Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, por me një infrastrukturë më të mirë mund të minimizohet dëmi

Fatkeqësitë natyrore nuk mund të parandalohen, por me një infrastrukturë më të mirë mund të minimizohet dëmi

Fatkeqësitë natyrore dhe të reshurat e shiut intensive që ndodhin në lokacione të vogla vështirë që të lokalizohen dhe të parandalohet nga fatkeqësitë, theksoi Ristevski për revistën “Zaman”.

Sipas tij, më shpesh ndodhin në ato raste ku ka mundësi që të lajmërohet se mund të ketë gjendje jo stabile për një territor të caktuar. Nëse ka ndjekje të veçantë të fatkeqësive me radar meteorologjik dhe satelit meteorologjik atëherë mund të fitohen parametra adekuate për karakteristikat nga sistemi i plotë, si dhe madhësinë dhe intensitetin të ashtu quajturave “ndikime” të cilat e karakterizojnë renë e madhe e cila njihet me emrin “kumulonimbus”.

Profesori universitarë bëri të ditur se nëse parashikohet të ketë 40-50 mm të reshura të shiut duhet të jemi të shqetësuar se mund të kemi vërshime. “Rasti i fundit thuhet të ketë rënë 93 mm, ose 93 litra në m3 tek, sipas stacionit meteorologjik në Kodrën e Lepurit në Shkup. Ndër retë ka indikacione të ketë pasur “miniteza” më të mëdha të reshjeve. Arsyeja kryesore e katastrofës është shfaqja e ciklonit dhe lagështia e qiellit nga Mediterani, me jo stabilitet dhe ndikime lokale si dhe ndikimi i orografik dhe shfaqja e shkarkimeve elektrike të cilët e karakterizojnë këtë sistem si jo stabil”, tha ai.

Shpëtimi nga fatkeqësitë natyrore është i pamundur

Ristevski potencoi se është shumë e vështirë të shpëtohet nga fatkeqësitë natyrore, por mundet vetëm të minimizohet dëmi ose sa mund të parandalohen dëmet. “Janë vetëm spekulime se nëse do të kishte një sistem të sofistikuar të kanalizimit këto fatkeqësi do të parandaloheshin.. Në vitet e fundit me të vërtetë janë bërë punime për pastrimin e kanaleve dhe nëpër ujërat në të gjithë territorin e Maqedonisë, e cila është e dukshme, por duhet akoma punë për tu bërë. Me fatkeqësitë natyrore nuk mund të ketë “bisedime”, natyra mundet vetëm të “dënoj””.

Vërshimet mund të jenë disa llojeve

Kemi dy lloje të vërshimeve ato janë vërshimet “verore” dhe “dimërore”. Vërshimet e dimrit vijnë si rezultat i të reshurave të shiut dhe shkrirjes së borës nga pjesët më të larta btë maleve e cila ju bën dëm shumicës së luginave. Ashtu ishin vërshimet në Shkup gjatë viteve 1935, 1937, 1962 dhe 1979. Gjithashtu kishe edhe vërshime edhe gjatë luftës së parë botërore në vitin 1916.

Vërshimet verore mund të thuhet se janë të lokalizuara nëpër vendet rurale siç mund të japim shembull vërshimet në Negotinë dhe Kavadarci gjatë vitit 1995. Gjithashtu mund të ceken edhe vërshimet të 1,2 Gushtit në Manastir në vitin 1957 kur doli nga shtrati lumi Dragor ku kishte të reshura intensive në periudha të shkurta që shkaktuan dëme katastrofale. Gjithashtu mund të ceken edhe vërshimet në Malin e Zi të Shkupit në Gusht të vitit 1929 ku lumi Serava doli nga shtrati. Mund të thuhet se në gjithë territorin e Maqedonisë mund të kemi të reshura të breshëritë dhe të shiut.

Çfarë duhet të ndërmarrim që të mos kemi me përmbytje si këta të fundit dhe të një vitit më parë?

Metodat e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore mund të bëhen nëpërmjet përpunimit adekuat të planit të hapësirave dhe marrjen parasysh rreziqet nga ato katastrofa.

Për shembull:

Në periudhat kur është toka e thatë dhe nuk ka të reshura të shiut dhe ruajtje e rezervave të ujit të akumuluar dhe ujit të pijshëm është më ngadaltë. Për tu mbrojtur nga temperaturat e larta njerëzve duhet tu sugjerohet të kenë kujdes nga këto gjëra. Shfaqja e zjarrit në hapësira të mëdha malore dhe nëpër toka bujqësore, nevojitet edukim i popullatës dhe përgatitje nga organet kompetente për shuarjen e zjarrit të cilët edhe paralajmërojnë dhe prognozojnë shkaqet që na sjellin deri tek zjarri. Për paraqitjen e vërshimeve, për dimensionet adekuate për rregullimin e sahateve dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit, sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik duhet të ketë paralajmërime. Përmirësimi i sistemit meteorologjik dhe hidrologjik, si dhe shfrytëzimi i aparaturës të sofistikuar siç janë Radarët të cilët punojnë pa ndërprerë. Duhet të ndërtohen stacione adekuate meteorologjike të cilat do të kyçen automatikisht për ndjekjen e komponentëve nga domeni për mjedisin jetësor. Gjithashtu duhet të bëhet riaktivizimi i stacionit në Petrovec të Shkupit, i cili një kohë të gjatë nuk është në funksion. Nga aty mund të jepen informacione dhe të strukturohet në atmosfera në pjesën e gadishullit Ballkanik së bashku me të dhënat nga Athina, Zagrebi, Beogradi dhe Sofja. Me aktivizimin e kësaj do të kemi informata më të sakta për linjat ajrore, ambientin jetësor si dhe analiza për parashikimin e kohës klimatike, si dhe për resorët e ujërave për bujqësi, ndërtimtari dhe sigurim.

