Qytetarët thithin ajër të ndotur ndërsa institucionet akuzojnë njëra tjetrën

Qytetarët thithin ajër të ndotur ndërsa institucionet akuzojnë njëra tjetrën

Tetova, tashmë një kohë të gjatë vazhdon të mbetet në krye të listës së qyteteve më të ndotura, madje duke ruajtur vendin e parë. Zgjidhja e problemit të helmimit si pasojë e ndotjes që vjen nga Fabrika e Jugohromit, numri i madh i makinave, djegia e gazrave të ndryshme etj. ende është larg.

Qytetarët e Tetovës, organizatat e ndryshme civile kanë ngritur zërin kundër ndotjes, por deri më tani pa ndonjë rezultat konkret për shkak se institucionet kompetente fare nuk janë marrë me kërkesat e tyre.

Vetëm disa ekspertë e ngritën zërin në mbrojtje të kësaj popullate, se vërtet i kanoset rreziku për jetë; se veç po shfaqen shenjat e përhapjes masive të sëmundjeve vdekjeprurëse; se zhduket pa mëshirë flora e fauna e këtij nën qielli, se prishet baraspesha e domosdoshme ekologjike për vazhdimin e jetës në këto hapësira; se këtu gjithçka po sillet mbrapshtë, e mbuluara nga mjegullat e helmit dhe mospërfilljes. Alarmi është dhënë edhe nga mjekët të cilët kanë pohuar se numri i të prekurve nga kanceri shënon rritje sidomos dy vitet e fundit kur ndotja është tepër e madhe. Të dhëna për rritjen e sëmundjeve kancerogjene në Tetovë, gjatë vitit 2014 dhe sidomos 2015 nuk jep askush. E dini pse? Çdo i dyti banor i Tetovës është viktimë potenciale e sëmundjeve kancerogjene Në anën tjetër shpesh herë organet kompetente ia kanë hedhur fajin njëra tjetrës, duke e akuzuar për mungesë kompetence dhe për mos reagim në kohë. Ditët e fundit kur matësi i ndotjes ka shkuar në 900 pm 10 grimca në 1 m3 , gjegjësisht 20 herë mbi normën e lejuar akuzat e përgjegjësve kryesor të ndotjes gishtin e drejtojnë kah qeveria, duke i ikur kështu vetë përgjegjësisë. Këtij problemi i është qasur edhe mjeku Naser Durmishi, i cili në disa seminare në mënyrë të hollësishëm e ka trajtuar problemin me ndotjen në Tetovës. Në një bisedë për revistën “Zaman” mes tjerash ai pohon.

Ndotja e ajrit shkakton sëmundje të ndryshme

Dr Naser Durmishi 470x260 05065Qyteti i Tetovës tani më siç e dinë opinioni i gjerë ka marr primatin si qyteti më i ndotur në rajon. Një kohë Tetova, gjendej edhe në vendin e parë në botë si qytet më i ndotur. Ka shumë faktorë që ndikojnë, mirëpo opinioni më së shumti aludon në fabrikën e Jugohromit. Ndotja e ajrit është edhe faktor i shumë sëmundjeve. Dr. Naser Durmishi në disa seminare ka shpalosur se “Kur bëhet fjalë për ajrin, sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ndezjeve, sëmundjeve e obezitetit, sëmundjet e neoplazmave, strukturave tumoreve që mund të paraqiten etj. Ky është ndikim i drejtpërdrejtë për shkak se ajrin e futim në trup në mushkëri, por grimcat të cilat do t’i futim brenda me ajrin , pastaj hyn në sistemin tonë të qarkullimit me anë të frymëmarrjes dhe mund të shpërndahen ku do qoftë në trup dhe të bëjnë efektin e vet biokimik” th ai. Në Maqedoni, sëmundjet kronike janë në rritje e sipër, por jemi në një shtet ku numrat nuk vlejnë asgjë dhe ne nuk kemi statistika të cilat janë shumë diskutabile. Të gjithë e dimë se ndikimi është tepër i madh për shkak se vet faktori i ndotjes së ajrit është i jashtëzakonshëm. Flasim për 85% më shumë se sa ndotja e zakonshme.

