Ndërtim, por edhe mirëmbajtje e rregullt e rrugëve me vendosjen e teknologjive të reja

Të realizohen ndërtimet rrjedhëse në autostradat, të bëhet zgjerimi i akseve të caktuara, të vazhdojnë investimet në rrugët lokale, por edhe të punohet në mirëmbajtjen e rregullt që momentalisht është plagë kanceri e rrugëve, rekomandon profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë Shkup të UQIM-it, dr. Sllobodan Ognjenoviq i cili për MIA-n e analizoi programin e Qeverisë në infrastrukturën transportuese. 

Me programin është paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë zbatimi i strategjisë dhjetëvjeçare për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, modernizimin dhe sigurinë, përmes investimeve të mëdha në lartësi prej dy miliardë eurove shtesë. Në shtyllën programore “transport i sigurt” premtohet ndërtim i autostradave në gjatësi prej 260 kilometrave, investime në 950 kilometra rrugë lokale, zgjerim të 300 kilometrave rrugë eksprese dhe rajonale, si dhe rindërtim të akseve rrugore në gjatë prej 1.500 kilometrave.

Më konkretisht, planifikohet të vazhdojë ndërtimi i autostradave Kërçovë-Ohër, ku janë përfunduar 80 për qind të punimeve, ndërsa për periudhën e verës paralajmërohej vozitje nëpër 30 kilometrat e partë edhe Shkup-Bllacë, ku janë në rrjedhë aktivitete përgatitore. Planifikohet përpilim i dokumentacionit të projektit për aksin e ri të autostradës Veles-Prilep-Manastir, Strugë-Trebenishtë, Strugë-Qafë Thanë, Gostivar-Kërçovë dhe Tetovë-Gostivar.

– Në raport me ndërtimin e rrjetit të autostradës gjithsesi se duhet të realizohen akset që janë në fazë të ndërtimit Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Bllacë, ndonëse në aksin Shkup-Bllacë në këtë moment punohet vetëm në rreth dy kilometra nga kufiri me Kosovën, ndërsa pjesa tjetër drejt Shkupit është në fazë të përpilimit të dokumentacionit të projektit. Gjithashtu, është mirë që të realizohet edhe zgjerimi i autostradës Gostivar-Tetovë deri në profilin e plotë me gjerësinë e nevojshme në korsinë e mesme ndarëse dhe me korsi për ndalje të detyruar. Sa i përket aksit Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, ajo duhet të lidhet me aksin Kërçovë-Trebenishtë, për shkak se në instancë të fundit, aksi kryesor rrugor është Kërçovë-Qafë Thanë, ndërsa aksi Trebenishtë-Ohër është vetëm krah i Korridorit 8, shprehet Ognjenoviq për MIA-n.

Për Korridorin 8, shton ai, është mirë që është në fazë të përpilimit dokumentacioni i projektit për aksin Bukojçan-Kërçovë. Në aksin Gostivar-Bukojçan, sipas njohurive preliminaret të vitit 2014-2015, nevojiten hulumtime plotësuese nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor (ekzistim të shpellave, bimëve të karakterit endemik). Sukses do të jetë, siç bën të ditur ai, nëse në periudhën e ardhshme bëhen këto hulumtime, të cilat janë me rëndësi për projektuesit.

Në njëfarë forme, bën të ditur prof. Ognjenoviq, befasi është aksi Veles-Prilep-Manastir, veçanërisht për shkak të faktit që tashmë në fazën e realizimit është rruga eksprese Gradsko-Prilep, akse ku në këtë moment ka vetëm dy korsi të komunikacionit, kështu që shtrohet pyetja nëse nevojitet fare aks i autostradës Veles-Prilep-Manastir në kushte të ekzistimit të rrugës eksprese, në kombinim me rrugë me tri korsi të komunikacionit Gradsko-Prilep. Gjithsesi para se të fillojë projektimi ndërtimor, duhet të përpilohet studim për arsyeshmërinë e këtij aksi, bën të ditur profesori.

Rekomandon që drejtimi i autostradës Veles-Katllanovë të sendërtohet deri në nivelin e profilit të plotë të autostradës (për drejtimin nga Katllanova drejt Velesit ), ndërsa drejtimi ekzistues nga Katllanova drejt Velesit të përdoret si rrugë alternative. Me fjalë të tjera, në

rrugën ekzistuese Katllanovë-Veles, kemi kufizim të shpejtësisë prej 50 kilometrave në orë, ndërsa autostradat duhet të sigurojnë shpejtësi prej së paku 80 kilometrave në orë. Gjithashtu, bën të ditur, në aksin nga Milladinovci drejt Kumanovës mungon korsia për ndalje të detyrueshme që në periudhën e ardhshme duhet të realizohet.

