Sot filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në Maqedoni

Sot filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në Maqedoni

Në 360 shkolla fillore të Maqedonisë ka filluar sot regjistrimi i nxënësve në klasën e parë. Ministria e Arsimit ka paraparë një numër prej rreth 20 mijë vendesh të lira.

 

Ky regjistrim vlen për vitin arsimor 2018/2019, për fëmijët e lindur në vitin 2012.

 Fëmijët që deri më 31 janar, 2019, do t’i mbushin 6 vjet, do të mund të regjistrohen, me kërkesë paraprake të prindërit/kujdestarit dhe mendim nga pedagogu i shkollës.

Regjistrimi do të zgjatë deri më 31 maj.

Vitin e kaluar u regjistruan 20.437 nxënës në klasën e parë.

Please publish modules in offcanvas position.