“JAHJA KEMAL” , TASHMË TEST-QENDËR  E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

“JAHJA KEMAL” , TASHMË TEST-QENDËR E SHKATHTËSIVE DIGJITALE

“Jahja Kemal”, nga sot zyrtarisht është bërë qendër testuese për shkathtësitë digjitale në bashkëpunim me Certiadria, zyrtarisht partner i kompanisë amerikane “Certipor”, përfaqësues i të drejtës për certifikim të Microsoft, Adobe dhe Autodesk, si dhe marka tjera botërore.

Për të gjithë nxënësit e kolegjit në Shkup, Tetovë dhe Strugë është e qasshme platformë integruese (full path solution, learn, practice, certify) që do të thotë se nxënësit do të kenë mundësi ti kontrollojnë shkathtësitë e tyre digjitale, që ti valorizojnë dhe ti përforcojnë. Pa dallim nëse nxënësit dhe studentët dëgjojnë muzikë ose bëjnë fotografi, blejnë ose komunikojnë, shkathtësitë digjitale u mundësojnë shfrytëzimin e pajisjeve digjitale, softver, aplikacioni si dhe mjete që u ndihmojnë të krijojnë informacione. Spektri i aftësive që duhet ti demonstrojnë shfaq një nivel më të lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë. Në të njëjtën kohë ato aftësi duhet të jenë matëse dhe të valorizuar me diçka që lehtësisht mundet të njihet dhe të konfirmohet dhe ajo është certifikata. Përparimi në çdo shoqëri arrihet përmes vetëdijes kolektive, dhe koi nënkupton vendosmërinë për implementimin e strategjisë së vërtetë. Certifikimi paraqet validitetin e shkathtësive, verifikimin e dijes, ndarjen dallimin nga të tjerët, qasje dhe kyçje të lehtë në tregun e punës. Në drejtimin e suksesit dhe mundësive nga të njejtat flet fakti nga studimet e realizuara. Si mbështetje të kësaj, në hulumtimet plotësuese menaxherët për rekrutimin e kuadrove në kornizat e “Majkrosoftit” grupacioni deklaroi se madje 91 % nga të gjitha punësimet në kuadër të grupacionit e marrin parasysh certifikimin gjatë punësimit dhe rekrutimit të kuadrit.

Please publish modules in offcanvas position.