Agora e juridike u mbajt në UEJL

Agora e juridike u mbajt në UEJL

Në ambient të hapur, në Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL), Fakulteti Juridik organizoi AGORËN JURIDIKE me nxënësit e të gjitha shkollave të mesme publike të Tetovës. Nxënësit diskutuan dhe u shoqëruan me stafin dhe studentët e Fakultetit Juridik.

 

Temat e diskutimeve ishin: “Reformat në gjyqësor dhe fati i Prokurorisë Speciale”, për të cilën foli prorektorja për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi; për temën “Familja në kohën e risive teknologjike vs biomedicina”, foli prodekania e Fakultetit Juridik Prof. Dr. Arta Selmani dhe për temën “Fëmijët si kryerës dhe viktima të krimit”, foli Prof. Blerta Ahmedi.

Please publish modules in offcanvas position.