Shumë çifte kanë problem me sterilitetin

“Kjo ka të bëj me temën time akademike .Interesimi im akademik është steriliteti mashkullorë ku në kuadër të asaj kam bërë një gjurmim për temën dhe faktorët e mjedisit se si ndikojnë në infertilitetin e sterilitetin mashkullorë. Diku rreth 30% të infertilitetit dihet se janë shkaktuar nga kushtet e mjedisit. Sa ndikon ky faktor në infertilitet, ato janë gjurmime mjaft profesionale duhet të bëhen në mënyrë precize, ku një gjë është e sigurt se kjo ndikon jashtë mase. Dita ditës shohim çifte që kanë problem me sterilitetin. Këtu në këtë shtet sipas asaj që kam njohuri nga 1200-1500 çifte e trajtojnë këtë sëmundje. Brenda këtyre grimcave kemi lloj lloj elementesh toksik të cilët mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut ku dikush mund të merr intoksikacionet drejtpërsëdrejti, por është e sigurt që të gjitha këto substanca futen në trupin e njeriut me anë të frymëmarrjes dhe futën në gjak” tha Durmishi. Sipas tij, e vetmja masë efikase si zgjidhje do të ishte të ndërpritet burimi i ndotjes. Zgjedhjet e përkohshme janë spërkatja e rrugëve me lëngje të caktuara të cilat bëjnë absorbimin e grimcave, mjete këto të cilat do kenë efekt për 1-2 ditë. Ose të spërkatin çdo ditë, ndërsa më e mira dhe shumë më e lira është të ndërpritet ndotja. Kjo nënkupton të identifikohen burimet nga del tymi dhe të ndërpritet kjo dukuri. “Në rrethin e Tetovës burimi më i madh i ndotjes e dimë që është Jugohromi. Këtë fakt nuk duhet ta neglizhoj askush më së paku qeveria ose ndonjë grup qofshin ato mjekë, ekologët, resorët e ministrive të ndryshme etj. Kjo ndikon tek të gjithë moshat me një kapacitet jashtëzakonisht të madh, edhe pse sipas natyrës më së shumti do të ndikoj tek pleqtë dhe tek fëmijët në moshat e hershme.

Mungesa e ajrit në tru shkakton edhe probleme psikologjike

Dr. Naser Durmishi, thotë se një person i cili nuk ka mjaft ajër mund ta humb kontrollin. Dita ditës njerëzit kanë më pak ajër dhe personat e ndjeshëm shumë lehtë futen në krizë psikologjike për shkak se mungesa e ajrit në tru shkakton çrregullime mendore. Ne këtu në klinikën e psikiatrisë e shohim se ka një ekspansion. Ne me diskutime rreth kësaj teme jemi lodhur në qoftë se dikush e ndjen veten kompetent, përgjegjës për këtë fenomen është koha e fundit të dale të bëj diçka, në kuptimin etik, moral, nuk mund të pastrohen gjeneratat e reja, nëse njerëzit do të jetojnë me diagnozat e veta të cilat i shkakton dikush që është përgjegjës sot, por mos të harrojmë se do të ketë edhe përgjegjësi ligjore përfundoi Naser Durmishi mjek.

Deklaratë nga Instituti i mjedisit jetësor dhe shëndetit pranë Universitetit Evropës Jug lindore

Murtezan Ismaili 470x260 11dfcPor si e shohin dhe si e trajtojnë këtë çështje përfaqësuesit e Instituti për Mbrojte të Mjedisit Jetësor dhe të Shëndetit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Murtezan Ismaili ish udhëheqës i Instituti të mjedisit jetësor dhe shëndetit pranë UEJL-së thotë se roli i Institutit ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së popullatës në lidhje me ndryshimet klimatike, mbrojtjen e shëndetit, ndotjet që ndodhin në rrethinën e Pollogut. Gjithashtu ky institut ka edhe programe studimore të ciklit të tretë dhe doktoraturës. Njëri ndër programet është menaxhmentit i mjedisit jetësorë, në magjistraturë menaxhimi i shëndetit publik dhe në kuadër të këtyre është edhe menaxhmenti i shëndetit.

