Gjykata Kushtetuese në mënyrë flagrante e ka shkelur Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese në mënyrë flagrante e ka shkelur Kushtetutën

Gjykata vetëm me një votë dallim ia jep të drejtën kryetarit të shtetit të fal pedofila dhe persona që janë të përfshirë në parregullsitë zgjedhore.

Këto Vendime janë të ndikuara politikisht.

Vendimin që e miratoi Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me iniciativën e një personi fizik për çështjen e kushtetutshmërisë dhe dispozitave të ligjit për falje. Në vitin 2009 ligji për falje përjashtonte nga falja autorë të disa veprave, duke marr parasysh brendinë e veprave konkrete dhe pasojat që prodhojnë ato vepra në shoqëri.

Është evidente edhe për tu theksuar se si mund të ndodh një dukuri e tillë në Gjykatën Kushtetuese. Fjala është për veprat kundër njerëzimit, me proceset zgjedhore, devijimet, skandalet dhe veprat e rënda penale si dhe veprat që kanë të bëjnë me pedofilinë. Këta vepra më parë nuk ishin të përfshira në Ligjin për Falje, kurse tani Gjykata Kushtetuese i mundësoi kryetarit të shtetit që t'i fal edhe këta autorë të këtyre veprave. Sipas ekspertit juridik Prof. Dr. Osman Kadriu, një avokat ngre procedurë dhe kërkon nga gjykata kushtetuese që këto dispozita të ligjit të hiqen apo të shfuqizohen në atë mënyrë që kryetari prej tani të ketë mundësi të fal për vepra penale.

Kjo bëhet në dy faza, ku e para është kur gjykata sjell vendim për inicimin e procedurës dhe faza e dytë ku në mënyrë meritore sjell vendim me të cilën prononcohet se a ka shkelje të Kushtetutës. Pasi gjykata e shqyrtoi iniciativën, e votoi vendimin për amnesti me një shumicë minimale.

Nuk duhet të plotësohet interesi i të dënuarve, gjithmonë duhet të nisemi nga interesi shtetëror

“Argumentet se në çka mbështetet gjykata është e dyshimtë pasi ajo fare nuk i vlerëson këto dispozita. Ajo fillon me atë shkallë ku potencohet në iniciativë se kinse ka diskriminim dhe ka të drejt të bëj faljen e të gjithë të akuzuarve. Kjo fare nuk ka të bëj me kompetencat ndërmjet kryetarit të shtetit si organ ekzekutiv dhe ligj-dhënësit. Sipas tyre ligjin që e ka sjell parlamenti edhe ndryshimet e vitit 2009, ia kanë kufizuar kompetencat kryetarit. Kjo nuk ka të bëj me diskrimin dhe marrjen e kompetencave të kryetarit. Sipas rregullativës vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i plotfuqishëm, përfundimtar dhe ekzekutiv. Nuk ka ndonjë organ juridik që mund ta anuloj vendimin. Kur bëhet fjalë për vepra penale dhe përgjegjësi penale të gjithë do të përgjigjen sipas veprës që kanë kryer, ato raste nuk janë të njëjtë në lëminë penale, edhe lartësia e dënimit është ndryshe. Në qoftë se parlamenti nuk sjell ligj, atëherë a ka të drejtë kryetari të bëjë falje pa kaluar Ligjin në parlament. Sipas Kushtetutës, kryetari bën falje në kuadër të ligjit, në bazë të kushteve që parashikon ligji me procedurë ligjore.

Ekspertët, që të gjithë janë të një zëri në përjashtim të atyre që janë thellë në politik dhe Kushtetutën e interpretojnë në bazë të pikëpamjeve partiake e jo në bazë të interpretimit kushtetues ligjorë. Opinioni është i mendimit se këtu Gjykata Kushtetuese në mënyrë flagrante e ka shkelur kushtetutën. Kushtetuta është akti më i lartë ajo është strumbullari i emrit kushtetues, rendit juridik. Vlerat e kushtetutës janë që të sundoj e drejta juridike. Ky vendim është në kundërshtim me kushtetutën dhe vlerat themelore të saj. Vendimi, në të ardhmen, shtetit do t'i sjell pasoja politike dhe juridike”, cito Kadriu.

Për herë të parë bashkësia ndërkombëtare kritikon ndryshimet e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese këtë vendim e ka miratuar në kohën kur jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në qoftë se kryetari merr masa të fal dënimet ose të bëj abolaicion kjo do të thotë që ne nuk kemi Prokurori Speciale.

Hera e parë është që bashkësia ndërkombëtare të reagoj për vendimet që ka sjell gjykata kushtetuese. Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar për ligjin konkret që ka sjell parlamenti, por hera e parë është që ajo të jetë kritike kundrejt ndryshimeve të ligjit që bëri Gjykata Kushtetuese. Komisioni i Venedikut dha shumë vërejtje edhe për ligjin që e sollën që të themelohet një organ plotësues në këshillin gjyqësor të Maqedonisë, i cili do të merret me vërtetimin e fakteve për përgjegjësinë e gjyqtarit dhe kryetarit të gjykatave. Ky organ është themeluar në mënyrë antikushtetuese dhe tek ai ligj nuk duhet korrigjim apo plotësim të ligjit por duhet të shfuqizohet në tërësi.

Vendimet e fundit janë vendime pastër politike.

