Shkrimi me dorë apo ne tastierë, cila është më e shëndetshme për trurin?

Shkrimi me dorë apo ne tastierë, cila është më e shëndetshme për trurin?

Hulumtimet shkencore tregojnë se të shkruarit me laps, në vend të shkruarit në tastierë zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën.

Në universitetet Princeton dhe Los Angeles janë bërë hulumtime në mënyrë që të zbulohet ndikimi i letrës dhe i lapsit, përkatësisht i tastierës në trurin tonë.

Ka rezultuar që shkrimi me dorë në vend të shkrimit në tastierë, zhvillon trurin dhe i ndihmon që ta kuptojë më mirë lëndën.

Studentët të cilët shënimet i kanë shkruar me laps, më mirë kanë mbajtur në mend dhe e kanë kuptuar atë që kanë shkruar, mirëpo është treguar se janë edhe më të gatshëm për pranim të ideve të reja.

Në studimin tjetër, të bërë në Universitetin Indianapolis, shkencëtarët kanë skanuar trurin e fëmijëve të cilët kanë shkruar me laps dhe të atyre të cilët kanë shkruar në tastierë.

Është treguar që aktivitetet e trurit janë më të fuqishme te fëmijët të cilët kanë shkruar me laps.

Psikologët dhe neurologët u rekomandojnë prindërve që fëmijëve të tyre t’ua kufizojnë përdorimin e tastierës, kompjuterit dhe të telefonave të mençur dhe që në dorë t’u japin lapsin, ngjyrat dhe brushat në mënyrë që të zhvillojnë jo vetëm trurin e tyre dhe kreativitetin.

Please publish modules in offcanvas position.