Promovohet koncepti i ri për Arsim qytetar për rolin aktiv të nxënësve në shoqëri

Promovohet koncepti i ri për Arsim qytetar për rolin aktiv të nxënësve në shoqëri

Koncepti i ri për arsim qytetar nënkupton përgatitjen sistematike të të rinjve dhe rolin e tyre aktiv në shoqëri dhe fitimin e kompetencave bashkëkohore qytetare në pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian. E gjithë jeta në shkollë duhet të bazohet në ndërtimin e vlerave qytetare tek të rinjtë dhe vendosjen e tyre graduale në proceset e pjesëmarrjes qytetare. Mu për këtë, koncepti nuk e nënkupton vetëm mësimin teorik të një lëndë por edhe lidhjen midis lëndëve në aktivitetet mësimore dhe nismat e të rinjve. Kjo qasje bazohet në përvojat pozitive të vendeve të tjera, por edhe në kontekst të shoqërisë tonë multikulturore.

 

Këtë e kumtoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në promovimin e sotëm të Konceptit të Arsimit qytetar, që mbështetet nga Qendra Maqedonase për Arsim Qytetar (QMAQ), USAID dhe Fondacioni për fëmijë “Pestaloci”. Programi i ri mësimor për arsim qytetar për klasën e tetë që zbatohet nga shtatori i vitit 2018, për klasën e nëntë do të zbatohet nga shtatori i këtij viti. Programi mësimor modular për arsim qytetar për vitin e parë në shkollat profesionale të mesme, gjithashtu zbatohet nga shtatori i kaluar në gjashtë pilot shkolla.

“Jam i sigurt se të gjithë ne besojmë në fuqinë e arsimit. T’i edukojmë të rinjtë në frymën e vlerave demokratike. Arsimi qytetar cilësor do të mundësojë të ndërtojmë gjenerata të nxënësve të cilët do të jenë të informuar dhe aktiv dhe të cilët e kuptojnë rolin dhe përgjegjësinë e tyre si qytetarë. Kjo është pjesë kryesore e çdo demokracie”, theksoi Ademi.

Drejtori i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Zeqirija Hasipi tha se mësimdhënësit kanë rol shumë të rëndësishëm dhe fisnik që t’i inspirojnë nxënësit të analizojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike për botën që na rrethon dhe t’i stimulojnë që të angazhohen për përmirësimin e bashkësisë përmes punës vullnetare dhe aktivizimit të të rinjve.

Drejtoresha e QMEQ, Loreta Georgieva theksoi se sektori qytetar me institucionet jo vetëm që është i mundur por edhe i domosdoshëm që të ketë rezultate pozitive për reforma moderne në arsim.

Please publish modules in offcanvas position.