Për 238 vjet Shkupi i ka përjetuar 16 përmbytje, mirëpo kjo e fundit ishte më tragjike

Shkupi be6ee

Saktë para 100 viteve, gjegjësisht në muajin Maj të vitit 1916 Shkupi ishte i mbuluar tërësisht me ujë, por nuk pati asnjë viktimë.

Nuk kishte viktima as në përmbytjet e nëntorit të vitit 1962, e as në përmbytjet të nëntorit të vitit 1979. Të tre përmbytjet që ndodhën, ndodhën për shkak të ujit që arriti të del nga shtrati i lumit Vardar. Kësaj radhe, në vërshimet e fundit lumi Vardar arriti të qëndroj në shtretërit e tij, mirëpo përmbytja që i kaploi rajonet e verilindore të Shkupit morri jetën e 22 personave. Për herë të parë përmbytja nuk kishte lidhje me lumin kryesor të Maqedonisë, kurse pasojat ishin të papara.

Brenda 238 viteve Shkupi i ka përjetuar 16 përmbytje

Sipas ekspertëve për rregullimin e lumenjve dhe mbrojtje nga përmbytjet, qyteti i Shkupit mund të përmbytet vetëm nëse niveli i lumit Vardar rritet për 4,5 metra. Mirëpo qyteti i Shkupit ka një kronologji të gjatë të përmbytjeve.

Vetëm në shekullin e fundit në rajonin e Shkupit janë regjistruar përmbytje të mëdha edhe atë në vitet 1916, 1935, 1937, 1962 dhe në vitin 1979. Shumica e përmbytjeve janë bërë në stinën e vjeshtës apo në gjysmën e parë të muajit janar, mirëpo sipas të dhënave përmbytjet më katastrofale janë përjetuar në stinën e pranverës dhe gjithmonë problemi kryesor i përmbytjeve ka qenë lumi Vardar. Ashtu ka qenë edhe në përmbytjet e viteve 1778, 1779, 1800, 1856, 1858, 1876, 1878, 1886, 1895 dhe në vitin 1897.

Në përmbytjet që ndodhi në vitin 1916, lumi Vardar ka dal nga shtrati në të dy anët duke depërtuar nëpër rrugë dhe pastaj nëpër shtëpitë e njerëzve. Sipas informacioneve të gazetave të atëhershme mund të konstatohet se një pjesë e madhe e Shkupit ka qenë e mbushur me ujë.

Për përmbytjet e viteve 1935 dhe 1937 ekzistojnë informata më konkrete. Arsyeja kryesore e të dy përmbytjeve si dhe të përmbytjes më 16 nëntor të vitit 1962 ka qenë reshjet intensive në tekun e lartë të lumit Vardar, si dhe dalja nga shtrati të lumit Treska dhe Lepenec.

Përmbytja e vitit 1962, konsiderohej si përmbytja më e madhe deri para se të ndodhej katastrofa në Hasanbeg. Në këtë përmbytje nuk ka pasur viktima, mirëpo kanë qenë të përmbytur mbi 5 mijë shtëpi dhe ka pasur shumë dëme materiale. Si ka ardhur deri në përmbytjet e 12 nëntorit të vitit 1962? Pas reshjeve intensive disa orë me radhë dhe sidomos në tekun e lartë të lumit Vardar, niveli i lumit për menjëherë është rritur për disa metra dhe qenka aq e madhe sa që e paska mbushur kanalin nën Urën e Gurit. Uji i lumit është derdhur në qendrën dhe në rrugët e Shkupit. Në të njëjtën kohë kanë filluar të ritet niveli i ujit të ujërave të nëntokës dhe si shtesë ka dal nga shtrati edhe lumi i Seravës dhe në disa vende të Shkupit, niveli i ujit ka arritur deri në 1,5 metra. Sipas informatave të publikuara në gazetën e atëhershme “Nova Makedonija”, vetëm në valën e parë të përmbytjeve, gjegjësisht më 16 dhe 17 nëntor, përmbytjet kanë shkatërruar afër 1 mijë shtëpi, kurse afër 4 mijë familje kanë ngel pa strehim.

Sot një numër i madh i shoqatave humanitare, aktivistëve dhe banorëve të fshatrave për rreth Hasanbegut, po ndihmojnë në pastrimin e fshatit dhe kërkimin e vogëlushes 16 muajsh, e cila që nga 6 Gushti rezulton e zhdukur.

Please publish modules in offcanvas position.