Jugohromi është një faktor serioz në ndotjen e ajrit në Tetovë

Sipas tij, Tetova është një ndër qytetet më të ndotura në rrethinë. Industria nuk është i vetmi ndotës i qytetit të Tetovës, pasi që ajo varet prej kushteve atmosferike, nga intensiteti i komunikacionit të gjitha këto duhet të maten mirë sepse është një situatë delikate. “Sipas të gjitha standardeve botërore, ndotësitë industrial sillen diku prej 25-60% varësisht nga lloji i ndotësitë. Sipas mendimit tim pohoi Ismaili, fabrika e Jugohromi, është një faktor mjaft serioz për ndotjen e qytetit ku merr pjesë me diku rreth 30% ndotje dhe kjo pa asnjë pik dyshimi”. Në anën tjetër ish drejtuesi i Institutit për ambient jetësor dhe mbrojtje të shëndetit publik në UEJL, Murtezan Ismaili tha se “ Si institut kanë bërë analiza të përgjithshme për ndotjen e ajrit në Tetovë. Kemi analiza ku nuk janë të një drejtimi të përgjithshëm. Janë bërë analiza në lidhje me ndotësitë e mbetjeve komunale dhe disa analiza të shkurta në lidhje me ndotjen e ajrit dhe për ngritjen e vetëdijes në qytet. Tetova ka ndërtime pa kriter dhe kjo ndikon në lëvizjen e lirshme të ajrit. Dihet mirë se gjelbërimi është një faktor për pastrimin e ajrit, për prodhimin e oksigjenit ndërsa Tetova në atë drejtim është një katastrofë në vete . Vetëdija e ulët, interesat e klaneve dhe mafia urbane ka ndikuar shumë keq në këtë aspekt” shtoi Murtezani. Një tjetër faktor që ndikon në ndotjen e qytetit është edhe komunikacioni. Komunikacioni është njëri ndër faktorët kyç në ndotjen e ajrit.

Veç asaj ka edhe shumë faktorë tjerë të cilët ndikojnë në ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit në Tetovë. Të gjitha hapat që mund të ndërmerren janë shumë jo efikase në drejtim me situatën që është. “Shifrat që vijnë në lidhje me sëmundjet e paraqitura të natyrave të ndryshme sidomos ato kancerogjene dhe është vështirë të thuhet se mund të ndërmerret ndonjë hap efikas. Ndërprerja e punës së Jugohromit, sigurisht është diku 20-25%, sigurimi i transportit urban mund që në mas të madhe të rregullimit të komunikacionit si dhe shumë gjëra të tjera”,theksoi Ismaili. Flitet se liqeni i Mavrovës dukshëm ndikon në lagështinë e fushës së Pollogut, por ish drejtuesi i institutit për ambient jetësor Murtezan Ismaili, thekson se “Janë bërë mjaft studime ku një ndër projektet që është realizuar ka qenë edhe studimi i situatës me mbeturinat komunale, ku është konstatuar se Tetova bashkë me Gostivarin në ditë prodhojnë prej 250-300 ton mbeturina. Ato në mas të madhe e ndotin edhe ajrin, kurse organizimi i tyre bëhet në një stacion kalimtarë në mes të qytetit. Ne për këtë kemi shifra konkrete se si duhet të bëhet, mirëpo fatkeqësisht nuk ka interesim për ta zgjidhur këtë problem. Është vërtetuar se liqeni i Mavrovës ka ndikuar në shtimin e lagështisë në fushën e Pollogut, në një përqindje bukur të madhe dhe me këtë ka rrezikuar kultivimin e disa prej produkteve ushqimore. Veç tjerash ai tha se ndërtimi i Liqeneve të tjera që planifikohen në lumin e Radikës, do të jenë një katastrofë tjetër biologjike sepse rrezikon minimumin biologjik të lumit të Radikës.

Ne si ministri kërkuam që të mbyllet jugohromi

Nurhan Izairi 3e53bQeveria deri më tani është dashur që të merr masa në këtë drejtim dhe të merret më seriozisht me Jugohromin. Ai nuk ndjehet aspak fajtor sepse, deri më tani, Ministria e ekologjisë dy herë i ka dërguar Qeverisë rekomandimin për ta ndaluar punën e Jugohromit deri në vënien e filtrave.

“Ne kemi kërkuar edhe para një viti që qeveria të mos e vazhdojë afatin për arsye tashmë të njohura. Ne edhe para gjashtë muajsh në qeveri ofruam informacionin ku thuhej se ata nuk kanë lëvizur brenda gjashtë muajve të parë, dhe sipas kësaj qeveria duhet të sjell vendimin tjetër për mbyllje, por këtë nuk e solli. Qeveria është organ kolektiv, ajo ka kryeministër që cakton rendin e ditës dhe nuk e caktoj unë, unë bëj punën time sipas ligjit dhe informoj popullatën, ndërsa qeveria duhet dhe shpresoj se shpejtë do debatoj në këtë çështje dhe do sjell vendim në të mirë të popullatës”, duke mos u përgjigjur në pyetjen se ai mban përgjegjësi pasi është ministër i ekologjisë që ka nën kompetenca të gjitha objektet apo ndotësit tjerë dhe ka të drejtën që të merr masa për të parandaluar këta ose të paktën për tëzbutur situatën me ndotjen.

