë të importit të  4- viteve të fundit do të arrijmë në këto rezultate: vitin 2011- 65 mijë tonë, 2012-59 mijë tonë , 2013-65 mijë tonë, 2014-65 mijë tonë mish dhe produkte të mishit janë importuar nga jashtë. Në përgjithësi nga konsumimi vjetor rreth 35% të mishit të pulës importohet nga jashtë, ndërsa 30% e mishit të kaut dhe të lopës nga totali importohen nga jashtë. Mishi është një ndër ushqimet më kryesorë që njeriu e konsumon edhe përkundër faktit se një përqindje e madhe importohet nga jashtë, por  në lidhje me këtë tek popullata vërehet një shqetësim dhe dilemë sa i përket cilësisë. Në lidhje me këtë situatë biseduam me zëvendës drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Abdulezel Dogani.

Abdulezel Dogani: Gjendemi në mesin e shteteve që e eksportojnë mishin e qengjit

Sipas zëvendës drejtorit të agjencitë për ushqim dhe veterinari Abdulezel Dogani, Maqedonia është njëra ndër shtetet që ruajnë qengj dhe më pas e eksportojnë mishin e tyre. “Mirëpo nuk mund të pohojmë se jemi po aq të suksesshëm edhe në mbikëqyrjen dhe zhvillimin e mishit të lopës dhe të pulës. Sa i përket këtyre produkteve jemi të detyruar që t’i importojmë nga jashtë. Në vitin 2014 janë importuar 25 mijë e 500 tonë mish të pulës, 10 mijë tonë mish të grirë të pulës si nevojë për prodhimin e sallameve të ndryshme dhe 9 mijë e 600 tonë mish lope”, bëri të ditur Abdulezel Dogani. Sipas tij mishi i lopës importohet në formë të ngrirë dhe të freskët. Kështu që mishi i freskët i importuar shpërndahet nëpër mishtore, ndërsa mishi i ngrirë përdoret për prodhimin e sallameve dhe suxhukëve të ndryshëm. Sipas të dhënave të zëvendës drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Maqedonia bën importin e llojeve të ndryshme të mishit edhe atë në veçanti nga shtetet e BE-së, pastaj Kanada, Brazil dhe Argjentinë.

Abdulezel DoganiImporti i ushqimit për kafshë ndikon në rritjen e çmimeve…

Maqedonia ka mungesë edhe në rritjen dhe ruajtjen e. Sipas Doganit arsyeja për këtë janë financat. Ngaqë zogëzat e importuara janë më të lira se ato vendase. ”Nuk jemi të interesuar në rritjen e zogëzave, ngase infrastruktura për mbikëqyrjen e zogëzave në disa shtete të tjera është më e përshtatshme se infrastruktura e jonë, andaj dhe i plasojnë në treg me çmim më të volitshëm. Kurse kjo situatë ndikon në mënyrë negative në mbikëqyrjen dhe rritjen e kafshëve tek ne dhe në mënyrë direkt edhe në prodhimin e mishit”, shtoi ai. Një ndër faktorët që ndikon në rritjen e shpenzimeve është edhe mungesa e ushqimit për kafshë, të cilët jemi duke i importuar nga jashtë dhe që është një barrë e rëndë për ne. Shtetet siç janë Austria , Serbia, Polonia prodhojnë ushqim vendas për kafshët dhe kjo luan rol të madh në minimizimin e harxhimeve. Produktet që vijnë nga jashtë janë më të lira, andaj ne atyre nuk mund t’u bëjmë konkurrencë. Ne në vend fillimisht duhet të risim prodhimin e ushqimit për kafshët. Shteti në këtë drejtim bën përpjekje të ndryshme. Sipas tij për të arritur deri në rritjen e një numri të madh të kafshëve vendase do të duhet edhe ca kohë.. “Ngaqë për të ngelur shtatzëne një lope i duhen diku 15 muaj, plus 9 muaj deri sa të lind u bënë 24 muaj. Për këtë proces duhet kohë dhe durim”, theksoi Dogani.

