Me pavarësinë e mediave deri te gazetaria e lirë, panel diskutimi ne UEJL

Fakulteti për Gjuhë, Kultura dhe Komunikime (Reparti për Shkenca Komunikuese) në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi panel-diskutim me temë “Shtypi i lirë – faktor kyç në zhvillimin e shoqërisë demokratike”.

Në panel diskutimin marrin pjesë shumë gazetarë, komentues mediatik nga Maqedonia, si dhe studentë dhe kuadër i UEJL-së. “Liria e medieve nuk është në nivel të dëshirueshëm sipas raportit të organizatës “Reporterë pa kufij”, edhe pse është për 14 vende më lartë, por nuk është e kënaqshme për lirinë e medieve dhe kjo që nënkupton liri të.

Të gjithë dëshirojnë të vendosin dorë mbi mediet, por unë them se opozita më e mirë për një shoqëri, për një qeveri apo politikë janë mediet. Ata janë korrigjues kryesor të gjërave që duhet të përmirësohen në një shtet”, deklaroi Demush Bajrami nga UEJL-ja. Gazetari Sasho Ordanovski e potencoi nevojën e pavarësisë së medieve si mënyrë për liri më të madhe në kryerjen e punës gazetareske. “Kemi gjendje ku pronarët janë gjithnjë e më të prirë të japin shërbime në vend që të jetë me distancë kritike me të gjithë. Ekziston vërshim të tregut me media, veçanërisht elektronike që e bën biznesin mediatik në Maqedoni pa plan të biznesit pothuajse të pa pagueshëm të jetoni vetëm nga reklamat” konsideron Ordanovski.

Please publish modules in offcanvas position.