Ai, ka hedhur poshtë akuzat e drejtorit të Jugohromit se shkak për mos vënien e filtrave deri më tani janë pengesat institucionale që iu bëhen atyre nga Komuna. Izairi madje ka deklaruar se ai deri më tani ka pasur dy herë nga gjashtë muaj afat që të fillojë me procedurën e vënies së filtrave, por aspak nuk kanë lëvizur në këtë drejtim. “Gjykoj se pengesa institucionale nuk është shkak se qeveria me vendimin e vitit të shkuar ia prolongoi afatin për harmonizimin e planit operative, pra siç e dini qeveria ia vazhdoi për dy vjet me kusht që gjashtë muajt e parë të ketë progres në implementimin e planeve operative, por në këtë drejtim nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme.

Drejtori i Jugohromit për Vasko Skenderovski, nuk jemi ndotësit e vetëm!

Drejtuesit e kombinatit Jugohromit në Tetovë, si ndotësi më i madh i ajrit në rajonin e Pollogut, thonë se nuk janë fajtorët e vetëm për ndotjen e ambientit. Kreu i kompanisë Vasko Skenderovski në një prononcim për Alsat, pranon se kombinati ndot, por sipas tij, matjet e Ministrisë së Ekologjisë tregojnë se ajri ndotet edhe nga deponia e mbeturinave në hyrje të Tetovës, ku digjen plastike dhe goma. Ai ka thënë se grimcat e emetuara teknikisht nuk mund të arrijnë në Tetovë, për shkak se ata pas katër kilometrave bien dhe shtresohen në tokë. Për të zvogëluar ndotjen kompania para disa ditëve ka reduktuar kapacitetin e punës, duke ç’kyçur furrën numër shtatë e cila është ndotësi më i madh. Për momentin punojnë vetëm dy furra. Kreu i Jugohromit pohon se vazhdimi i lejeve të punës që ua miraton qeveria nuk është për shkak të lidhjeve të ngushta me VMRO – DPMNE-në, dhe punësimin e anëtarëve të tyre. Bashkëpunimi me qeverinë është profesional dhe në nivel të lartë, por kjo është në kuadër të zbatimit të eko sistemeve që duhet të instalohen në Jugohrom deklaroi Vasko Skenderovski,drejtor gjeneral i Jugohrom ferolajs.

Mbyllja e furrave ka dërguar shumë punëtorë në pushim të detyruar. Menaxhmenti ka njoftuar se deri në fund të këtij muaji do të fillojnë me aktivitete të instalimit të filtrave. Pas miratimit të planin të ri urbanistik, kompania do ta dorëzojë raportin në Ministrinë e Mjedisit. Sipas planit për investime deri në fund të vitit duhet të finalizohen të gjitha përgatitjet, dhe në fund të marsit apo në fillim të prillit, fabrika të fillojë të punojë me filtra dhe ta zvogëlojë ndotjen.

Përveç Tetovës edhe qytetarët e Shkupit ankohen për ndotjen e ajrit

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar përpara komunës së Aerodromit kundër ndotjes enorme të ajrit. Me moton “Duam ajër të pastër” banorët e Aerodromit dhe Lisiçes kanë shprehur revoltën e tyre për ndotjen e ajrit në përmasa shumë më të mëdha se sa e lejuara. Ata kanë kërkuar që autoritetet të gjejnë shkaktarin kryesor të helmimit të banorëve.

“Në një tubim publik, i bëra pyetje kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetarit të komunës Ivica Koneski, ata thanë se kanë vetëm një person në Vardarishte që nuk mjafton për të parandaluar ndezjen e mbeturinave. Çfarë është kjo përgjigje? Do të mendojnë për angazhimin edhe të një personi”.

“Ajri është i ndotur. Natën nuk dilet jashtë, nuk guxoj të hap dritare. Katastrofë”.

Qytetarët thonë se janë të shqetësuar sidomos për shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi qendrat matëse tregojnë vazhdimisht nivele të larta të ndotjes së ajrit.

“Kjo ndodh çdo dimër, vazhdimisht apelojmë, ndërsa autoritetet janë të shurdhër dhe i shtyjnë para projektet e tenderimit. Askush nuk interesohet për ajrin”.