Licencat për importimin e mishit i verifikon Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Për aplikim të licencës për importimin e mishit dhe produkteve të mishit nga jashtë duhet të drejtohen tek zyrat e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. “Për të arritur deri tek licenca fillimisht duhet t’i plotësojnë kriteret e nevojshme për mirëmbajtjen e mishit, gjegjësisht një frigorifer me përmasa më të mëdha dhe me kushte të duhura. Mirëpo nuk është e mjaftueshme vetëm të posedojnë frigorifer, gjithashtu për çdo hyrje të mishit në vendin duhet të paraqiten tek ne dhe të shkoj inspektori për t’i kontrolluar produktet”, pohon Dogani. Nëse vërehet se produktet janë dërguar në depo atëherë pasojnë dënimet që sillen rreth 5 mijë euro. Nëse nuk zbatohen edhe disa ligje të tjera atëherë mund të merret edhe licenca dhe nuk i kthehet për një periudhë të pa caktuar deri sa t’i plotëson kushtet e nevojshme.

Importi i mishit bëhet sipas shijes që e preferon popullata

Mishi i importuar në vend klasifikohet sipas kualitetit. “Kualitetin e mishin e ndajmë në 4 grupe si O, A, B, C. Secili grup në vete ka nga 4 nënkategori: 01 02 03 04, A1 A2 A3 A4, B1 B2 B3 B4, C1 C2 C3 C4. Mishi me kualitet më të lartë kategorizohet nën grupin 0, mirëpo kjo kategori në tregun tonë gjendet shumë rrallë pasi që çmimi është rreth 20 euro për kilogram. Tek ne zakonisht importohen produkte të kategorive A3, A4, B1, B2. Këtu mund ta vërejmë shijen e popullatës për mishin. Sipas analizave që janë bërë populli jonë preferon kafshë që peshojnë mes 400 deri 450 kg”, bëri të ditur Dogani.

Mishi që lihet në diell e humb shijen dhe cilësinë

Roli i mishtoreve në përcjelljen e mishit deri tek konsumatorët është jashtëzakonisht i madh. Për këtë arsye në plan të parë shihet mënyra se si e konservojnë mishin mishtoret. Disa mishtore mishin e lënë jashtë frigoriferit. Kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin e njerëzve. “Mishin patjetër duhet ta vendojmë në frigorifer dhe nuk duhet që ta kap dielli sepse ndikon negativisht në kualitetin e mishit. Fatkeqësisht mentaliteti jonë na thotë se ne më shumë preferojmë që mishin ta shohim të varur. Konsumatorët tanë duan që ta shohin atë para syve. Mendimi i tyre është se nëse e blejnë prej frigoriferi ata mund të jenë të mashtruar. Kjo mund të jetë arsyeja se pse mishtoret e vendosin mishin të varur para dritares. Po ashtu çdo lloj i mishit që gjenden nëpër mishtore duhet ta posedoj vulën e agjencisë. Në rast se mishtorja mban mish që nuk posedon vulë të agjencisë dënimet janë rreth 5 mijë euro. Konsumatorët kanë të drejt që të pyesin për deklaratën dhe të pyesin se nga e ka prejardhjen mishi, kurse mishtoret janë të obliguar që të përgjigjen në pyetjet e konsumatorëve”, theksoi Dogani.

