Bosnja-Hercegovina 20 vite pas marrëveshjes së Dejtonit mbetet e pa definuar

Bosnja-Hercegovina 20 vite pas marrëveshjes së Dejtonit mbetet e pa definuar

Marrëveshja e Dejtonit për 20 vite me radhë mban Bosnjën nën trysni dhe pa shpresë për integrim në BE

Ishte 14 dhjetori i vitit 1995, pas fillimit të shkatërrimit të Jugosllavisë dhe luftës së ashpër, ku më shumë pësoi Bosnja dhe Hercegovina, nga ana e Presidentit të atëhershëm të Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviç, Presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe Presidentit të Kroacisë Franjo Tuxhman u nënshkrua Marrëveshja e Dejtonit. Marrëveshja e përgatitur nga ana e diplomatit amerikan Richard Helbrooke ndonëse pengoi luftën dhe masakrat e mëtutjeshme nuk arriti që të zbatohet si duhet. Nga ana tjetër për shkak të mos formimit të një strukture të shëndoshë politike, 20 vite të tëra është duke u ballafaquar me një krizë të vazhdueshme politike dhe ekonomike ku në pah sërish mund të vihen konfliktet e mundshme. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bosnja-Hercegovina rrugëdaljen e vetme nga kriza e shihte në inkuadrimin në strukturat euroatlantike madje duke punuar në këtë drejtim. Mirëpo, edhe integrimi i Bosnjës në këtë familje bëhet me shumë vështirësi. Veçanërisht Marrëveshja e Dajtonit vlerësohet si një çështje shumë e rëndësishme për realizimin e saj. Diplomati Karl Bidt, ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Bosnjë-Hercegovinë bëri të ditur se ardhmëria e Bosnjës në familjen Evropiane nuk është shumë shpresëdhënëse, ngaqë struktura politike në Bosnjë ende bazohen në baza nacionale dhe se qeveria qendrore akoma është shumë e dobët. Marrëveshja e Dejtonit edhe pse 20 vjet në shumë aspekte ka ndikuar negativisht, Bosnja-Hercegovina, gjatë këtyre viteve ka tentuar që të përparojë sidomos në disa drejtime, por deri tani nuk është parë ndonjë progres.

Struktura politike e paraparë nga Marrëveshja e Dajtonit rrit pakënaqësinë…

Bosnja Hercegovina 6d87bMarrëveshja që e përbën edhe bazën e Bosnjës dhe Hercegovinës, popujt që afër 4 vite luftuan me njërin-tjetrin, gjegjësisht boshnjakët, serbët dhe kroatët, nën një ombrellë u emëruan si “faktorë në themelimin e shtetit”. Pas marrëveshjes u themelua Bosnja-Hercegovina me 10 kantone, Republika e Serbisë dhe një autonomi me emrin Brxhak. Rajonet e lartpërmendura kanë një strukturë të ndryshme për nga aspekti i politikës dhe ekonomisë. Prej këtu nënkuptohet se Bosnja është e përbërë prej gjithsej 13 strukturave të ndryshme politike. Të gjitha kantonet në vete ngërthejnë parlamentin dhe kryetarin e tyre të cilët janë të lidhur me qeverinë federale të Bosnjës, por që janë të pavarur nga aspekti i vendimmarrjes. Në krye të këtij modeli shtetërorë gjendet Këshilli Tre i Kryetarëve Shtetërorë, i përbërë prej një boshnjaku, një serbë dhe një kroat. Anëtarët të zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme e udhëheqin shtetin nga 8 muaj. Anëtarët boshnjak dhe kroat zgjidhen në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, kurse anëtari serb zgjidhet nga ana e banorëve serbë të Republikës së Serbisë në Bosnjë. Parlamenti i Bosnjës dhe Hercegovinës gjithashtu është i përbërë prej dy parlamenteve, “Parlamenti Popullor” dhe “Parlamenti i Përfaqësuesve”. Përderisa në Parlamentin Popullor zgjidhen anëtarë nga vetëm tre etnitetet përbërës të federatës, kurse Parlamenti i Përfaqësuesve përbëhet edhe prej deputetë të etniteteve të tjera në shtet. Në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës gjithashtu merr pjesë edhe “Zyra e Përfaqësuesve të Lartë” (Office of High Representatives), që bën rregullimin e pjesës civile të Marrëveshjes së Dejtonit. Kufiri i autorizimeve i zyrës së Përfaqësuesve të Lartë është shumë e gjerë, ashtu që mund të shkarkoj çdo udhëheqës në strukturat e qeverisë përfshirë edhe kryetarin e shtetit.

Struktura e përzier politike dhe burokratike vështirëson procesin e vendimmarrjes..