“Ne jemi të shqetësuar në lidhje me ndotjen që ndodh në Aerodrom, Lisiçe dhe madje edhe në tërë Maqedoninë. Ne ndjekim statistikat e ndotjes dhe është e qartë se ajo ka një efekt të madh të dëmshëm mbi shëndetin e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve, prandaj duam me këtë protestë ta shprehim indinjatën tonë”.

Qendra e matjes në Lisiçe vë në dukje se nga mesnata deri në orët e hershme të mëngjesit përqendrimi i grimcave PM10 ka arritur deri në 70 mikrogramë për metër kub, ndërsa kohëve të fundit ka arritur shkuar deri në 550 mikrogramë për metër kub. Kjo do të thotë se ajri ka qenë i ndotur njëmbëdhjetë herë më shumë se sa e lejuara.

TETOVA QYTETI MË I NDOTUR NË BOTË

Arianti Xhaferi

Trendi i ndotjes edhe më tej vazhdon të jetë në rritje?

Analizat e ekspertëve dhe institucioneve shtetërore edhe pse nuk janë konkrete, por ka të dhëna se indikatorët e ndotjes gjithnjë e më tepër po japin sinjale të përkeqësimit të gjendjes në lidhje me ndotjen. Arianit Xhaferi-Tetova një kohë më të gjatë është një ndër vendet më të ndotura në botë. Fakti që BE e dha një informacion për neve nuk është ndonjë risi, sepse ne një kohë të gjatë merremi me këtë problem për shkak se ne e dimë se një kohë më të gjatë jemi në top 1. Ndoshta nuk ka ra në sy te medieve ose në sy të këtyre institucioneve botërore që i bëjnë analizat, por këtë gjë neve na e konfirmon edhe vetë Ministria e Mjedisit dhe Ambientit Jetësor me matjet që i bën. Ka gjëra të qarta p.sh standardi në vendet evropiane 1 m3 ajër është e lejuar të ketë 35 mikro gram grimca PM10, ndërkohë që te ne është e lejuar 50, sepse në Maqedoni standardi është pak më i keq, por ne këtë 50 mg e kalojmë me 20 herë.

Ka pasur raste kur ndotja ka qenë me 1000 pastaj me 900. Me rregull vetëm 35 ditë brenda një vitit mund të lejohet ndotja të jetë mbi normën e lejuar, pra është e lejuar edhe pse nuk është në rregull. Sipas projeksioneve tona Tetova deri në fund të vitit do të ketë 345 ditë me ndotje të tejkaluar sepse deri më tani përafërsisht 280-290 ditë kemi pasur ndotje të tejkaluar. Në vitin 2013 kemi pasur diku 300 ditë me ndotje të tejkaluar, një vit më vonë në 2014 kemi pasur 310 ditë dhe në vitin 2015 sipas projeksionit nëse nuk ndryshon diçka shkon në 345 ditë me ndotjes së tejkaluar. Nëse nuk ndërmarrim asgjë ka të ngjarë që vitin e ardhshëm të kemi një vit komplet me ndotje të tejkaluar. Pra në vend që të kemi vetëm 35 ditë me ndotje ne kemi vetëm 20 ditë në vit me ajër të pastër apo më mirë të themi nën normën e lejuar.

Kur është themeluar organizata të cilën e drejtoni JU?

Eko guerila, është themeluar në nëntor 2013 dhe në këtë kohë zakonisht fillon të rëndohet situate. Në atë kohë mediet flisnin për ndotje në Shkup, Kumanovë, Manastir dhe qytete tjera duke mos e përmendur aspak Tetovën, ndërkohë që ndotja ishte evidente dhe shumica e njerëzve nuk e dinin se çfarë është kjo dhe sa ka arritur ndotja. Fillimisht bëmë një hulumtim në faqet e ministrisë për të parë se ku qëndron Tetova, dhe atu vërejtëm se Tetova ishte shumë më e ndotur se Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë. Së pari i identifikuam faktorët e ndotjes dhe vendosëm që të krijojmë një organizatë dhe me anë të letrave tu drejtohemi qeverisë, Jugohromit si ndotës më i madh dhe institucioneve tjera. Qëllimi jonë ka qenë që të ngremë vetëdijen e njerëzve mbi ndotjen. Në fillim shumë njerëz ishin skeptik në aktivitetin tonë për shkak se nuk kishin njohuri mbi ndotjen, por ai numër sot ka ndryshuar rrënjësisht dhe shumica e tyre na pyesin se çfarë u bë me Jugohromin si ndotësi më i madh etj. Informimi i qytetarëve, reagimi ndaj këtij fenomeni, sepse qytetarët kanë të drejtë të informohen dhe këtë ua lejon ligji, por këtë ua mohon shteti dhe ne kemi vendosur që me mundin tonë dhe sakrificën të informojmë opinion në lidhje me ndotjen.

