Nxënës kosovarë të kolegjit Mehmet Akif kthehen me medalje ari nga SHBA, Kenia dhe Kazakistan

Nxënës kosovarë të kolegjit Mehmet Akif kthehen me medalje ari nga SHBA, Kenia dhe Kazakistan

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” vazhdojnë që ta përfaqësojnë Kosovën në shumë olimpiada ndërkombëtare në fusha të ndryshme të shkencave. Suksesi i nxënësve tanë në pjesën e pare të këtij viti ia solli vendit tone këto medalje:

Kenia – Medalje Ari

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, Esra Hyseini, Besarta Vërbovci dhe Fleta Kërkezi së bashku me mësimdhënësen e tyre Yasemin Karabina e fituan medaljen e arit në Olimpiadën shkencore “Golden Climate” të organizuar në Kenia.

Kazakistan – Medalje Argjendi

Nxënësit e Kolegjit“Mehmet Akif”,Lirik Qerimi dhe Atis Shala morën pjesë në Konkursin ndërkombëtar “InfoMatrix” i organizuar në Kazakistan. Nxënësit e shoqëruar me Prof.Yusuf Topal fituan medalje të argjendtë.

Amerikë- Medalje Bronzi 

Në Olimpiadën shkencore “I-SWEEEP “ të mbajtur në fund tëmuajit prill në Houston, morën pjesë 40 shtete me 3200 nxënës. Kolegji “Mehmet Akif” u përfaqësua me nxënësit Rinor Hajrizi dhe OrgesOsmani, të cilët u vlerësuan me medalje të bronztë. Gjatë udhëtimit për këtë sukses nxënësit ishin të shoqëruar me Prof. Ahmet Koçyigit. Kolegji jonë i përgëzon këta nxënës të suksesshëm, prindërit dhe mësimdhënësit e tyre. Çdo herë do të jemi të gatshëm dhe nuk do të lodhemi asnjëherë që ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Drejtori i Gjimnazit“ Hasan Nahi”, Gazmend Aga ka falenderuar në mënyrë të veçantë Ministrinë e Kulturës së Kosovës e cila mbështeti financiarisht nxënësit të cilët sapo morën Medalje Ari. “Jemi të përlotur nga gëzimi për medaljen e arit dhe suksesit të korrur nga ekipi ynë. Ata garuan për Kosovën dhe kjo na bën shpresë plotë ”tha Aga për suksesin në Kenia. Ndërsa foli edhe për vajzat që morën medalje në SHBA. “Pjesëmarrja e vajzave ne olimpiada ndërkombëtare dhe medaljet që ato marrin janë mesazhi më domethënës ndaj atyre që pengojnë arsimimin e tyre. Gjimnazi“Hasan Nahi” e nxit dhe i jep një rëndësi të veçantë arsimimit të femrës. Dy nxënëset tona na bënë krenarë mes qindra moshatareve të tyre”, shtoi Aga. Aga theksoi se do të vazhdojnë punën për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Please publish modules in offcanvas position.