18 vjeçari nga Gjevgjelia dekorohet me medalje të artë në Kampionatin Botërore të Teknologjive të Informacionit

18 vjeçari nga Gjevgjelia dekorohet me medalje të artë në Kampionatin Botërore të Teknologjive të Informacionit (FOTO)

18 vjeçari, Dragi Kamov nga Gjevgjelia ka fituar medalje të artë në kampionatin botëror të teknologjive të informacionit "Infomatrix 2017", në kategroinë e Hardware Control, njofton Zhurnal.

 

Dragi Kamov, një nxënës i suksesshëm i kolegjit Jahja Kemal, ku edhe vijon studimet, ka fituar këtë medalje duke bërë një punë të palodhshme edhe me kuadrin profesional të profesorëve që i ka kolegji "Yahya Kemal" .

Dragi Kamov bashkë me Borjan Jovanovski dhe profesorin Nahit Yilmaz, kanë sajuar një printer 3D i cili lëviz në tre akse.

Printeri në mënyrë standarde shtyp në PLA plastikë me madhësi 540x460x210 mm, që është disa herë më i madh se ato që përdoren si zakonisht.

Printer ka extruder (kokë që shtyp) që ngërthejnë edhe RGB (e kuqe-jeshile-blu) ngjyrat dhe mund të bëjë 16 milionë nianca ngjyrash (të gjitha të dukshme për syrin e njeriut).

Printeri është me një saktësi prej 0.5mm

Printer ka një sensor që rregullon lartësinë e extruder (kokë të shtypura) në një madhësi të qelqit.

Çmimi i këtyre printerëve, me masë më të vogël, me më pak saktësi dhe me vetëm një ngjyrë është 5-6000 euro, ndërsa këta inovatorë këtë e kanë bërë me një çmim që është dhjetë fish më i lirë.

Urime për inovatorët e rinj dhe ju urojmë suksese më të madh në të ardhmen. Nga kjo mund të konkludojmë se studentët (nxënësit), e kolegjit Jahja Kemal mund të konkurojnë në tregun botëror të punës pa asnjë mangësi dhe nga kjo shembull konkret e kemi edhe suksesin e këtij djaloshi 18 vjeçar që fitoi medalje të artë botërore. "Yahya Kemal" mbështetë gjithë nxënësit që kanë aftësi inovative për të konkuruar në tregun e punës me ndonjë shpikje të jashtëzakonshme.

kamov 9e71f

Please publish modules in offcanvas position.