Bashkimi Evropian Mbetet Një Projekt Madhor Me Shenja Bindëse Të Pajtimit Në Mes Popujve

Bashkimi Evropian Mbetet Një Projekt Madhor Me Shenja Bindëse Të Pajtimit Në Mes Popujve

Historiku i Bashkimit Evropian, nisi më 9 maj të vitit 1950, me projektin për pajtimin franko - gjerman.

Faktori më i rëndësishëm që ndikoi në mbisundimin e votave për ndarje të Britanisë së Madhe, nga BE-ja është frika për të mos e humbur identitetin. Kur të lexohet historia e BE-së, muaji qershor i vitit 2016 do të mbahet mend si një periudhë shumë e rëndësishme. Kjo periudhë mund të thuhet se është një nga periudhat më të rëndësishme të shekullit 21, pas Marrëveshjes së Lisbonës. Bashkimi Evropian mbetet një projekt madhor me shenja bindëse të pajtimit në mes popujve, projekt shumë i rëndësishëm, për përforcimin e paqes evropiane edhe atë pas shumë luftërave. Konsolidimi i demokracisë, ekonomisë së tregut në Evropën Qendrore e Juglindore si dhe integrimin e saj, politik, ekonomik dhe shoqëror drejt BE-së. Partitë politike në Maqedoni edhe para BREXIT, nuk ishin bindëse për integrimin e shtetit në BE. Retorika politike nuk ishte e mbështetur në projekte për të përshpejtuar procesin integrues. Tani, shumë pak mund t’i besohet këtyre elitave partiake politike se po punojnë në stabilitetin institucional si kusht për përafrimin e Maqedonisë në BE.

Partitë politike në Maqedoni edhe para BREXIT, nuk ishin bindëse për integrimin e shtetit në BE. Retorika politike nuk ishte e mbështetur në projekte për të përshpejtuar procesin integrues. Tani, shumë pak mund t’i besohet këtyre elitave partiake politike se po punojnë në stabilitetin institucional si kusht për përafrimin e Maqedonisë në BE.

Si Do Ta Vlerësoni Vendimin E Britanisë Së Madhe Në Referendumin Për Tu Ndarë Nga BE-Ja?

Ndryshe ky integrim ekonomik njihet edhe si marrëveshje e pajtimit në mes dy popujve, që më shumë se dy shekuj kishin zhvilluar luftëra të ashpra, njeri kundër tjetrit, me përmasa shfarosëse. Paramendoni armët dhe helmet më të rrezikshme luftarake, dolën si zbulim në mesin e këtyre dy popujve për shfarosjen e njëri-tjetrit. Atëherë kur ministri francez i Punëve të jashtme, Robert Shuman, për herë të parë publikisht foli për idetë mbi të cilat qëndron Bashkimi Evropian. Deklarata e Shumanit propozoi themelimin e Komunitetit Evropian për Thëngjill dhe Çelik, i cili u bë realitet pas nënshkrimit të Traktatit të Parisit, më 18 prill 1951. Kjo vendosi tregun e përbashkët për thëngjill dhe çelik midis gjashtë vendeve themeluese: Belgjika, Republika Federale e Gjermanisë, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Qëllimi i këtij tregu, pas Luftës së Dytë Botërore, ishte të sigurojë paqe midis popujve fitimtarë dhe atyre të mposhtur të Evropës dhe të afrojë këta popuj si të barabartë, që të bashkëpunojnë në institucione të përbashkëta.

Dhe tani pas 65 viteve nga ky integrim ekonomik, nga marrëveshja e pajtimit, pas referendumit për BREXIT-in, është ende e paqartë se si do të organizohet dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Dhe ç'përfundim do të nxjerrin 27 anëtarët e mbetur pas këtij hapi. Sipas Brukselit, Britania e Madhe gjendet në një gjendje paqartësie, pra konfuze.

Çfarë ndikimi do të ketë në BE-?