Sipas programit të Qeverisë, në pjesën e planeve për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugëve eksprese dhe rajonale do të punohet në akset Smokvicë-Strumicë-Novo Sellë, unazën Manastir-Mexhitli, Shtip-Radovish në ndërtim, Izvor-Ura e Boshkut, si dhe të rrugës eksprese Shtip-Koçanë, ku aksi i parë Shtip– Krupishtë është lëshuar për përdorim, ndërsa do të vazhdojnë punimet në aksin Krupishtë-Koçanë.

Premtohet edhe vazhdimi i punimeve në akset Kumanovë – Kriva Pallankë, Kumanovë – Rankovc dhe Rankovc – Kriva Pallankë (në ndërtim), Dellçevë – Koçanë, Gradsko – Prilep (në ndërtim) dhe unaza Tetovë (dalja Trebosh-Porroj-Neproshten). Në planet e Qeverisë është vendosur edhe rruga Tetovë-Prizren, ku, siç qëndron në programin, na bazë të studimit fizibiliti, bashkë me palën kosovare do të analizojnë se çfarë është zgjidhje e arsyeshme ekonomike.

– Sa i përket pjesës së ndërtimit të rrugëve eksprese dhe rajonale, së pari është e paqartë pse janë vendosur në grup të njëjtë në Programin, për shkak se sipas të gjitha parametrave (të komunikacionit, ndërtimore, administrative, ekonomike…) dallojnë në mënyrë drastike. Në fund të fundit, ndërtimi i rrugëve eksprese është vetëm fazë e realizimit të autostradës në profil të plotë në të ardhmen. Pa marrë parasysh këtë, këtu nuk ka befasi. Akset e përmendura janë ose në fazën të realizimit, ose për pjesën më të madhe të tyre tashmë ekziston dokumentacion të projektit, shprehet profesori Ognjenoviq.

Sipas planeve të Qeverisë, te rrugët lokale planifikohen aktivitete në gjatësi prej 950 kilometrave.

– Qeveria do t’i vazhdojë investimet përmes të cilave në tre vitet e kaluara kemi punuar në ndërtimin e rrugëve lokale në mbarë shtetin në mënyrë që të përmirësohen kushtet për jetesë. Përmes këtij programi tashmë u siguruan mjete për rehabilitim të më shumë se 450 kilometrave rrugë dhe udhë lokale, me çka do të mundësohet qasje më e lehtë dhe më e sigurt e qytetarëve deri te spitalet, shkollat, objektet sportive, qendrave kulturore dhe fetare dhe objekte të tjera të interesit publik dhe shoqëror. Secila komunë nga shuma e përgjithshme prej 70 milionë euro do të ketë në dispozicion mjete financiare në lartësi prej 500 000 euro deri në më së shumti 1 600 000 euro për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve dhe udhëve lokale. Një pjesë e këtyre mjeteve në mënyrë intervenuese ishin orientuar drejt përballjes me pandeminë botërore, në marrëveshje me Bankën Botërore dhe për këto mjete, si dhe për mjetet plotësuese për edhe 500 kilometra rrugë lokale, Qeveria do të sigurojë mjete plotësuese financiare, qëndron në programin.

Siç shprehet Ognjenoviqi, në rrjetin lokal rrugor gjithsesi nevojiten investime. Në të kaluarën, gjatë periudhës së viteve 2008-2011 kishte investime në rrjetin lokal rrugor dhe është mirë që këto investime janë përfshirë edhe në Programin e Qeverisë. Ajo për çfarë duhet mbajtur llogari është kontrolli i mjeteve financiare, gjegjësisht mjeteve të parashikuara për rrugët lokale të shfrytëzohen në përputhje me dedikimin e tyre, e jo për nevoja të tjera të komunave, bën të ditur profesori.

– Ajo që në Programin nuk është përmendur është plagë kanceri i rrugëve te ne, e kjo është mirëmbajtja e rregullt. Në këtë drejtim, nevojitet vendosje e teknologjive, të cilat në vendet evropiane zbatohen me dekada të tëra që kanë për qëllim prolongimin e zbatimit të rehabilitimit si masë më e shtrenjtë për mirëmbajtje, e me këtë rast rruga në gjithë këtë periudhë është në gjendje të mirë. Është fakt se në këtë moment, pas përfundimit të realizimit të rrugëve të reja ose rehabilitimit të rrugëve ekzistuese, përveçse mbushjes së vrimave të dukshme dhe pastrimit të rrënimeve praktikisht asgjë tjetër nuk realizohet, gjë që kontribuon drejt paraqitjes së shpejtë të dëmtimeve të rrugëve, shprehet Ognjenoviqi.

