Fillimi i vitit akademik 2018/2019 në UKM shënohet me orë të parë akademike në Fakultetin Filozofik

Fillimi i vitit akademik 2018/2019 në UKM shënohet me orë të parë akademike në Fakultetin Filozofik

Ora e parë akademike nga viti 2018/2019 për studentët të cilët u regjistruan në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" simbolikisht u shënua në Fakultetin Filozofik.

 

Gjenerata e re e studentëve e përshëndeti rektori i UCM-së Nikolla Jankullovska i cili i porositi e për të është nder, por edhe obligim i madh që t'i përkasin universitetit më të vjetër dhe më të madh i cili në këtë vit akademik do të shënojë 70 vjet ekzistencë. Punoni zellshëm dhe përkushtojuni maksimalisht studimeve sepse, tha rektori, vetëm kështu do të keni sukses.

"Të nderuar brucoshë, tregu i dijenisë dhe tregu i punës janë brutalisht të ashpër - kërkojnë cilësi, kërkojnë të jeni të shkëlqyeshëm dhe përsosmëri. Nuk pranojnë as përciptësi, as improvizim. UCM është i njohur dhe pranuar për nga cilësia e tij. Vendimi që zë studioni në Universitetin 'Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup është i guximshëm dhe i drejtë, për shkak se diplomat e marra në UCM janë të pranuara edhe në tregun ndërkombëtar të punës", tha rektorit Jankullovski në solemnitetin në të cilin dekani i Fakultetit Filozofik Ratko Duev ua dorëzoi indekset dhjetë të regjistruarve të parë të ranguar në këtë fakultet.

Për regjistrim në ndonjërin nga 23 fakultetet në UCM me konkurs janë të lira 11.661 vende, prej të cilave për të rregullt në kuotë shtetërore 5.913, të rregullt me bashkëfinancim të studimeve 4.573 dhe për studentë me korrespondencë 1.175 vende.

Në këtë vit akademik UCM ofron përzgjedhje për regjistrim në 186 programe studimore nga gjithsej 193 programe të akredituara, ndërsa për cikël të dytë të regjistrimeve është mundësuar përzgjedhje nga 231 programe studimore të studimeve master njëvjeçare dhe dyvjeçare dhe specialistike.

Viti akademik nëpër universitetet në vend fillon me Ligj të ri për arsim të lartë, i cili pas pothuajse një viti përgatitje dhe debate publike u votua më 1 maj dhe e zëvendësoi ligjin e vjetër i cili nga viti 2008 pësoi 21 ndryshime. Midis risive që i solli ligji është edhe data e re e fillimit të vitit studimor, në vend që më 15 shtator është më 1 tetor, siç fillonte deri para dhjetëra viteve.

Please publish modules in offcanvas position.