Maqedonia mbetet në kategorinë e vendeve me ekonomi mesatarisht të lira dhe renditet në vendin e 47 nga 166 vende të renditura, shkruhet në indeksin e lirisë ekonomike të lëshuar sot dhe të përgatitur nga "Heritage" dhe "Wall Street".

Në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit në partneritet me Këshillin e Ombdusmanit nga Austria dhe Instituti austriak për të drejtat e njeriut "Ludvig Bocman" gjatë tetë muajve të fundit u zbatua tuining projekti për "Promovimin e kompetencave të...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për ndarje të 20 bursave të plota për studime deridiplomike dhe pasdiplomike për mësim të gjuhës së vjetër turke në ndonjërin nga universitetet botërore në të cilët ka katedra për studime osmane.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thene se, shtetasit e Maqedonisë nuk do të shkonin në Siri nese më parë do të merreshin masa dhe do të njoftohej...

Kryetarët e dy partive shqiptare LR-PDSH dhe RDK, Ziadin Sela dhe Vesel Memedi u takuan sot me kryetarin e LSDM, Zoran Zaev në hotelin "Aleksandar Palace" në Shkup.

Debat publik për prioritetet urgjente reformuese për Republikën e Maqedonisë të ndërlidhura me sundimin e drejtësisë do të mbajë sot Komisioni kuvendor për çështje evropiane.

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot duhet ta parashtrojë raportin para Këshillit të prokurorëve publikë se përse e zvogëloi numrin e ndihmësve prej 12 në 10.

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (nga 25 janari deri më 31 janar) ka pasur 1.313 thirrje.

Nga fillimi i këtij vitit e deri tani përmes Maqedonisë kanë kaluar 53.434 emigrantë të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Një i punësuar në pikë pagesën-rrugore Gllumovë është lënduar prej se një shofer i furgonit ka dashur me dhunë të kalojë.