Çfarë aktivitete keni zhvilluar kundër ndotjes?

Arianti XhaferiMë shumë kemi shërbyer si grup alarmues, si grup presioni, ne nuk jemi organizatë me inspirim si ato të gjelbra, ne nuk funksionojmë me grand me projekte, por ne tentojmë të nxisim reagimin e njerëzve dhe të alarmojmë për rrezikun që vjen nga ndotja . Ne në Tetovë kemi organizuar disa protesta, kemi filluar në dhjetor 2013 me një protestë simbolike, kurse në protestën e fundit në bazë të vlerësimit të gazetarëve kanë marrë pjesë mbi 5000 mijë veta. Pastaj kemi shpërndarë disa fletushka të cilët u kanë shërbyer qytetarëve për t’i informuar mbi burimet e ndotjes, mbi të drejtat e tyre për të thithur ajër të pastër, mbi tolerancën që pushteti i bën ndotësve dhe mbi atë që shteti i shërben korporatave ndotëse, në vend që ti shërbej qytetarit lejoj helmimin e qytetarëve për llogari të përfitimeve multimilionëshe të korporatave. Gjithashtu kemi organizuar edhe disa panele me ekspert, mjek, të cilët kanë informuar opinion për dëmin që shkakton ndotja në shëndetin e njeriut dhe për pasoja të tjera që kryesisht vijnë nga ndotja: si sëmundjet e frymëmarrjes, zemrës, gjakut, abortet etj. Në anën tjetër kemi pasur edhe disa aktivitete të themi guerile ku kemi kërkuar dorëheqjen e ministrit të ambientit Nuran Izairi, ku një ditë para një xhamie në Tetovë kemi grumbulluar fonde për t’ia siguruar një rogë ministrit dhe ai të hiqet nga posti i ministrit, sepse kemi konsideruar se atë vend pune e mban për shkak të parave sepse gjë tjetër nuk bën. Një tjetër aktivitet ka qenë më 28 nëntor të vitit të shkuar me rastin e ditës së pavarësisë ku ministra deputet dhe drejtor kishin dalë tek vendi ku tash ndërtohet teatri dhe i kemi takuar thënë kushtimisht duke u shpërndarë nga një maskë dhe u kemi thënë pasi ju nuk jeni në gjendje që të na mbroni neve, atëherë ne ju mbrojmë juve vendosni këta maska se do helmoheni edhe ju bashkë me ne.

Eco Guerila për ndotjen ka paditur edhe institucione shtetërore. Deri ku ka arritur ky proces?

Kemi deponuar një kallëzim penal në prokurorinë e Tetovës, e cila nuk është proceduar aspak edhe pse nuk është refuzuar. Brenda këtyre ditëve do të konsultohemi me juristët që më pas ti drejtohemi prokurorisë për të parë se çfarë bo bëhet me lëndën që e kemi deponuar ne. Në bazë të informacioneve që na i kemi siguruar nga juristët, Jugohromi punon në kundërshtim me tre nene të Kushtetutës së Maqedonisë, po ashtu thyen tre nene të kodit penal, 51 nene të ligjeve për ajër ambiental dhe mjedis të pastër jetësor. Në bazë të këtyre thyerjeve ne kemi bërë një kallëzim penal. Më herët një shoqatë tjetër kishte bërë kallëzim penal, por ky kallëzim ishte hedhur poshtë me një vendim qeveritar. Këta e mbrojnë Jugohromin (Brenda tre viteve kemi pasur 80 % rritje të të sëmurëve me kancer këta numra janë dhënë edhe nga Institutit për Shëndet Public në Maqedoni, rritje të të sëmurëve me astmë, kurse në një panel një mjek përmendi se 750 ç janë steril. Pra ky është dëmi që u bëhet njerëzve kurse shteti është vendosur në anën e ndotësve.

Flitet se Jugohromi është ndotësi më i madh në kohën kur punon me vetëm 30 për qind të kapacitetit, ndërsa me herët ka punuar me kapacitet te plotë. Spekulohet se në Jugohrom digjen dhe materie të rrezikshme kimike?

