Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkollë

Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkollë

Në një kohë kur të gjithë jemi ‘viktimë’ e përdorimit të tepërt të telefonit, më së shumti janë fëmijët ata që e vuajnë. Nisur nga kjo, Franca ka marrë vendimin që t’i heqë telefonat në shkollë, në mënyrë që ata t’ju kthehen lojërave dhe argëtimit.

“Këto ditë fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, ata janë vetëm në telefonat e tyre dhe nga pikëpamja arsimore kjo është një problem”, ka thënë z. Blanquer.

“Është e rëndësishme që fëmijët nën moshën 7 vjeç të mos jenë para celularëve, tha ai

Fëmijët nën moshën 13 vjeç e kanë tashmë të ndaluar të përdorin telefonat celularë në klasë. Kufizimet e reja do pengojnë përdorimit gjatë pushimit të drekës dhe orarit të mësimit.

Janë marrë të gjitha masat për vendosjen e dollapëve të rinj për telefonat celularë. Nxënësit mund t’i marrin pas përfundimit të mësimit.

Propozimi i qeverisë do zbatohet për shkollat ku mësojnë fëmijët e moshës 15-18 vjeç.

Please publish modules in offcanvas position.