Gjimnazi “7 Marsi” mirëpret nxënës dhe mësimdhënës nga 5 shtete

Ne kuadër të Erasmus+ projekteve, Gjimnazi "7 Marsi" është nikoqir i nxënësve dhe mësimdhënësve nga Portugalia, Çekia, Bullgaria dhe Turqia.

 

Tema e projektit të përbashkët që realizohet në këto 5 shtete është shfrytëzimi i teknologjisë në proçesin edukativo-arsimor. Përveç punëtorive shkencore, gjatë qëndrimit 1 javor mysafirët do të vizitojnë monumentet kulturoro-historike të Tetovës dhe RMV, UEJL dhe zonën e lirë ekonomike.

Gjithashtu vlen të theksohet se shkollat e komunës së Tetovës këtë vit janë pjesëmarrëse në gjithsej 27 projekte ndërkombëtare.Po ashtu ata vizituan edhe komunën e Tetovës ku u takuan me Teuta Arifin kryetare me të cilën b iseduan për mundësitë që ofron program Erasmus dhe shkëmbyen mendime dhe ide në lidhje me sferën e arsimit.

Please publish modules in offcanvas position.