Dojçe Vele: Evropa do të jetë 'e tërë dhe e lirë' vetëm me Ballkanin

Dojçe Vele: Evropa do të jetë 'e tërë dhe e lirë' vetëm me Ballkanin

Angazhimi i zvogëluar i SHBA-së në Ballkan nuk do të thotë se Uashingtoni e humb interesin për rajonin, vlerëson Dojçe Vele.

 

Sipas radios, në Uashington me kujdes analizohet strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, pasi Brukseli dhe Shtëpia e Bardhë kanë interes të njëjtë në rajon.

Këshilltari i Fondit gjerman të Marshalit, Xhonatan Kac në deklaratë për Dojçe Vele vlerëson se mënyra e vetme për tranzicion të suksesshëm të Ballkanit do të jetë e mundur vetëm nëse Evropa dhe SHBA-ja punojnë bashkarisht në këtë sferë.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja vetëm së bashku mund t'i kundërshtohen propagandës ruse dhe involvimit të Moskës në punët evropiane, por edhe në praninë gjithnjë e më të madhe ekonomike të Rusisë, para së gjithash në sektorin energjetik, të Ballkanit Perëndimor.

Sara Bedenbou nga Këshilli Atlantik, megjithatë, vlerëson se nevojitet të bëhet hap i dukshëm përpara të Ballkanit Perëndimor në kushte kur te disa nga shtetet ballkanike ndjehet lodhje dhe gjithnjë e më e dukshme është rritja e euroskepticizmit. "Procesi qasës drejt BE-së në bazë është teknik dhe burokratik, e për këtë shkak do të ishte shumë më efikas nëse nxitje në përparimin e tij bëhet me përkrahje të tërësishme të SHBA-së, vlerëson Bedenbou, e cila është një nga autoret e "strategjisë së re amerikane" për Ballkanin, që e ka përpiluar Këshilli Atlantik.

Ajo vlerëson se një nga vërejtjet e shpeshta që dëgjohen si ankesa nga rajoni është mungesa e perspektivës lidhur me kornizat kohore, e kjo e vështirëson qëndrimin e vendeve në kursin e reformave dhe përpjekjeve politike në procesin qasës. "Për këtë shkak me rëndësi është të kemi plan aksional me afate të konfirmuara", shton Bedenbou.

Sipas analistëve, moment kyç në muajt e ardhshëm do të jetë Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bullgari, që do të jetë takim i parë ku do të marrin pjesë të gjitha anëtaret e BE-së pas takimit në Selanik në vitin 2003.

Sipas Kac, përfaqësuesit evropianë qartë theksojnë se nuk dëshirojnë vetëm angazhim amerikan, por edhe lidership të SHBA-së në Ballkan. Ai shton se pozicioni i presidentit amerikan Donald Tramp ndaj Rusisë "krijon konfuzion", që mund të dërgojë sinjal të gabuar për vendet të cilat janë nën ndikim të "agresionit rus".

"Dojçe vele" vlerëson se përpjekjet për ndërtimin e një Evrope "të tërë dhe të lirë, siç në vitin 1989 në Majnc ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush i vjetri e prezantoi vizitonin e tij për të ardhmen e kontinentit, mund të ngadalësohen për shkak të ekzistimit të një "Njyjës Gordiane". Kjo "Nyje Gordiane" sot locohet në Bosnjë e Hercegovinë. Pas publikimit të strategjisë evropiane në Ballkanin Perëndimor, përfaqësuesi i BE-së në Sarajevë, Lars Gunar Vigemark vlerësoi se BeH në një periudhë më shumë nuk mund të përparojë drejt Bashkimit Evropian, nëse Kushtetuta e Dejtonit për vendin nuk harmonizohet me standardet evropiane, thekson servisi publik gjerman.

Analistët bien dakord se nuk ekziston shkop magjik për ndryshimin e dispozitave nga Marrëveshja e Dejtonit, sepse është shumë vështirë të vihet deri në konsensus të brendshëm, por edhe të jashtëm lidhur me këtë çështje.

"Ata të cilët më shumë ishin të involvuar në krijimin e Dejtonit do të duhej të gjenden formula përkatëse për reformat. Është e qartë se gjendja në BeH edhe më tej është përplot me sfida, por asnjë vend nuk guxon të lihet anash nga procesi i inkuadrimit drejt BE-së", konsideron Kac.

Sipas tij, sa Mali i Zi dhe Serbia të jenë liderë në inkuadrimin drejt BE-së, progresi i rajonit nuk do të jetë i plotë pa BeH-në, ndërsa pastaj edhe pa Kosovën.

"SHBA duhet të tregojë përpjekje më të mëdha politike dhe diplomatike që të zgjidhen sfidat e vështira që e pengojnë progresin dhe e tërheqin BeH-në mbrapa", përfundon Kac.

Please publish modules in offcanvas position.