Lufta kundër korrupsionit, kusht paraprak për tu bërë pjesë e BE-së

Lufta kundër korrupsionit, kusht paraprak për tu bërë pjesë e BE-së

Përderisa BE-ja, është duke bërë rregullime të një pas njëshme për të rrëzuar korrupsionin në minimum, edhe shteteve kandidate për anëtarësim në BE, këtë sfidë ua kërkon si një ndër kushtet më të rëndësishme në rrugën për t'iu bashkangjitur BE-së.

 Tabela

Qëllimi i projektit të binjakëzimit (twinning-project) i titulluar, “Lufta kundër korrupsionit dhe përkrahe për preventivin e tij në mënyrë efikase”, realizuar nga ana e Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit (KSHPK), ku zbatues i projektit ishte zyra Administrative e Gjermanisë, kurse përkrahësi financiar me 1.4 milion euro ishte Unioni Evropian, qëllimi i së cilës ishte përmirësimi i legjislacionit për anti-korrupsion, si dhe zero tolerancë për korrupsionin nga ana e të gjithë administratorëve qeveritarë si dhe punonjësve të tjerë nëpër institucionet qeveritare.

Në këtë program morri pjesë edhe shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Sipas tij, korrupsioni ditët e sodit është e keqja më e madhe që mund të ndodh, dhe është në korrelacion me shkallën e varfërisë dhe jo-stabilitetin në vend që sjell pakënaqësi tek qytetarët. “Korrupsioni do të pengohet atëherë kur emrat e rëndësishëm të shoqërisë do ta kundërshtojnë korrupsionin me një gjuhë të përbashkët, dhe kur politikanë e vendit nuk do të tregojnë aspak tolerancë kundrejt një vetie të tillë”. Zhbogar, gjithashtu theksoi se BE-ja ka bërë rregullime të një pas njëshme për të luftuar këtë gangrenë në shoqëri. Andaj edhe shtetet që janë kandidate për tu anëtarësuar në BE duhet ta luftojnë këtë veti me të njëjtën seriozitet. “Kjo është arsyeja se pse ne në BE, bëjmë përpjekje që të jemi sa më konkurrues në luftën kundër këtij problemi të zjarrtë, mirëpo të njëjtën gjë e kërkojmë që ta bëjnë edhe shtetet që kanë dëshirë të jenë pjesë e unionit tonë”.

Në këtë program të quajtur twinning-project ishte prezent edhe ambasadori gjerman në Shkup, Christine Althauzer. Ajo bëri të ditur se projektet lokale për luftën kundër korrupsionit të realizuara dy vitet e fundit kanë arritur progres. Ai gjithashtu theksoi se përveç Prokurorisë Speciale këtë dukuri negative në shoqëri duhet ta luftoj edhe Prokuroria Publike dhe se partitë politike duhet ta mbështesin Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit.

Shtetet e Ballkanit në fund të listës në luftën kundër korrupsionit

Sipas rezultateve të dala nga anketa e realizuar nga ana e organizatës shoqërore globale për luftë kundër korrupsionit “Transparency International” për perceptimin e “Indeksit për Korrupsion”, shtetet e Lindjes së Mesme dhe të kontinentit të Afrikës, për shkak të problemeve administrative dhe juridike pozicionohen në vendet e fundit të listës. Sipas indeksit të analizuar në 167 shtete, Danimarka me 91 pikë gjendet në vendin e parë, si shteti ku korrupsioni është në nivelin më të ulët. Kurse, Somalia dhe Korea Veriore me 8 pikë janë vendet më të korruptuara në botë.

Në listën e botuar, shtetet e Ballkanit, në përjashtim të Sllovenisë, nuk janë aspak në gjendje të mirë. Sllovenia me 60 pikë është e 35-ta në listë, me 44 pikë Mali i Zi është në vendin e 61, Maqedonia me 42 pikë është në vendin e 66. Të njëjtën vend me Maqedoninë e ndan edhe Turqia, kurse Bullgaria me 41 pikë është në vendin e 69, Serbia me 40 pikë është në vendin e 71, me 38 pikë Bosnja dhe Hercegovina gjendet në vendin 76, Shqipëria me 36 pikë është në vendin 88, dhe Kosova me 33 pikë gjendet në vendin e 103-të të listës të përgatitur nga ana e Transparency International. Rusia me 29 pikë gjendet në vendin 119, kurse Ukraina me 27 pikë gjendet në vendin e 130 në mesin e shteteve me më shumë korrupsion.

Please publish modules in offcanvas position.