Kryetari nuk do t'i lejoj vetes që të shkoj në falje të dënimit apo abolacionit. Vendimi i gjykatës do të ngel vetëm në letër dhe kryetari nuk do të fal, ky vendim do të ngel i pa zbatuar edhe pse do të publikohet në gazetën zyrtare të Maqedonisë. Nuk do të mund që gjykata të kërkon nga kryetari i shtetit që ta zbatoj të drejtën apo jo, pasi kjo është e drejt e kryetarit. Kryetari fillimisht duhet të ketë parasysh interesin shtetëror. Në anën tjetër asnjëherë nuk ka ndodhur që kryetari i shtetit të fal mbi 200 persona me një akt. Faljet e kryetarit janë falje individuale, nominale dhe për persona konkret.

Për implementimin e plotë të punës së Prokurores Speciale nevojitet Gjykatë Speciale

Me këtë përbërje të gjyqtarëve të politizuar dhe të korruptuar nuk do ta zbërthejnë çështjen në fjalë. Lëndët e prokurorisë do të mbërrin, por do të futen në vitrinat e gjyqtarëve dhe ato do t'i ndajnë në më shumë gjykatës.

Me këtë, ato do të bëjnë taktizime, obstrukcione, zvarritjen e procedurave gjyqësore, anulimin e seancave. Presim që të ketë presion nga faktori ndërkombëtarë që Prokuroria Speciale të veprojë si duhet. Paralelisht me themelimin e prokurorisë speciale duhej të themelohet edhe gjykatë speciale. Në qoftë se ka nevojë të ndryshoj Kushtetuta ajo mund të bëhet. Kushtetuta nuk është libër i shenjtë ajo është një akt juridik si në çdo shtet edhe tek ne ajo ndryshohet. Gjatë 25 viteve Kushtetuta është ndryshuar plot 32 herë. Në qoftë se ka vullnet dhe disponim politik maksimum për dy muaj kushtetuta e vendit mund të ndryshojë dhe të kemi një Gjykatë Speciale.

Pasojat politike dhe juridike do të jenë të rënda në rast se kryetari fal këto kategori të të dënuarve

"Në rast se ndodh falje apo amnisti për rastet e fundit mendoj se do të ketë trazira të mëdha shoqërore. “Në një vend ku Gjykata Kushtetuese është në një turbulencë nuk mund të ketë stabilitet dhe siguri. Do të ndodhë keqpërdorimi, abuzimi me këtë të drejtë që ia jep ligji. Nëse kjo dukuri ndodhë do të krijohet kaos në shoqëri. Atëherë pritet që të manifestohet pakënaqësia qytetare në forma të ndryshme si: demonstrata, protesta, manifestime të ndryshme, do të vijë në shprehje demokracia e rrugës. Pasojat politike dhe juridike do të jenë të rënda, sa që do të kenë ndikim drejtpërsëdrejti në mbajtjen apo vizavi mos mbajtjen e procesit zgjedhor", përfundoi Prof. Dr. Osman Kadriu.

Mendoj se kryetari nuk do të shfrytëzoj atë të drejtë që të fal ndonjë pedofil

Dragi Zmijanac 0cf8dAmbasada e parë për fëmijë Megashi, në krye me kryetarin Dragi Zmijanac bëri vlerësimin e ndryshimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij askund në botë nuk ka ndodhur që ndonjë kryetarë shteti të fal ndonjë pedofil. "Në vitin 2014 i lavdëruam deputetët e kuvendit pasi ata nga ana jonë pranuan dy sanksione siç janë: tredhja kimike dhe rritja e dënimeve për pedofilët. Në rast se do të falet ndonjë pedofil do të kërkojmë që Ombdusmani të ngre padi penale.

Mirëpo këto ndryshime të fundit të ligjit në vitin 2016, kryetarit të shtetit i jepet e drejta të fal pedofil nuk mund të gjendet asnjë mendim logjik në lidhje me vendimin e Gjykatës . Me këtë vendim ato kanë vënë në pikëpyetje jetët e fëmijëve kur e dimë se njëra ndër traumat më të mëdha që mund ti ndodh fëmijës është keq trajtimi seksual e cila lë trauma gjatë tërë jetës”, citoi Zmijanac.

Në anën tjetër shpresonim që ligjin për pedofili do ta largojnë nga ajo pako që u miratua në vitin 2009, por ajo nuk ndodhi dhe ligji u vonua. Çdo dit e më tepër marrim përkrahje nga qytetarët për të kritikuar ashpër këto vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të shtetit. Mendoj se kryetari nuk do të shfrytëzoj atë të drejtë që të fal ndonjë pedofil, sepse pas çdo akti nëse ai fal edhe kryetari do të ketë përgjegjësi morale ”, theksoi Zmijanac.

Në asnjë shtet të botës kryetari nuk fal pedofilët

Të dhënat botërore tregojnë se çdo i 5-ti, mashkull dhe çdo e 3-ta, vajzë së paku njëherë ka qenë pre e ngacmimeve seksuale. Në vendin tonë rreth 1000 raste regjistrohen në vit, por jo të gjitha mbarojnë me ngacmim seksual, disa prej tyre janë vetëm tentime për përdhunim. “Në Gjermani ka diku rreth 270 mijë pedofil. Prindërit duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme se për çka i përdorin fëmijët e tyre internetin. Pedofilët nuk kanë ndonjë cilësi të veçantë dhe është e vështirë për t'i dalluar. Ne nuk kemi hasur në asnjë shtet në botë që pedofili të falet nga një kryetarë i shtetit. Sipas statistikave pedofilët edhe pas lirimit nga burgu, 75% e tyre e kanë përsëritur këtë akt penal”, përfundoi kryetari i “Megjashit “ Dragi Zmijanac.