Nuk e di se sa është e vërtetë se Jugohromi punon me 30 % të kapacitetit, por të gjitha furrat punojnë. Matja e përqindjes bëhet në bazë të numrit të punëtorëve që kanë. Shumica e njerëzve të cilët kanë punuar në këtë fabrikë thonë se ekziston që 60 vite, pse tani menjëherë është bërë ndotësi kryesor. Por duhet të jemi më vigjilent se ditëve tona ndotja është edhe për shkak të faktorëve të tjerë, por Jugphropmi ka ndotur njësoj shto edhe vjetërsimin e teknologjisë sepse kjo akoma më tepër ndikon në rritjen e ndotjes njëjtë sikurse një makinë e vjetër. Pastaj qyteti është rritur shumë ndërsa politikanët e kanë shkatërruar sepse në vend që ta zmadhojnë ata kanë ndërtuar shumë ndërtesa pa mos e zgjatur qytetin, kemi një shtim të popullsisë një gravitim të fshatrave, pastaj studentët, ndërsa ndërtesat janë ndërtuar pa ndonjë kriter, pa parkingje janë bërë bllok ndërtesash të cilët nuk lejojnë qarkullimin e ajrit, shtimi i veturave pa ndonjë standard ekologjik, dhe kjo edhe më tepër e ka rënduar situatën në vend. Pastaj ngrohja me dru ose materiale tjera djegëse pasi një pjesë shumë e vogël përdor rrymën për ngrohje për shkak të çmimit të lartë. Ndërsa me qymyr as që bëhet fjalë pasi ne nuk njohim njerëz që si lëndë për ngrohje përdorim qymyrin. Vlerësimi jonë është se Jugohromi është gjysma e problemit dhe këtë e kemi thënë gjithmonë. Por ajo që duhet të shtoj është se në hyrje të Tetovës ka një deponi për të cilën është raportuar disa herë se digjet dhe kam ndodhur aty ku e kam regjistruar këtë deponi se si po digjet dhe lëshonte erë shumë të keqe. Ajo deponi duhet të largohet prej aty, por deri me tani përveç premtimeve nuk është marrë asnjë hap konkret madje edhe vetë kryetarja Arifi, është zotuar se do ta largojë deponinë prej aty, por këta mbesin vetëm fjalë. Pastaj në ndotje ndikon edhe mungesa e transportit publik sepse njerëzit detyrohen që me vetura të qarkullojnë dhe ti kryejnë punët e tyre . Pastaj auto-varrezat djegin materie të rrezikshme goma, vajra dhe sende tjera të cilët ndikojnë në ndotjen e ambienti.

Po ju vazhdimisht keni akuzuar Komunën e Tetovës, pse?

Në komunën e Tetovës kemi bërë disa kërkesa ku një ndër ta është krijimi i një lidhje telefonike për të lajmëruar ndotësit sepse njerëzit paraqiteshin të denoncojnë ndotësin dhe në veb faqe ka një eko raport ku njerëzit mund të raportojnë për fenomenet apo për veprimet që bëhen jashtë, pra djegiet dhe në këtë mënyrë inspektorët mund të dalin në terren dhe të gjobisin ndotësin e ambientit. Pjesa më e madhe e reagimeve kanë një përgjigje të thjeshtë se inspektorët do dalin në teren dhe do ta shqyrtojnë rastin në përjashtim të një rasti kur pronari i një depoje të gomave është gjobitur, pasi ne kishin pamje nga ai vend.

Raportet tuaja me përfaqësuesit e ambasadave të huaja?