Referendumi për daljen e Britanisë nga BE-ja, e ka trazuar gjithë politikën evropiane dhe nuk do të kalojë pa pasoja për shtetet anëtare. Ka edhe mendime të tilla të euro-skeptikëve, të cilët mbajnë përgjegjësi për uljen e vlerës së BE-së në sytë e qytetarëve. Që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, më 1 dhjetor 2009, është krijuar dispozitë edhe për tërheqje nga BE-ja. Klauzula e tërheqjes është përfshirë në Traktatin e BE-së, e cila shteteve anëtare u lejon largimin nga BE-ja. Nuk ekzistojnë kushte të caktuara për largimin e këtillë, gjithçka që është e nevojshme është një marrëveshje midis BE-së dhe shtetit anëtar të interesuar për aranzhimin e tërheqjes.

Neni 50 i Traktatitit te Lisbonës parasheh se çdo shtet anëtar mund të vendos të dalë nga Bashkimi, në përputhje me kërkesat kushtetuese të veta. Shtetia anëtar që vendos të dalë nga Bashkimi njofton Këshillin Evropian për këtë qëllim. Në dritën e orientimeve të dhëna nga Këshilli Evropian, Bashkimi negocion dhe arrin një marrëveshje me këtë shtet, në të cilën përcaktohen masat organizative të daljes, duke pasur parasysh kuadrin për marrëdhënien e tij të ardhshme me Bashkimin. Kjo marrëveshje negociohet në përputhje me nenin 218 (3) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian. Marrëveshja lidhet në emër të Bashkimit, nga Këshilli, duke vepruar me shumicë të cilësuar, pasi merret pëlqimi i Parlamentit Evropian. Traktatet pushojnë së zbatuari për shtetin në fjalë duke filluar nga data e hyrjes në fuqi e marrëveshjes së daljes ose, nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë. Nëse një shtet i cili ka dalë nga Bashkimi kërkon rianëtarësim, kërkesa e tij i nënshtrohet procedurës së parashikuar në nenin 49. të Marrëveshjes se Lisbonës.

Sipas jush kush ndikoi që referendumi të jetë pro daljes nga BE-ja?

Britania e Madhe, është bashkuar me BE-në së bashku me Danimarkën dhe Irlandën në janar të vitit 1973. Prej atëherë, ka pasur gjithnjë sjellje skeptike ndaj integrimit evropian dhe veçanërisht ndaj monedhës së re. Nuk bën pjesë në Eurozonë. Nëse analizojmë më thellë rëndësinë e Bankës Qendrore Evropiane, që është institucion i Unionit Ekonomik dhe Monetar (EMU) të cilit i përkasin të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Britania e Madhe nuk është anëtare i euro zonës. Lëvizja e lirë është vlere e posaçme integruese për vendet e hapësirës Schengen. Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda janë jashtë zonës Shengen.

Nuk mund të identifikohen faktor bindës, pse Britania e madhe votoi për daljen e saj nga BE-ja. Problemi qëndron në pikëpamje ideologjike edhe me partitë e qendrës, të majtët apo të djathtë. Shpesh edhe liderët të cilët janë në favor të BE-së flasin për takimet në Bruksel, si vend ku ata i mbrojnë interesat kombëtare, orvaten për të krijuar projekte për të zbehur veprimin supracional të Institucioneve të UE-së.

Si i vlerësoni analizat për atë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja do të rezultojë në shkatërrim të BE-së si gjithësi, dhe sa reale ju duke juve një gjë e tillë?

Këtu do të shërbehem me mendimin e kryeministrit britanik, David Cameron, i cili u ka bërë thirrje bashkëkombësve që të refuzojnë të ashtuquajturin “Brexit”, apo daljen e vendit nga BE-ja. “Është privilegji më i madh në jetën time të qëndroj në zyrë, dy oborre larg vendit ku Ëinston Churchill ka marrë vendim të luftojë kundër Hitlerit më 1940. Ai nuk ka dashur të jetë vetëm, ai ka dashur të jetë me polakët, me francezët dhe me të tjerët që kanë luftuar për lirinë dhe demokracinë e Evropës”, ka thënë Cameron.

Kuptohet pasoja do të ketë edhe për Bashkimin Evropian, gjithsesi. Britania e Madhe është Union Evropian në vete, me të kaluarën historike shtet bërës. Largimi i një shteti me ekonomi të dytë për nga madhësia, shtet anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka ndikim. Një nga shtetet që jep kontributin më të madh në kapacitetet ushtarake dhe të sigurisë në BE.