Rehabilitim i rrugëve, sqaron ai, është thjeshtë e thënë mirëmbajtje investuese e rrugëve. Këto janë aktivitete të rregullta të mirëmbajtjes që do të thonë vazhdim të jetëgjatësisë së rrugës në mënyrë që të ulen shpenzimet e përdoruesve në raport me kohën e udhëtimit, shpenzimet për amortizim të automjeteve, konsumit të karburanteve, etj. Në këtë drejtim, siç shprehet ai, rehabilitime duhet të realizohen rregullisht në përputhje me programin e mirëmbajtjes.

Me planin për rehabilitim të rrugëve në gjatësi prej 1500 kilometrave janë përfshirë akset: Katllanovë-Petrovec, Hipodrom-Petrovec, Milladinovc-Petrovec, Milladinovci-Hipodrom, Shkup-Bllacë, Katllanovë-Veles, Veles-Gradsko-Negotinë-Demir Kapi, Manastir-Demir Hisar, Krushevë-Demir Hisar, Drugovë-Demir Hisar, Krivogashtan-Krushevë, Krushevë-Sliva-Pusta reka, Manastir dhe vendkalimi me Greqinë, Farishka Klisura – Prilep, Karpallak – Zhelinë.

Është parashikuar rindërtim i rrugëve Misllodezhdë-Zbazhdi, Podmolje – Strugë – Qafë Thanë, Ohër – Shën Naum, Kërçovë- Makedonski Brod, Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë, Nikiforovë-Leunovë-Bunec, Uzem-Toranicë, Makedonska Kamenicë-Sasë, Kumanovë-Stracin, Koçanë – Ponikvë, Strumicë-Berovë, Shën Nikollë – Neokazi, Kondovë- Radushë, Gjevgjeli-Bogdanci, autostrada Tabanoc- dalja T, autostrada Karpallak – Zhelinë.

Paralelisht me këtë, siç qëndron në programin, Qeveria do të investojë edhe në ndërtimin e urave, por edhe riparimin e pikave të zeza dhe në përgjithësi investimin në rritjen e sigurisë në komunikacion nëpër rrugët tona. Kjo do të fillojë me ndërtimin e sistemit inteligjent transportues (SIT) të Korridorit 10. Sistemi parashikon kontrollin dhe informimin gjatë motit të keq, ngecjes në rrugë, matjes së dendësisë së komunikacionit dhe peshës së automjeteve të rënda, kontroll gjatë transportit të materieve të rrezikshme, etj.

Sipas Ognjenoviqit, realizimi i SIT-it gjithsesi do ta rrisë sigurinë e Korridorit 10, por potencon se duhet doemos të zbatohen edhe të gjitha masat tjera për rritjen e sigurisë së të gjitha rrugëve të tjera. Me këtë rast duhet doemos t’i shfrytëzojmë përvojat e vendeve që në këtë kuptim janë shumë më përpara se ne. Në këtë moment rritja e sigurisë është prioriteti kulmor në vendet e zhvilluara evropiane.

Fokus i posaçëm, siç qëndron në programin, do të vendoset në rinovimin dhe zgjerimin e dy vendkalimeve kufitare Qafë Thanë dhe Deve Bair me çka do të përmirësohen kushtet për punë në objektet administrative, do të lehtësohen formalitetet doganore dhe do të mundësohet qarkullim më i shpejtë i njerëzve dhe mallrave. Deri në fund të vitit do të bëhet studimi për zhvillimin e ardhshëm dhe zgjerimin e kapaciteteve në vendkalimet kufitare, me rekomandime konkrete për investimet e ardhshme dhe mundësitë për vendkalime të përbashkëta të kufizuara. Në këtë drejtim, do të analizohet zgjerimi i mundshëm i kapaciteteve në vendkalimin kufitar Jazhincë bashkë me aksin rrugor Tetovë-Jazhincë dhe hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

SH_40ec4.jpg

NË INFRASTRUKTURËN HEKURUDHORE KORRIDORI 8 TË JETË PARËSOR NË LISTËN E REALIZIMIT

Qeveria premton edhe se do të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës hekurudhore përmes investimeve të mëtejshme në ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Bellakovc-Kriva Pallankë-Deve Bair, vazhdim të remontit të Nogaevci-Negotinë, stacion i përbashkët kufitar hekurudhor Tabanovc.