Ne kemi realizuar shumë takime me përfaqësues të korit diplomatik, ambasador dhe specialist, kurse vitin e kaluar me Hojt pra zv ndihmës i Xhon Kerit, patëm një takim ku qëllimi ishtë një lobim sepse të zgjedhurit tanë janë përcaktuar të mos komunikojnë me ne. Në momentin që ti u bën një ankesë publike ata kanë zgjedhur që të mos takohen me ne. Të gjithë deputete e zonës 6-të, një ose 2 kanë thënë diçka për ndotjen. Prandaj ne zgjedhim të komunikojmë me trupin diplomatik i cili më pas duhet t[ia përcjell të zgjedhurve tanë shqetësimin tonë dhe të masës së gjerë në lidhje me ndotjen. Është e vrëtetë se ata habiten, duke na thënë se si është e mundur që të mos të kontaktojnë me ata. Por ata asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri që të takohen ose të na ndihmojnë në këtë drejtim. Para disa kohe kishte një reportazh për ndotjen, por asnjë deputet nuk kishte thënë asgjë duke u arsyetuar se nuk është në kompetencën e tij. Deputetët tanë nuk kanë ngritur zërin, ne pyesim a thua vallë ka ndonjë aferë korrupsioni sepse ndryshe ne nuk mund ta arsyetojmë heshtjen e tyre. Sa i përket komunës së Tetovës, ne i kemi ngritur shqetësimet tona dhe Teuta Arifi na ka takuar disa herë, edhe atë pavarësisht protokolleve që ka pasur ajo na ka pritur qoftë edhe për disa minuta, dhe kjo është një gjë që duhet vlerësuar në këtë anë është treguar e gatshme, por sa ka realizuar nga ajo është një pjesë që neve nuk na kënaq, madje na shqetëson fakti që deponia akoma është aktive. Larja e rrugëve me acetat magnezium dhe përbërës tjerë ka ndikuar që grimcat pm 10 dhe pluhuri të ngjiten për asfalti dhe kjo ndikon që veturat kur të kalojnë të mos e ngrenë pluhurin dhe grimcat lart. Kjo në një masë 20-30 % e do e zbus gjendjen, nuk do e zvogëlojë ndotjen por do e zbus dhe me këta përbërës rrugët duhet të lahen më shpesh.

Çfarë masash duhet të ndërmerren që Tetova të jetë një qytet i pastër?

Plani operativ i Jugohormit është se ky gjigant në ajër lëshon 30 ton pluhur në ditë, nëse do vendoseshin filtrat skenari më i “keq” do të jetë vetëm 80 kg pluhur në ajër. Ne kemi kërkuar nga qeveria që nëse është e nevojshme të subvenciononte në vendosjen e filtrave, pra le të merr mjete nga buxheti, nga taksa paguesit dhe le t’i ndihmojë fabrikës që të vendos filtra dhe të modernizohet. Për deri sa harxhon miliona për gjëra të panevojshme si statuja, hero në kalë etj, më mirë do jetë që ato para të investohen në modernizimin e komplekseve industriale. Nuk është vetëm Tetova, por ka edhe qytete tjera ku fabrikat ndotin dhe ne kemi sugjeruar që shteti të investojë në modernizimin e këtyre kapaciteteve. Nuk jemi për mbylljen e fabrikave, por në anën tjetër nuk jemi edhe për atë të punojnë si tani. Mak stil u tregua si një rrëfim i suksesshëm sepse ai nga qeveria u detyrua që të vendos filtra dhe ju dha afat 6 mujor që të vendos filtra, në të kundërtën ata do të ishin jashtë biznesit. Gjashtë muaj u mbyll fabrika dhe për gjashtë muaj ata punuan intensivisht për të vendosur filtra, me këtë askush nuk e humbi vendin e punës madje janë shtuar vendet e punës. Jugohromit duhet t’i jepet rasti i njëjte të mbyllet deri sat ë filtrohet me kusht që ju do e mbyllni fabrikën, do vendosni filtra dhe më pas do e hapni sërish. Një masë tjetër është investimi në ndërtimin e vend-parkingje, në sjelljen e transporti publik për të zvogëluar numrin e makinave, ndërsa sa i përket ngrohjes së amvisërive kjo do merr kohë sepse në Tetovë nuk ka nxehje qendrore. Pastaj masakrimi i pyjeve të cilat po priten pa kriter dhe ne dihet mire se para disa muajve kishim vërshimet e gjitha kjo si rezultat i prerjes së drunjve. Sipas tij një studim i kryer në Kinë tregonte ndërlidhjen e ndotjes së ajrit me vërshimet, dhe prezenca e grimcave në ajër ndikon në presionin e ujërave nëntokësor dhe më pas vërshojnë. Tetova nuk mund të vërshohet me vetëm 30 minuta shi, por ka gjasa ose rrezik që të kenë shpërthyer ujërat nëntokësor dhe ne nuk e dimë arsyen e vetme.

Çfarë aktivitetesh do të ndërmerrni tani e tutje?

Kemi nisur aktivitetin e aktivistëve vullnetar ku kemi kërkuar që vullnetarët t’i bashkohen Eco Gueriles, dhe për disa ditë kemi diku mbi 400 vullnetar. Ata janë të gatshëm të punojnë vullnetarisht për të mirën e këtij qyteti. Do të organizojmë disa aktivitete të cilat do të ndikojnë në rritjen e revoltës dhe të vetëdijes sepse revolta na duhet. Çdo ditë marrim mesazhe ku njerëzit kërkojnë masa më radikale.