Sjellja qoftë edhe të një ligji më të thjeshtë duhet të kaloj nga verifikimi i tre etnive themeluese në parlament, gjë që mund të zgjas deri në disa muaj. Në një deklaratë të dhënë nga ana e një përfaqësuesi të vjetër të Kombeve të Bashkuara (KB), Paddy Oshdoën se në Bosnjë dhe Hercegovinë ka minimum 1200 gjykatës, 760 hartues të ligjeve, 180 ministra dhe 4 qeveri e bën të qartë strukturën e përzier dhe jofunksionale të qeverisë. Një çështje tjetër që e bën të vështirë vendimmarrjen është edhe Këshilli i Treshes të kryetarëve shtetërorë. Sidomos në vendimet që merren në politikë të jashtme dhe në kushtetutë duhet të pajtohen anëtarët e të tre këshillave, kurse një gjë e tillë merr shumë kohë. Për të sjell një vendim apo një ligj duhet pajtimi i tre etniteteve. Për verifikimin e një vendimi kërkohet mbështetja e1/3 të anëtarëve. Nga ana tjetër anëtarët e këshillit të Presidentit Shtetëror vendimet që merren nga ana e këshillit ka të drejtën t’i anuloj me arsyetim se nuk është i përshtatshëm për interesat shtetërore. Nëse ndodh një gjë e tillë atëherë ligji kthehet për tu votuar përsëri në parlamentin e rajonit ku është votuar më parë dhe duhen 2/3 e anëtarëve të votojë për ta sjell të njëjtën ligj. Përndryshe ligji anulohet.

Serbët dhe Kroatët e përkrahin këtë strukturë, kurse Boshnjakët dëshirojnë ndryshime…

Bosnja Hercegovina 133b4Përderisa ndërkombëtarët harxhojnë energji të madhe në përmirësimin e strukturës të përzier në vend, serbët dhe kroatët kundërshtojnë një gjë të tillë. Pjesa serbe dhe kroate të cilët druhen se me ndryshimin e kësaj strukture do të minimizohen të drejtat e tyre insistojnë në vazhdimin e strukturës së njëjtë. Nga ana tjetër boshnjakët kërkojnë që të rishikohet marrëveshja në fjalë, në mënyrë që struktura politike të bëhet më funksionale. Pasi u nënshkrua marrëveshja e Dejtonit, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç e shprehu pakënaqësinë e tij duke bërë të ditur se marrëveshje e nënshkruar nuk është reale, por që populli ka nevojë për paqe, ku tregohet qartë se nënshkrimi është bërë për shkak të rrethanave të vështira. Mirëpo, pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe integrimit të saj në strukturat euroatlantike është përsëri Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja e Dajtonit është burim i problemeve, por edhe ikje nga përgjegjësia..

Bosnja dhe Hercegovina është ndër shtetet me probleme më të mëdha ekonomike. Sidomos vitet e fundit në mungesë të politikave sociale dhe me privatizimin e fabrikave në qytetin e Tuzllës, nisën të organizohen protesta që më pas u përhapën në të gjithë shtetin. Pastaj vonimi i një dokumenti për trajtim mjekësor të një fëmije duke ngecur në procese procedurale sërish e aktualizoi Marrëveshjen e Dajtonit. Në lidhje me ngjarjet e ndodhura gazetarja boshnjake Emine Sheçeroviç bëri të ditur se ngjarjet me shumë mundësi kanë të bëjnë me mungesën e ndikimit politik që burojnë nga kjo marrëveshje. Disa analist të tjerë janë të mendimit se Marrëveshja e Dajtonit përdoret si alibi për të shpëtuar nga kriza ekonomike dhe politike e vendit. Vënia e theksit mbi këtë marrëveshje veçanërisht pas krizave të përjetuara, dhe ngarkimin e problemeve mbi këtë marrëveshje sikur po i vërteton pikëpamjet e tyre.

Cilat janë defektet e marrëveshjes?

Si fillim marrëveshja në fjalë siguroi që sulmuesit gjatë luftës të vazhdojnë funksionet e tyre në administratat shtetërore. Ashtu që vendimi që refugjatët të kthehen në vendlindjet e tyre nuk u realizua ashtu siç ishte e definuar në marrëveshje. Veçanërisht, Republika Serbe në Bosnjë u nxjerrë vështirësi dhe pengesa shumë të mëdha boshnjakëve që shtëpitë e tyre i kanë në atë krahinë. Disa të dhëna numerike të publikuara nga ana e Komisariatit të Lartë për Refugjatët pranë KB, pak më shumë se gjysma e refugjatët boshnjakë kanë arritur të kthehen në vendet e tyre. Së dyti, pas marrëveshjes së Dejtonit dy armiq të luftës ushtria serbe dhe ushtria e federatës u lanë nën të njëjtën ombrellë. Kjo gjendje nuk do mend se me rritjen e ndonjë tensioni tjetër në vend do të çoj në përkeqësimin të skajshëm të situatës. Edhe pse Kushtetuta e arritur sipas Marrëveshjes së Dejtonit parashikon vetëm një shtet, Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës e përbërë prej 10 kantone, Republika Serbe dhe autonomia Brçko gjendet në një strukturë politike që mund të çoj vendin deri në përçarje të re. Nëse do të vërenim mirë, kjo marrëveshje edhe pse pengoi vazhdimin e një katastrofe shumë të madhe në këtë shtet, nga ana tjetër formoi një sistem paralize që pengon funksionimin e shëndoshë të shtetit. Në dokumentarin e përgatitur nga ana e djalit të arkitektit të Marrëveshjes së Dajtonit, diplomatit amerikan Helbrooke, David Helbrooke që titullohet “The Diplomat”, tregon se diplomacia e babait të tij Richard Helbrooke nuk ka qenë perfektë dhe se është i vetëdijshëm për të metat e marrëveshjes, gjë e cila dëshmon se marrëveshja që në fillim ka qenë problematike. Edhe pas 20 viteve nga Marrëveshja e Dajtonit, në Bosnjë dhe Hercegovinë akoma nuk shihet shpresë për arritje të stabilitetit në vend….

Please publish modules in offcanvas position.