MASH-i kundër ambasadores Erkal Kara, nxënësit mund të regjistrohen në “Yahya Kemal” në Maqedoni

MASH-i kundër ambasadores Erkal Kara, nxënësit mund të regjistrohen në 'Yahya Kemal' në Maqedoni

Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) deklaron se nxënësit mund të regjistrohen në të gjitha shkollat që kanë leje pune nga Ministria dhe që punojnë në pajtim me dispozitat ligjore, ndër të cilat edhe shkolla “Yahya Kemal”.

 

Ky konfirmim bëhet për portalin SDK, dhe ka të bëjë me deklaratën e ambasadores turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, e cila kërkon nga prindërit që të mos i regjistrojnë nxënësit në shkollën “Yahya Kemal”, duke e quajtur si organizatë terroriste.

Ministria ka theksuar se nuk do ta komentojnë deklaratën e ambasadores Erkal Kara. Njiherit, Ministria bën të ditur se nuk ka dhënë leje pune për shkollën në kuadër të fondacionit “Marif”, por ky fondacion e ka ble shkollën “Woodrow Wilson” në Tetovë, e cila më herët është licencuar nga MASH.

Edhe prindërit që fëmijët e tyre i kanë regjistruar në kolegjin “Yahya Kemal”, dje u shprehën shumë të shqetësuar nga deklarata e Ambasadores turke në SHkup, Erkal Kara sepse këtë shkollë e quajti terroriste.

Please publish modules in offcanvas position.