Ja 10 universitetet më të mira në botë!

Ja 10 universitetet më të mira në botë!

WUR (World University Ranking) ka bërë së fundmi një renditje të të gjithë universiteteve në botë, duke filluar nga më i miri.

 

Një grup kërkimor që i përket Consejo Superior de Investigaciones Cientas (CSIC), i cili është vendi kërkimor më i madh në Spanjë, ndërmori një iniciativë për të bërë rankimin e universiteteve më të mira në botë. Ai ka si objektiv kryesor që të promovojë kërkimet shkencore, në mënyrë që të përmirësohet progresi i shkencës dhe teknologjisë në nivelet më të larta të shteteve.

Për të gjashtin vit radhazi, Insituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, (MIT), udhëheq renditjen e WUR, duke mbajtur vendin e parë në botë.

Në fakt, katër universitetet më të mira janë të gjitha me bazë në SHBA, Insituti i Teknologjisë i Masaçusetsit, Stanford, Harvard dhe Institutin e Teknologjisë të Kalifornisë.

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të jenë poshtë në renditje, ku 51 nga 76 universitete britanike bien me të paktën një vend.

Më poshtë po ju sjellim edhe rankimin e 10 universiteteve më të mira të botës:

1.Massachusetts Instiute of Technology (MIT)-u themelua në 1861 dhe mban vendin e parë si universiteti më i mirë në botë, prej 5 vitesh. Ai ka arritur rezultat maksimal në të gjitha kategoritë duke përfshirë: kërkimin, punësimin, mësimdhënien, objektet, inovacionin, kriteret e specialistëve dhe përfshirjen.

universitete 5f9f8
2.Stanford University-është i vendosur në fshatin Silicon të Californisë, ku mund të studiosh në degët: Arti dhe humanët, Inxhinieri dhe Teknologji, Shkencat e Jetës dhe Mjekësia, Shkencat Shoqërore dhe Menaxhimi, si edhe për Shkencat Natyrore.

stanford univer e75b1
3.Harvard University-është institucioni arsimor më i vjetër në Amerikë, përsa i përket arsimit të lartë, ku mund të studiosh për Shkencat e jetës dhe Mjekësinë dhe për Shkencat Shoqërore dhe Menaxhim. Në këtë universitet kanë studiuar edhe Mark Zuckerberg, Bill Gates, ndërsa Barack dhe Michelle Obama kanë përfunduar një pjesë të studimeve të tyre këtu.

Harvard University 38533
4.University of Cambridge-është themeluar në vitin 1209 dhe ka një historik shumë të pasur. Ndër njerëzit më të njohur që kanë studiuar këtu janë Isaac Newton, fizikanti brianik që zbuloi gravitetin, aktori Ian McKellen, matematicieni Stephen Hawking, aktorja Emma Thompson dhe redaktorja e gazetës “Huffington Post”, Arianna Huffington.

cambridge university c74c5
5.California Institute of Technology-njihet shumë për degët e Inxhinierisë kimike, Shkencat biologjike, Kimia, Toka dhe Shkencat detare, Fizika dhe Astronomia si edhe për Shkencat e Natyrës.

california c70d8
6.University of Oxford-mbahet si vendi ku mund të mësosh në mënyrë të përkryer Gjuhën dhe Letërsinë e botës, Gjeografinë, Arkeologjinë, Fiziologjinë, Artet dhe Shkencat humane. Gjitashtu, në të mund të gjesh edhe një kamp shumë të mirë përgjatë lumit “Thames”, pabet më të njohura dhe kinematë më të bukura.

oxford 6e129
7.University College London-është një nga institucionet arsimore më të disiplinuara në botë dhe ka një reputacion ndërkombëtar për cilësinë kërkimore dhe në mësimdhënie.

university college london 5b431
8.Swiss Federal Institute of Technology (ETH Zurich)-themeluar në 1855, prej kohësh ky universitet është shndërruar në qendrën e inovacionit dhe dijes. 500 pedagogët e ETH Zurich dhe 20.000 studentët vijnë nga 120 vende të ndryshme të botës.

eth zentrum 50ba9
9.Imperial College London-është një nga institucionet më të rëndësishme të Britanisë, por jo vetëm, i cili është i fokusuar në degët Shkencë, Inxhinieri, Mjekësi dhe Biznes.

imperial college london e875d
10.University of Chicago-këtu kanë studiuar shumë njerëz të shquar, duke përfshirë 13 miliarderë dhe 51 studiues. Ky universitet gjithmonë i ka prirë përparimeve shkencore, si edhe njihet si shtëpia e shtypit më të madh universitar në SHBA.

chicago 761a4

Please publish modules in offcanvas position.