Bëjeni zakon të lexuarit, njëherë e përgjithmonë!

Bëjeni zakon të lexuarit, njëherë e përgjithmonë!

Çdo ditë lexojmë diçka lidhur me librin, e akoma mund të jemi në mesin e njerëzve që nuk e kanë zakon të lexuarin rregullisht.

Më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet që sjell të lexuarit.

Stimulimi mendor
Studimet e shumta kanë treguar se duke qëndruar të stimuluar mendërisht ju mund ta ngadalësoni progresin (ose edhe ta parandaloni krejtësisht) e Alzheimerit dhe demencës, pasi e mbani trurin aktiv dhe angazhimi i trurit e parandalon atë ta humb fuqinë që ka. Njëjtë sikurse çdo muskul tjetër në trup, edhe trurit i nevojiten ‘ushtrimet’ për ta mbajtur të fortë dhe të shëndetshëm.

Reduktimi i stresit
Pavarësisht sa stres keni në punë, ose në sfida të panumërta me të cilat përballeni çdo ditë, të gjitha i harroni kur e zhytni veten në një tregim magjeps. Një novelë e shkruar mirë mund t’ju transportojë në dimensione tjera dhe ju bën t’i harroni krejtësisht brengat.

Njohuritë e përgjithshme
Çdo gjë që lexoni ua mbush kokën me copa të reja të informacionit dhe asnjëherë nuk e dini kur ato informacione do t’ju hynë në punë.  Gjithçka në këtë jetë mund ta humbisi punën, paratë, shëndetin, familjarët, por njohuritë tuaja askush nuk mund t’i vjedhë!

Zgjerimi i fjalorit
Sa më shumë të lexoni, aq më shumë fjalë të reja do të mësoni dhe në mënyrë të pashmangshme ato bëhen pjesë e pandashme e fjalorit tuaj ditor. Duke lexuar çdo ditë, ju filloni t’i artikuloni fjalitë më mirë dhe flisni me më vetëbesim.

Përmirësimi i memories
Kur lexoni një libër, ju duhet t’i mbani mend personazhet, historitë e tyre, etj. Këto janë shumë informacione që duhet mbajtur mend, por siç tregon shkenca, çdo memorie të re që krijoni, i forcon ato të kaluarat dhe ndihmon në memorien afatshkurtër. Pra, leximi domosdoshmërish ju ndihmon ta përmirësoni memorien.

Aftësi më të forta të mendimit analitik
Nëse lexoni shumë atëherë ju keni aftësi të mendoni në mënyrë analitike dhe kritike. Kjo aftësi ju hyn në punë në çdo fushë të jetës, ndërsa leximi veçse e zhvillon atë.