Për maturantët e Kërçovës dhe Zhitoshës, UT përfaqëson vatrën e dijes dhe e përparimit kombëtar

Për maturantët e Kërçovës dhe Zhitoshës, UT përfaqëson vatrën e dijes dhe e përparimit kombëtar

Qindra maturantë të Kërçovës dhe Zhitoshës,  në auditorët e shkollave të tyre nga ligjëruesit e UT-së janë njohur me gamën e gjerë të programeve, drejtimeve studimore dhe fakulteteve që ofron Universiteti i Tetovës për vitin e ardhshëm akademik 2019/2020.

Profesorët e Universitetit të Tetovës, takimet me maturantët e lartpërmendur i konsiderojnë mbresëlënëse, të frytshme dhe motivuese për të vazhduar misionin e edukimit të gjeneratave të ardhshme. UT, platformën akademike për vitin 2019/2020 e ka prezantuar në pjesën dërmuese të qyteteve të vendit tonë, të cilët qëndrojnë fort pas misionit të këtij universiteti – për arsimimin e brezave, për kërkimin shkencor dhe avancimin e kauzës sonë mbarëkombëtare thuhet në njoftimin e Universitetit të Tetovës.

e-max.it: your social media marketing partner

Please publish modules in offcanvas position.