Gjashtë pika para se të zgjidhni degën e studimeve

Gjashtë pika para se të zgjidhni degën e studimeve

Njeriu përballet me dy zgjedhje të rëndësishme në jetë: Martesa dhe zgjedhja e profesionit. Stresi në kohën e zgjedhjes së degës mund t’ju bëjë qe të mos t’i vlerësoni mirë piket që keni marrë nga provimet dhe mundësitë që keni. Prandaj duam të ndajmë disa detaje me ju.

Shansi ka një përkufizim: Është pika ku gërshetohet logjika me mundësinë. Çdo pikë është një mundësi, kur e përdor atë logjikisht bëhet shans. Përdorni mirë logjikën, merrni ndihmë nga një person më i rritur nga ju dhe që ka përvojë, siç mund të jetë mësuesi kujdestar. Sepse, të mosndjerit vetëm e redukton stresin e zgjedhjes.

Bëjini këto pyetje vetes:

1-A e di unë se çfarë dua?

Është e rëndësishme t’i përgjigjesh pyetjeve si: Ajo që dua a është e mirë për mua? A është e bukur, e përshtatshme, e pranueshme?Është e mirë se mund t’i arrij idealet e mia nëpërmjet këtij profesioni. Është e bukur se besoj se do më bëjë të lumtur. Është e pranueshme sepse përshtatet me pikat e dobëta dhe të forta të miat. Është e përshtatshme sepse mund ta vazhdoj një gjë të tillë edhe në të ardhmen apo sepse është e kërkuar për të ardhmen.

2-Jam i fokusuar vetëm te suksesi apo vetëm te të qenët i lumtur?

Apo dua të jem edhe i suksesshëm edhe i lumtur?Koha e rinisë është koha kur ne nuk mendojmë afatgjatë por afatshkurtër, sepse është me ndikues vendimi i ndjenjave sesa i trurit. N.q.s nuk do të përdornit vetëm pjesën e trurit që përmban ndjenjat, por edhe pjesën që mendon atëherë do mund të përdornit qëllimet afatgjatë.

3-A ke një piramidë (hierarki ) qëllimesh në jetë?

Një i ri që ka një hierarki qëllimesh, radhit idealet e egos dhe përparësitë sipas rëndësive. Më pas planifikon të ardhmen, madje ecën sipas përparësive edhe kur planifikon një ditë normale.Ti je vizioni yt!T’ia hedh ditës, të bëhem i famshëm, të lë gjurmë në histori, të bëhem i pasur, të bëhem paq me natyrën, të bëj shpikje në dobi të shoqërisë, të bëhem njeri i mirë, të jem i lumtur edhe pas vdekjes, të kem shtëpi, makinë dhe familje, mjafton.Merrni një laps dhe letër dhe shkruani përparësitë tuaja dhe sipas saj hidhni hapat në jetë.

4-A ke piramidë njohurish?

Nëse nuk përputhet piramida e qëllimeve me piramidën e dijeve atëherë bëhen shumë gabime gjatë zgjedhjeve. A përputhen pikët që ti ke marrë në provime me dëshirat dhe qëllimet që ke? Një nxënës që gjatë 3 viteve të shkollës nuk ka marre notë më të lartë se 7, atëherë nëse do të ishim realist ai nuk mund të zgjedhë Mjekësi ose një degë tjetër që ka pikë të larta. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Është e vërtetë që adoleshenca është mosha më idealiste, por duhet të jemi më tepër realist se ndryshe mund të ngelim dhe pa fituar. Të rinjtë që kanë vetëbesim të lartë nuk i përdorin pikët siç duhet, por zgjedhin degë që nuk mund t’i arrijnë. Ndërsa ata te rinj që e kanë vetëbesimin e dobët nuk i shkruajnë degët që mund t’i fitojnë sepse kanë frikë se mos ndoshta nuk pranohen dhe më vonë pendohen.

5-A keni një piramidë dëshirash?

Në jetën e njeriut janë shumë të rëndësishme dëshirat që ai ka. Sipas dëshirave lindin nevojat dhe këto të fundit rrisin motivacionin. Ndërsa motivacioni bën që njeriu të punojë.

Që të ketë dëshirë duhet të zgjohet dashuria. Radhisni me radhë cilin profesion doni më shumë. Mos zgjidhni fushën të cilën nuk e pëlqeni. Radhisni fushat që keni më shumë interes, sipas rëndësisë së tyre. Mos zgjidhni një degë që nuk e doni ose nuk keni interes vetëm e vetëm se keni pikët e larta. Për shembull: “Mora mbi 6 500 pikë dhe duhet të zgjedh se s’bën mjekësi edhe pse nuk më pëlqen”. Në zgjedhjet e degëve është shumë e vështirë që ta kapësh 100 % degën që do, prandaj këtu duhet të futet në punë rregulli 51%. Shkruaj vetëm ato degë që kanë interes mbi 51 % për ty. Mund të jetë e dobishme për ty në të ardhmen, se ka dhe disa nxënës që rrezikojnë duke shkruar vetëm 1-2 zgjedhje dhe nuk futen në asnjë degë pasi i shkojnë pikët dhe një vit kot.

6-Atë degë e desha unë apo të tjerët?

Në përgjithësi, me të drejtë, prindërit duan profesione si mjekësia dhe inxhinieritë për fëmijët e tyre. Nëse edhe i riu është i përshtatshëm për këto degë, atëherë nuk ka asnjë problem. Por, nëse kjo bëhet vetëm se është në modë ky profesion atëherë kjo mund ta shkatërrojë të ardhmen. Ujërat që nuk futen në kanalin e vet shkojnë dëm. Dëm shkojnë gjithashtu të gjitha shpenzimet që ke bërë. Merri parasysh nevojat e shoqërisë dhe dëshirat e të afërmeve, por përsëri fjalën e fundit duhet ta thuash ti. Nëse gjen një universitet që është i njohur dhe i specializuar për degën tënde, atëherë kjo tregon që ti je me shans, nëse gjen një universitet që është i mirë në profesionet e së ardhmes në fushën tënde, atëherë kjo është e rëndësishme për ty. Nëse zgjedh një universitet që ka dhe mundësi për bursa atëherë kjo është një avantazh për ty, sepse lehtëson edhe familjen nga njëra anë. Nëse universiteti që do të shkosh nuk do të mësojë vetëm dije, por edhe jetën, atëherë edhe ti edhe familja jote do të jeni të lumtur. Nëse universiteti që t’i zgjedh të bën të ndihesh edhe i lirë edhe ndryshe, atëherë do të thotë që je me fat.

Please publish modules in offcanvas position.