ANALIZË: INCIDENTI DIPLOMATIK MES SERBISË DHE MAQEDONISË MBETET NJË MISTER

ANALIZË: INCIDENTI DIPLOMATIK MES SERBISË DHE MAQEDONISË MBETET NJË MISTER

Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike.

Gjithçka filloi me tërheqjen e papritur të personelit nga ambasada serbe në Shkup, me arsye siç kishin transmetuar nga ambasada serbe, citoj, “konsultime në Beograd”. Me orë të tëra, opinioni vendas ishte duke e ndjekur situatën e fundit, pasi kjo ishte një hapë i papritur nga ana e Serbisë. Sidomos pas sinjaleve pozitive dhe tentativës nga ana e BE-së për formimin e një Ballkani me zonë të përbashkët ekonomike, gjegjësisht një BENELUKS-i të Ballkanit në samitin e Triestes, takimit të liderëve të shteteve të Ballkanit në Berlin, Karta e Adriatikut e kështu me radhë. Mirëpo, tani bëhej qartë se ndryshimi i pushtetit në Maqedoni, dhe politikat konstruktive për fqinjësi të mirë, sidomos pas përmirësimit të raporteve me Bullgarinë si pjesë e BE-së dhe retorika pro evropiane kishin shqetësuar shumë disa qarqe që nuk duan që shtetet e Ballkanit të jenë pjesë e strukturave euroatlantike. Kulmi i kësaj erdhi pas deklaratës së Ministres së re të Mbrojtjes në vend, Radmila Sheqerinska në intervistën e dhënë për agjencinë angleze të lajmeve, “Bloomberg”, ku thotë se anëtarësimi i shpejtë i vendit në NATO do ta mbroj vendin nga ndërhyrja ruse në punët e brendshme të Maqedonisë.

Të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve në dy muajt e fundit

Radmila Shekerinska d8780
26 Korrik: Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e pyetur se a është e shqetësuar Qeveria e re për ndikimin rus në Maqedoni, ajo u përgjigj se prioriteti i saj është që të arrihen dhe të ndërtohen marrëdhënie të mira me vendet e tjera.
“Megjithatë, porosia jonë për ata, duke e përfshirë edhe Federatën Ruse është se edhe pse jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të afërta bilaterale, vendimet strategjike deri në fund do të vijnë nga institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë. Kyçja drejt NATO-s dhe BE-së është qëllimi ynë bazë në konsensusin më të gjerë në vend dhe këto çështje janë zgjidhur, ndërsa zyrtarisht do të vendosin vetëm qytetarët e vendit”.
08 Gusht: Të kujtohemi se çfarë kishte thënë Sheqerinska në intervistën për agjencinë e lajmeve angleze “Bloomberg” më datë 08 gusht. "Efektet që paraqesin përzierje në këtë qëllim strategjik nuk janë të dobishme, e as miqësore. Edhe përpara zgjedhjes së Qeverisë, kemi qenë dëshmitarë të një 'rrjedhje' të informacionit mbi përpjekjet e Rusisë për të ushtruar ndikim në sferat kryesore politike dhe të sigurisë. Ne kemi qenë të shqetësuar për këtë. Ne besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund të parandalojë këtë përpjekje ".

Reagim nga Ministria e Jashtme e Rusisë

marija zaharova 6d77c
Pas intervistës së Radmila Sheqerinskës për “Bloomberg”, gjegjësisht më 14 gusht, zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar ashpër duke i quajtur si jo të vërteta akuzat në drejtim të Moskës për ndërhyrje të Rusisë në punët e brendshme të Maqedonisë. Zyrtarja ruse ka thënë se akuzat e tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë, duke kërkuar nga Bloomberg që të publikoj tekstin e plotë të intervistës me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Reagim i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë për kërkesën e MPJ-së ruse për të shpalosur transkriptet e intervistës të Ministres së Mbrojtjes Radmila Sheqerinska për agjencinë e lajmeve britanike “Bloomberg” janë hedhur poshtë "Ministrja e mbrojtjes nuk ka ndërmend që të ndërhyjë në punën e ndonjë mediumi vendas ose të huaj dhe në përgjithësi nuk duam që të komentojmë kërkesën e MPJ të Rusisë. Qëndrimet e Qeverisë dhe të ministres, Shekerinska për qëllimin strategjik të anëtarësimit në NATO dhe për marrëdhënie të mira me vendet partnere në bashkësinë ndërkombëtare, si dhe me Rusinë janë unike, të qarta dhe të padiskutueshme".
Mediet gjermane shpalosin lidhjet ruso-serbe
E përditshmja gjermane ekonomike "Handelsblatt", një ndër gazetat lider në Gjermani ka shkruar për lidhjet tradicionale të Rusisë me Serbinë. “Rusia po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare kryesisht me Serbinë. Serbët, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, janë në pjesën dërrmuese pro-rusë dhe nuk shohin me simpati në NATO-n. Nga ana tjetër Rusia tregohet e vëmendshme ku sipas medies gjermane në një vizitë të fundit në Serbi zv/Kryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin theksoi se, "Serbia kurrë nuk do të bashkohet me BE-në".

