Një person, në një të kaluar të largët vendosi që të ndërtoj një shtëpi me fermë.
Për ta realizuar këtë gjë, fillimisht ai kërkoi një tokë të bukur dhe më në fund e gjeti tokën që e kishte planifikuar. Tokën që e kishte pëlqyer nga pronari e bleu dhe menjëherë ia nisi punës. Fillimisht ai, për vete ndërtoi një shtëpi të bukur dhe më vonë ndërtoi një kasolle për kafshët e tij. Në pjesën tjetër të tokës, nisi që të mbjell pemë frutash.
Një ditë duke punuar tokën me kazmë i rra një gjëje të fortë. Ai në vete mendoi se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë shkëmb. Mirëpo pasi gërmoi edhe pak, nuk u besoi syve se çfarë po shihte! Një thesar me flori. Me vëmendje e nxori thesarin nga vendi ku ishte fshehur.
Nga brendia tha:
-Unë këtë tokë e bleva; mirëpo këto që gjenden në brendi të tokës nuk i bleva. Këto flori duhet t'i takojnë pronarit të vjetër të tokës. Më së miri unë këtë thesar me flori t'ia dorëzoj pronarit të tokës.
Njeriu menjëherë shkoi tek personi të cilit ia kishte blerë tokën dhe ia sqaroi gjendjen. Pastaj, këtë thesar me flori ia dorëzoi pronarit të vjetër të tokës. Personi, që ishte pronari i vjetër i tokës, e dëgjoi me vëmendje personin të cilit ia kishte shitur tokën dhe i tha:
-Zotëri, unë këtë tokë ta kam shitur bashkë me atë që ka brenda saj. Andaj edhe ky thesar nuk më takon mua, por të takon ty. Sepse momentalisht pronar i tokës je ti.
Pronari i ri i tokës refuzonte me çdo kusht që ta marr atë thesar plot me flori. Pasi që asnjëri nuk pranonte që ta marr thesarin me flori vendosën që të shkojnë në gjyq dhe këtë çështje ta zgjedhin atje.
Pasi arritën në gjykatë, këta të dy ia sqaruan gjykatësit problemin. Gjykatësi fillimisht e falënderoi Zotin që në shoqëri akoma jetojnë njerëz të tillë, kurse në vazhdim ata i pyeti nëse kanë djem apo vajze beqarë në familje. Këto të dy u habitën. Çfarë kishte të bëj çështja me fëmijët beqarë?
Njeriu që kishte ble tokën tha,
- Unë e kam një djalë.
Kurse tjetri tha,
- Edhe unë e kam një vajzë beqare, zotëri gjykatës. Pas kësaj gjykatësi bisedën e vazhdoi në këtë mënyrë:
-Zotërinj! Vendimi që do ta jap për Ju dy vijon si më poshtë:
Fëmijët martojini njërin me tjetrin. Një pjesë të florinjve harxhojini për dasmën e djalit dhe vajzës, kurse pjesën tjetër jepjani atyre si dhuratë. Një pjesë përdorini për nevojat tuaja, kurse pjesën tjetër harxhojini në shërbim të rrugës së Krijuesit të Gjithësisë.
Që të dy as nuk e kishin menduar se gjykatësi do të jepte një vendim të tillë. Mirëpo, që të dy ishin shumë të kënaqur prej vendimit të gjykatësit. Sepse në këtë mënyrë do të ishte zgjedhur edhe çështja që e kishin në mesin e tyre, por edhe formuan një lidhje farefisnore. (Buhari, 3285; Muslim, 1721)
Mesazhet që mund të nxirren nga ngjarja e lartpërmendur
1. Njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për të drejtat individuale. Çdo lloj fitim i palejuar, nuk sjell asgjë tjetër veçse shkatërrim. Një shoqëri, qelizat e të cilëve janë të përbërë prej harameve (gjërave të palejuara), assesi nuk mund të bëhen të përshtatshëm për të fituar mëshirën e Zotit të Gjithëfuqishëm. Përderisa një shoqëri nuk e ndryshon gjendjen e tij, Krijuesi i Plotfuqishëm kurrë s'ka me ia ndryshuar gjendjen atyre. Një grup të shenjtë Zoti, nuk e shkatërron vetëm për sy e faqe të të tjerëve, kurse edhe ata që i shkatërron nuk i bën dot të shenjtë.
I Dërguari i Zotit s.a.s., nuk ia ka falur namazin e varrimit një personi që ka ardhur me shkelje të së drejtës (ka hyr në hak) ndonjë individit tjetër. Sepse, një person që ka shkelur të drejtën individuale të ndonjë tjetri, është i privuar që t'i lutet për mëshirë.
Pa marrë parasysh se si dhe në çfarë mënyre është bërë padrejtësia ndaj një individi, ajo padrejtësi bëhet shkak për shkatërrimin e personit që e ka ushtruar atë. Njerëzit që shkojnë nga ana tjetër duke u ngarkuar me një padrejtësi të tillë do ta kenë punën zor.
Islami i ka dhënë shumë rëndësi padrejtësisë individuale. Në ditën e gjykimit kur të gjithë do të dridhen nga frika e llogaridhënies, edhe dëshmori i cili do të shkoj në xhenet pa iu parashtruar asnjë pyetje, e vetmja çështje për të cilën do të jep llogari do të jetë “shkelja e së drejtës individuale”.
Andaj dhe besimtari, me çdo kusht nuk do të që të largohet nga kjo botë përderisa nuk e ka pastruar veten nga një gabim i tillë. Një besim i tillë, e bën njeriun që në fitimin e tij personal t'i përqafoj edhe të tjerët. Sepse, një fitim që posedon edhe djersën e të tjerëve është sikur një hiç.
Një fitim, i cili fitohet pa shkelje të së drejtës të ndonjë individi tjetër në vete sjell edhe qetësi të ndërgjegjes. Nëse një person posedon një ndërgjegje të qetë, kur punon, punon me më shumë emocione.
2. Nëse njerëzit nuk mund të pajtohen me ndonjë çështje, mund t'i drejtohen ndonjë gjykatësi që do t'u gjej ndonjë rrugëdalje. Gjykatësi duhet t'i dëgjoj të dy anët dhe gjithmonë duhet të jep aq sa i takon personit të drejtë.