Mund te rrjedhin edhe pasoja për Britaninë e Madhe, këtu do të përmendi prononcimin e Kryeministres së Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka thënë se “Parlamenti i Skocisë duhet ta ketë të drejtën të mbaj edhe një referendum, e kjo për shkak se Skocia është nxjerr nga BE-ja kundër vullnetit të saj. “Vendimi i marrë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, është vendim i gabuar”.

A mendoni se do të zbehet besimi i njerëzve kundrejt një bashkësie të tillë që shërben si model për demokracinë, lirinë dhe liberalizimin ekonomik?

Liderët evropianë në masë të madhe reaguan negativisht në kërkesat britanike për negociata të reja rreth anëtarësimit të Britanisë së Madhe. Laburistët britanikë dhe liberal, demokratët e dënuan politikën evropiane, duke e quajtur të dëmshme për interesat britanike.

Mund të ndodh që të shfrytëzohen mundësitë normative të nenit 49-të Marrëveshjes së Lisbonës për ri-anëtarësim edhe për Britaninë. Çdo shtet Evropian, i cili respekton vlerat e përmendura në nenin 2 dhe është i angazhuar për nxitjen e tyre, mund të kërkojë të bëhet anëtar i Bashkimit. Parlamenti Evropian dhe Parlamentet kombëtare njoftohen për këtë kërkesë. Shteti kërkues ia drejton kërkesën Këshillit, i cili vepron unanimisht, pasi konsultohet me Komisionin, dhe pasi merr pëlqimin e Parlamentit Evropian, i cili vepron me shumicën e deputetëve që e përbëjnë. Merren në konsideratë kushtet e papranueshmërisë të miratuara nga Këshilli Evropian.

Kushtet e anëtarësimit dhe përshtatjet me Traktatet mbi të cilat është themeluar Bashkimi, që kërkon një anëtarësim i tillë, i nënshtrohen marrëveshjes midis Shteteve Anëtare dhe shtetit aplikues. Kjo marrëveshje paraqitet për ratifikim në të gjitha shtetet kontraktuese në përputhje me kërkesat kushtetuese respektive të tyre.

Si do të ndikoj ky vendim i Britanisë për shtetet që janë kandidatë për anëtarësim, sidomos shtetet e Ballkanit dhe më konkretisht Maqedoninë?

BREXIT shënon rastin e parë të daljes nga BE-ja të një shteti. Ekzistojnë edhe vlerësime të mbështetura në fakte se ky hap i jep një goditje të rëndë edhe procesit të zgjerimit. Procesi i zgjerimit dhe angazhimi i Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mjafton të shikohet angazhimi i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë, ku i gjithë procesi për një qasje të re kishte nisur me iniciativë të përbashkët gjermano - britanike. Edhe në Kosovë po ashtu bashkëpunimi i Berlinit dhe i Londrës, ka qenë shume i rëndësishëm. Kosova pa dyshim me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja po e humb mbështetësin më të fuqishëm. Madje kishte edhe mendime të tilla në Bruksel, se Britania e Madhe kërkon për Kosovën më shumë se sa vetë politikanët e Kosovës.

Bashkimi Evropian mbetet një projekt madhor me shenja bindëse të pajtimit në mes popujve, projekt shumë i rëndësishëm, për përforcimin e paqes evropiane, pas shumë shekujve të kaluar me luftëra të ndryshme.

Konsolidimi i demokracisë, ekonomisë së tregut në Evropën Qendrore e Juglindore dhe integrimin e saj, politik, ekonomik dhe shoqëror drejt BE-së.

Partitë politike në Maqedoni edhe para BREXIT, nuk ishin bindëse për integrimin e shtetit ne BE. Retorika politike nuk ishte e radhitur ne projekte për te përshpejtuar procesin integrues. Tani, shume pak mund t’i besohet këtyre elitave partiake politike se po punojnë në stabilitetin institucional si kusht bazë për përafrimin e Maqedonisë ne BE. Unë mendoj se edhe pas daljes se Britanisë së Madhe nga BE-ja, nuk i ndikon ne sjelljet e liderëve të partive politike në Republikën e Maqedonisë, pozitë dhe opozitë. Ata po vazhdojnë të mbeten me retorikë monotone, se gjoja janë të përkushtuara në procesin e integrimit të vendit në BE.