Planifikohet përpilimi i dokumentacionit projektues teknik për elektrifikim të hekurudhës Shkup-Shkup Veri-Gjorçe Petrov-Vollkovë-Bllacë dhe vendkalimit të përbashkët hekurudhor kufitar me Republikën e Kosovës dhe për hekurudhën e re Milladinovc- aeroporti Petrovec, përpilim i dokumentacionit të plotë teknik Kërçovë-Ohër-Strugë dhe Kërçovë deri në Lin, Shqipëri, përgatitje të dokumentacionit projektues teknik për rikonstruksion, rehabilitim të hekurudhës Shkup-Kërçovë si pjesë e Korridorit 8, përpilim të pilot projektit për krahun Zelenikovë – Draçevë – Lisiçe – Pinti – 11 Tetor – Shkup Udhëtare.

Profesori i Katedrës për hekurudha të Fakultetit Ndërtimore të UQM-së, dr. Zllatko Zafirovski, deklaroi për MIA-n se është me rëndësi të madhe që Korridori 8 të jetë parësor në listën e realizimit.

Në të kaluarën, shprehet Zafirovski, transporti hekurudhor kishte rol dominues të monopolit në raport me llojet tjera të transportit. Transporti hekurudhor ende ka në dispozicion shumë kapacitete më të mëdha transportuese. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka dalje në det, kështu që mallrat edhe në transportin e brendshëm edhe në atë të jashtëm transportohen në pjesën më të madhe me transportin hekurudhor. Shteti ynë si qendër e Ballkanit ka rol të madh në transportin ndërkombëtar (veçanërisht të mallrave), që është parakusht për ekzistimin e infrastrukturës së mirë transportuese, bën të ditur profesori Zafirovski.

Korridori hekurudhor 8 është njëri prej dhjetë korridoreve panevropiane që kalojnë edhe nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Transheja fillon nga portet Bari dhe Brindizi në Itali dhe kalon përmes Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, duke i lidhur në mënyrë sukcesive qytetet: Bari / Brindizi – Durrës/ Vlorë (Deti Adriatik) – Tiranë – Shkup – Sofje – Plovdiv – Burgas – Varnë (Deti i Zi).

Prandaj, potencon Zafirovski, është me rëndësi të madhe që ky korridor të jetë parësor në listën e realizimit. Dokumentacioni i projektit është i gatshëm për gjithë Korridorin 8, kështu që si rezultat i kësaj, tashmë është shpallur tender për ndërtimin e aksit të dytë drejt Republikës së Bullgarisë, e pas saj do të duhej të vijojë edhe për aksin e tretë, në përputhje me strategjinë e paralajmëruar për realizimin e projekteve të infrastrukturës hekurudhore.

– Dokumentacioni i projektit nga Kërçova deri në Lin, gjithashtu ka përfunduar në nivel të Projektit themelor. Por, për fillim të realizimit, me siguri do të pritet të përfundojë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, e më pas do të shkohej me shartimin e realizimit. Jo më pak e rëndësishme është që të bëhet rikonstruksioni i plotë i aksit Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë, përndryshe humbet kuptimi i investimit në aksin nga Kërçova deri në Strugë (Ohër), sqaron profesori Zafirovski.

SH_4064d.jpg

Siç shton ai, është e domosdoshme që të bëhet studim fizibiliti për lidhjen e Aeroportit Ndërkombëtar Shkup me stacionin hekurudhor dhe të autobusëve më Shkup. Transporti ekzistues i autobusëve deri në aeroport nuk është as prej së largu i mjaftueshëm, ndërsa iniciativa e këtillë konsideron se gjithsesi do të ishte mbështetur edhe nga TAV-i edhe nga Qeveria.

– Transporti hekurudhor ka rol të rëndësishëm në çdo ekonomi kombëtare. Një shtet është i fuqishëm ekonomikisht vetëm nëse ka infrastrukturë të mirë transportuese. E mbështes çdo program për realizimin e projekteve të lidhura me infrastrukturën hekurudhore. Dua të theksoj se ne si profesionistë dhe ekspertë të Fakultetit të Ndërtimtarisë të Katedrës për hekurudha, i ndjekim vazhdimisht edhe trendët e reja në këtë fushë, dhe në çdo kohë qëndrojmë në dispozicion për çfarëdo lloji të konsultimeve dhe bashkëpunimit lidhur me modernizimin e hekurudhave te ne, në mënyrë që përfundimisht të kemi hekurudhë që u ngjan atyre evropiane, deklaroi Zafirovski për MIA-n.

Në fushën e komunikacionit ajror, nga ana tjetër, sipas planeve të Qeverisë, do të krijohet strategji e re, funksionale dhe e qëndrueshme kombëtare për zhvillimin e saj.

Pas përfundimit të krizës së kovidit, premtohet se do të vendosen destinacione të reja për rritjen e numrit të fluturimeve, rritje të numrit të udhëtarëve, rritje të nivelit të sigurisë dhe mundësim të sistemit efikas, të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm ekologjik të transportit ajrore të kapshëm nën kushte të barabarta për të gjithë.