Finlandë: Ndryshim në shkolla, nuk do të ketë më matematikë, fizikë, kimi..

Finlandë: Ndryshim në shkolla, nuk do të ketë më matematikë, fizikë, kimi..

Sistemi arsimor finlandez është vlerësuar nga ndërkombëtarët si një nga më të mirët në botë. Duket sikur përpjekjet për të pasur një mësimdhënie model nuk mbarojnë. Së fundmi sistemi arsimor finlandez po mendon që të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë.

Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë. Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet. “Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e 21”, është shprehur ai.

Në vend të subjekteve individuale nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha. Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë 16-vjeç e lart. Ideja e përgjithshme është që nxënësit të zgjedhin për vete ato dije apo dukuri që duan të studiojnë bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë. Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.

 

Please publish modules in offcanvas position.