21Gusht: FILLIMI I KRIZËS
Serbia tërheq diplomatët e saj nga Maqedonia

ambasada serbe f4023
I gjithë personali i Ambasadës së Serbisë në Shkup, është tërhequr për konsultime në Beograd. Një dokument me përmbajtje të këtillë ka pranuar Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë.
Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë t’i mësojnë arsyet e një hapi të këtillë. Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq: Personali i Ambasadës është tërhequr për shkak të veprimtarive kundër zbuluese kundër Serbisë
Pas tërheqjes së personalit nga ambasada e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me një deklaratë shokuese duke thënë se organet kompetente serbe kanë konfirmuar dhe kanë vërtetuar veprimtari kundërzbulimi kundër Serbisë dhe se për këtë arsye është tërhequr personali nga Ambasada serbe në Maqedoni. "Organet tona kompetente konfirmuan dhe parashtruan argumente për veprimtari kundërzbulimi kundër institucioneve të Serbisë".
22 Gusht
Daçiq: Dëshirojmë në Shkup të kuptojnë se jemi në dijeni për gjithçka

ivica dacic 80d09
Pas deklaratës së presidentit serb Vuçiq, se organet serbe kanë detektuar veprimtari kundërzbulimi në Maqedoni, nënkryetari i Qeverisë serbe dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, deklaroi se vendimi që të tërhiqet i tërë personeli nga Ambasada në Maqedoni paraqet porosi deri te Shkupi se Beogradi "di gjithçka çka që kanë deklaruar dhe për çka janë dakorduar" dhe kjo, siç theksoi ai, është diçka që nuk iu bëhet miqve.
Por, edhe krahas kësaj, ka theksuar Daçiq, Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit për shkak të paqes dhe stabilitetit.
"Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e sapokrijuar me Maqedoninë e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të konfirmuara pa mëdyshje të cilat flasin për veprimin e përforcuar ofanziv ndaj Serbisë", deklaroi Daçiq për televizionin serb "Pink". "Nuk ekziston asgjë në bazë të çka do të mund të konfirmohet se Serbia në cilën do mënyrë ka ndërmarrë diçka kundër interesave të Maqedonisë. Përkundrazi, kishim parasysh se kjo është republikë e ish-Jugosllavisë, vazhdimësinë e të cilës Serbia e vazhdoi me Maqedoninë", ka thënë shefi i diplomacisë serbe. Për paralajmërimet nga Shkupi se Maqedonia do t'i ndjekë shumicën e shteteve të BE-së në lidhje me kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Daçiq theksoi se përderisa Beogradi e ndjek qëndrimin e BE-së atëherë do të mund ta anulojë vendimin paraprak dhe ta njohë Maqedoninë, me emrin që e shfrytëzon Brukseli, dhe ai është IRJM.

23 Gusht

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov demanton deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq: Maqedonia nuk ka kryer veprimtari kundërzbulimi kundër Serbisë

nikola dimitrov 37a9f

Pas deklaratës të president serb Vuçiq për veprime kundërzbulimi kundër Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov doli me qëndrim të qartë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë as ka ndërmend dhe as ka dhënë urdhër apo instruksion e as ka kryer veprimtari kundërzbulimi kundër dhe në dëm të ndonjë prej vendeve fqinje duke përfshirë edhe Serbinë. Asnjëherë as nuk do të mendojë në këtë drejtim. Institucionet e vendit punojnë në pajtim me ligjin për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Please publish modules in offcanvas position.