Duhet të konsumojmë mishra që posedojnë vulë të agjencisë

Gjatë blerjes së mishit konsumatorët duhet të tregojnë kujdes se vallë mishi posedon vulë apo jo. ”Vula në produkt garanton siguri dhe në të njëjtën kohë nënkupton se ka kaluar nga kontrolli. Në deklaratën e mishit duhet të shkruaj se nga e ka prejardhjen mishi, nëse është vendase MKD, nëse vjen nga Austria, A, ose ndonjë simbol tjetër për ndonjë vend tjetër. Rëndësi të veçantë duhet t’i kushtohet edhe mënyrës se si dhe ku e ruajmë atë. Nëse nuk e ruajmë në vend të duhur atëherë mund të shkaktoj komplikime të ndryshme mishi. Shumica e njerëzve tek ne nuk i preferojnë mishrat që kanë vulë sepse nuk besojnë se janë të prera me Hallall. Ato më shumë preferojnë që të blejnë mish nga mishtoret që e bëjnë therjen në shtëpi”, përfundoi drejtori i Agjencia për Ushqim dhe Veterinari Abdulezel Dogani.

Drejtori i Agjencisë i Hallall Standardit (AHS), Abaz Islami

Prodhimi i mishit kërkon kujdes, kontroll dhe siguri

Abaz IslamiDrejtori i Agjencisë Hallall Standardit (AHS), Abaz Islami nënvizoi se AHS me kujdes të veçantë ndjek zhvillimet në industrinë e ushqimit në vend. “Një herit është edhe misioni ynë që të ofrojmë produkte dhe prodhime të shëndetshme, por edhe hallall për qytetarët në vend dhe më gjerë. Është realitet se Maqedonia importon një përqindje mjaft të madhe të mishit nga jashtë. Qytetarët e vendit janë shumë të interesuar që mishi të jetë i sigurt duke kërkuar që industria e mishit të jetë edhe më e zhvilluar dhe me kontrolle të ndryshme si nga institucionet shtetërore po ashtu edhe nga AHS tek kompanitë e certifikuara me Hallall Standard. Meqë përdorimi dhe konsumimi i mishit është shumë i madh, domosdoshmërish kërkon kujdes, kontroll dhe siguri”, theksoi Islami i cili më tej thotë se aktualisht ka disa kompani vendore që merren me industrinë e mishit të cilat janë Certifikuar me Hallall Standardin, por gjithashtu ka edhe mjaft kompani të tjera që kanë shprehur interesim që të certifikohen. Agjencia për Hallall Standardin me gjithë kapacitetin e nevojshëm po bën përpjekje që sa më shumë të promovon konceptin e Hallall-it, fillimisht duke bashkëpunuar me kompani si dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimin që kemi me institucionet shtetërore.

Jemi në bashkëpunim me të gjitha agjencitë në botë që shpërndajnë certifikata Hallall

Ne jemi duke bashkëpunuar me të gjitha Agjencitë që certifikojnë kompanitë me Hallall Standardin, bashkëpunim i cili vjen si rezultat nga anëtarësimi i ynë në disa asociacioneve ndërkombëtare të Hallall standardit.

Islami, gjithashtu bëri të ditur se kontrollet e Agjencisë nëpër kompanitë e certifikuara bëhen në disa aspekte. “Fillimisht për të marrë një kompani këtë certifikatë neve e kontrollojmë punëtorinë, makinat dhe aparaturën në tërësi që merret me prodhimet e ndryshme të mishit. Në momentin kur shohim se mundemi të lidhim kontratë bashkëpunimi atëherë të dy palët në këtë rast AHS dhe kompania nënshkruajnë marrëveshje për Certifikim”. Para se të dorëzohet certifikata nga ana e AHS bëhen të gjitha analizat e prodhimeve dhe në momentin kur e gjitha ajo që bie ndesh me parimet e Hallall Standardit janë mënjanuar atëherë dorëzohet certifikata. Pas dhënies së certifikatës, AHS bënë kontrolle të ndryshme në kompani, dhe nëpër vendet e shitjes ku ajo kompani ka produktet e veta. Kontrollet në kompani bëhen duke i paralajmëruar ata, por gjithashtu bëhen kontrolle të pa paralajmëruara d.m.th se ndonjëherë i vizitojmë pa i njoftuar pronarët me qëllim që të vërtetohet se si punojnë ato”, përfundoi ai.