EZANI NJË THIRRJE HYJNORE

EZANI NJË THIRRJE HYJNORE

Nëse jemi të njohur mirë me shpirtin e ezanit dhe nëse namazet i falim me përpikëri do të bëhemi dëshmitarë se si jemi duke u shndërruar në shkallë, apo në një formë të burakut dhe se si jemi duke u ngjitur drejt horizonteve hyjnore.

Ezani është një pjesë shumë e rëndësishme për t'u koncentruar në namaz. Për të shpëtuar nga mendimet dhe ndjenjat djallëzore, ne i bëjmë hapat tonë me abdes kurse me thirrjen e ezanit thellohemi edhe më shumë dhe më në fund në shpirtrat tona arrijmë paqen e duhur. I Dërguari ynë (s.a.s.), kur hynte koha e namazit, Hz. Bilallit r.a. nuk i thoshte “këndoje ezanin”, por thoshte kështu; “Erihna ja Bilall! - Na i qetëso shpirtrat o Bilall!”. Kjo thirrje në fakt kishte një kuptim të tillë: “Punët e botës neve na shqetësuan tej mase. Hajde e na i qetëso shpirtrat që ta hedhim këtë peshë që e kemi mbi shpatulla dhe të gjejmë qetësinë e nevojshme. Si dhe të pastrohemi nga vesveset që na pëshpëriten nga djalli (shejtani) në nefsin tonë...”

Për tu pastruar plotësisht nga shejtani dhe mendimet djallëzore, dhe të falim namaz me lot në sy është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë një ezan që do të thirret me sinqeritet dhe nga brendia e shpirtit. Këto fjalë hyjnore sa më shumë që të artikulohen nga brendia e shpirtit dhe duke u ndjerë në ndërgjegje edhe përqendrimi bëhet po aq i thellë. Para se të vij vendimi për leximin e ezanit para namazit, për thirrje në namaz edhe pse kishte oferta të tjera si fryrje në bori, apo të bien kambanat etj., i Dërguari i Zotit (s.a.s.) i kishte refuzuar të gjitha këto oferta. Sepse, nëse do të bëhej thirrje në namaz, atëherë duhej të shqiptoheshin disa fjalë që do të mundeshin ta sqarojnë shpirtin dhe thelbin e saj dhe njerëzit që do t'i dëgjojnë këto fjalë duhej të rrëqethen, dhe pasi të lidhen në namaz me atë koncentrim të ndjejnë veten se gjenden në praninë e Fuqiplotit. Atëherë, kjo gjendje nuk mund të shprehej me fjali të rastësishme, por përsëri duhej të ishin fjalë që do të ishin me inspirim nga i Krijuesi i Lartë madhërishëm. Andaj dhe dijetarët islam të fikhut, fjalët e ezanit i kanë vlerësuar si kushtet e ezanit. Ashtu si tekbiri iftitah, kijami, kiraati.... që janë nga kushtet dhe pjesë e namazit, po qe se nuk janë ata nuk plotësohet namazi; edhe fjalët që shqiptohen gjatë ezanit janë nga kushtet e ezanit. Nëse mungon ndonjë nga këto fjalë, ezani nuk bëhet jo i vlefshëm.

Me fjalët, “Allahu Ekber, Allahu Ekber”, tërhiqet vëmendja e ndërgjegjes për një çështje shumë të rëndësishme. Fjala “Ekber”, do të thotë “Më i Madh”. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ekzistojnë edhe të mëdhenj të tjerë dhe Allahu xh.xh. është më i madhi nga ata. Por mund t'i japim një sqarim të tillë: I Madh është vetëm e vetëm, Allahu xh.xh. Problemet që nuk kanë zgjidhje, mund të gjejnë zgjidhje vetëm para portës së Tij; stresi, depresioni.. dhe shqetësimet e ngjashme që duken si të pa kapërcyera mund të zgjidhen vetëm duke iu drejtuar Atij; sepse vetëm Ai, është i Plotfuqishëm. Për këtë shkak vetëm Atij i përkulemi dhe vetëm Atë e adhurojmë. Pasi të jemi bërë dëshmitarë për Fuqinë e Tij, dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut. Kurse më pas përsëri dëshmojmë se Muhammedi (s.a.s.) është i Dërguari i Tij. Sepse këtë mesazh neve na i ka përcjellë Ai. Pastaj vijon thirrja për në namaz. Pas thirrjes për në namaz bëhet edhe thirrja e radhës. Kjo thirrje bëhet për paqe, lumturi, shpëtim dhe qetësi. Kurse paqja mund të gjendet vetëm para portës të së Plotfuqishmit. Në vazhdim thuhet, “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Lailahe ilallah”, duke dëshmuar edhe një herë tjetër Fuqinë Absolute të Allahut xh.xh. dhe duke e lexuar Kelime-i Teuhidin (Dëshminë se Zoti është vetëm Një), me thellësinë e arritur bëhemi të përshtatshëm për në namaz. Namazi ka kuptimin e përgjigjes së ftesës nga ana e Krijuesit. Pesë herë në ditë nga minaret e xhamive lexohet ezan-i Muhammedian, “Allahu Ekber, Allahu Ekber” duke i dërguar të gjithë njerëzve nga një ftesë.

Allahu xh.xh. me namaz na fton neve në rahmetin (mëshirën) e Tij. Njëjtë sikur pronari i ftesës që i pret të ftuarit para derës së shtëpisë dhe që u ofron të ftuarve nga mirësitë e shtëpisë duke mos e dërguar as edhe një person me duar të zbrazët, edhe ftesa pesë herë në ditë me zërin më të bukur, madhësinë e ezanit Kur'ani Kerim'i e sqaron kështu, “A ka fjalë më të bukur nga fjala që fton (njerëzit) tek Allahu” (Fussilet, 41/33) – i Plotfuqishmi që fton të ftuarit nëpër mesxhide (faltore), nuk do t'i kthej me duar bosh; por nga mirësitë dhe mëshira e Tij të pafund do të fryj ushqimin e duhur në shpirtrat tanë dhe do të na nderoj neve me një udhëtim sikur të miraxhit. Pasi t'i përgjigjemi kësaj ftese të Plotfuqishmit dhe të shkojmë në praninë e Tij, nëse këtë obligim e kryejmë me përpikëri do të shndërrohemi në shkallë apo një formë të burakut duke u bërë dëshmitarë se si jemi duke u ngjitur në botën e përshpirtshmërisë. Ashtu që, në pikën që jemi duke u lartësuar do ta ndjejmë shumë afër nesh praninë e Plotfuqishmit.

Please publish modules in offcanvas position.