Njeriu, që duke u larguar nga rrethi i gjërave të lejuara dhe e kaplon veten pas kënaqësive që nuk janë të lejuara, hap një plagë të thellë në familje dhe në shoqëri.
Mbrojtja e gjeneratave është një nga çështjet më të rëndësishme në të gjitha sistemet shoqërore. Mirëpo, asnjë sistem përveç Islamit nuk ka arritur t'i mbroj gjeneratat në nivelin e duhur. Padyshim se kjo buron nga dallimi i botëkuptimit mes fesë Islame, dhe sistemeve të tjera.
Gjeneratat janë garantuesit për vazhdimin e ekzistencës të një populli. Një popull që nuk mund të siguroj mbrojtjen e gjeneratës, herët a vonë mund të shkatërrohet. Gjeneratat goditjen më të madhe e marrin nga amoraliteti. Andaj dhe Kur'ani Famëlartë i pret të gjitha rrugët që çojnë në amoralitet me urdhrin e prerë: “Allah'u rreptësisht ndalon amoralitetin” (Nahl, 16/90).
Amoralitet, do të thotë të japësh veten pas dëshirave dhe kënaqësive të ndaluara.
Mirëpo t'i përjetosh dëshirat dhe kënaqësitë botërore që hynë në rrethin e të lejuarave, nuk hynë në grupin e amoralitetit. Në këtë rast, rrethin e të lejuarave e përcakton fejesa, kurse kjo është e mjaftueshme që personi t'i përmbush disa nga nevojat dhe nuk lejon që ta kaloj rrethin e hallallit duke hyrë në haram.
Ditët e sodit, amoraliteti fatkeqësisht ka marr një hov të madh. Mirëpo amoraliteti me çdo aspekt, me çdo formë dhe me çdo institucion të tij është një virus që e çon njeriun në shkatërrim. Qoftë për shkak të medies me shkrim apo vizuale, dhe sidomos si rezultat i rrjetit social të rinjtë tanë gjenden ballë për ballë me fotografi dhe shkrime intriguese duke i bombarduar ata me amoralitet dhe duke ua prishur baraspeshën e tyre të trurit dhe logjikës.
Islami i ka vënë disa parime dhe rregulla kundër amoralitetit. Besimtarët përderisa i respektojnë këto parime me lejen e Zotit, nuk do të bien në kurthin e amoralitetit dhe nuk do të shkatërrohet si pasoj e rrymave që vijnë nga ky akt i shëmtuar.
Mirëpo, përderisa nuk i nënshtrohemi parimeve Islame dhe rregullave Kur'anore, është e pamundshme që t'i shmangemi përmbytjeve që vijnë nga amoraliteti. Kurse rënia në një përfundim të tillë, për ne myslimanët duhet të jetë shqetësimi më i madh.
Në të kaluarën, shumica e popujve janë shkatërruar si rezultat i një vetie të tillë negative. Perandoria Romake, Bizantine dhe ajo Andaluziane u shkatërruan si pasoj i të qenit të shtypur nën ndjenjat e epshit. Afresket e turpshme nëpër hamamet e pallatit El Hamra në Andaluzinë e Vjetër, janë disa nga argumentet që dokumentojnë këtë realitet.
Afresket që bëhen në emër të artit dhe që përmbajnë vizatime që nxisin epshin tregojnë qartë se sa ishte shkatërruar morali në atë periudhë. Pasi, Allahu xh.xh. ua lëshoi mbi kokë tiranin Ferdinand ata veçse ishin zhytur dhe të shtypur nën ndjenjat e tyre epshore.
Sipas disa pohimeve jo të drejta të një grupi, për ta kontrolluar amoralitetin, meshkujt dhe pjesëtarët e gjinisë tjetër patjetër duhet të qëndrojnë bashkë, ashtu që të dyja palët t'i adaptohen njërit-tjetrit dhe rreziku i amoralitet në këtë mënyrë do të zgjidhej.
Ky është një pohim shumë i rrezikshëm. Të mundohesh ta shuash këtë ndjenjë duke i nxitur epshet e njerëzve është po aq kontradiktore saqë të mundohesh ta shuash etjen e tyre duke iu dhënë ujë deti. Jo vetëm me epshin që ka të bëj karshi gjinive, por çdo deformim që nuk përputhet me normat Islame, tek gjeneratat e reja do të zgjoj ndjenja të ngjashme.
Një morri të rinjsh që duke dëgjuar fjalë të pamoralshme, duke imagjinuar trupa të zhveshura që nuk dinë të shlyhen nga mendja e tyre, me prodhimin e hormoneve mashkullore, duke u kapur çdo ditë nën grackën e shikimeve të epshit, fatkeqësisht ngaqë kjo nuk ndalohen me ligj, janë duke u zhytur në deformimin e amoralitetit dhe dal ngadalë janë duke u bërë turp i shoqërisë.
Si përfundim mund të themi se për të penguar amoralitetin dhe për t'i mbrojtur gjeneratat i kemi dy obligime:
E para; i takon personalisht individit, që duke u martuar, agjëruar apo duke përdorur edhe disa dinamika të tjera mbrojtëse do ta mbroj veten nga amoraliteti.
E dyta; i takon gjithë shoqërisë dhe shtetit, që ka të bëj me ndalimin dhe asgjësimin e të gjitha aktiviteteve që e nxisin një shoqëri në amoralitet.
Krijuesi i Gjithësisë, në një ajet Kur'anor në këtë mënyrë na i tërheq vëmendjen për disa fuqi të errëta:
“Ai që mundohet të përhap amoralitetin në mesin e besimtarëve, në këtë botë dhe në botën tjetër do të përballet me një ndëshkim të flakët (zjarrtë). Allah'u di më së miri gjërat që ju nuk i dini”. (Nur, 24/19).