Botohet libri “Komunikimi fati ynë” me autor Faton Murseli

Para pak ditëve është botuar libri i Prof. Dr Faton Murseli, me titull “Komunikimi fati ynë”, një libër i parë i këtij lloji në vendin tonë. Në fakt autori me mjaft mjeshtëri i ka trajtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me komunikimin një sferë kjo mjaft e rëndësishme për ne dhe gjeneratat që vijnë pas ne. Vetë autori  në libër flet për Marrëdhëniet në shoqërinë, komunikimi me partitë politike,  sistemi institucionale etj.

Ky libër është i strukturuar në formën që jepen definime për sferën e Komunikimit, Marrëdhënieve me Publikun, sistemet shtetërore, opinionin publik dhe përfundon me analizën e bërë konkrete mbi zhvillimin e kësaj fushe tek partitë politike shqiptare në RMV. Është kjo një sferë e re dhe si pasojë ka shumë pak literaturë në gjuhën shqipe, me sa kam pa është libri i parë në shqip që bën një përpjekje për definimin e kësaj sfere dhe zbritjen e saj në realitetin ku jetojmë. Normalisht, që veprat shkencore mund edhe të kritikohen pasi që kritika është edhe sugjerim, por është një punë e imja 7 vjeçare e ngërthyer në 4 kapituj të librit. Besoj që do tu shërbejë si fillim studentëve, studiuesve, analistëve, gazetarëve, komunikologëve, politikanëve, pse jo mund të jetë motiv për zhvillim më të madh të kësaj sfere në të ardhmen nga studiues të rinj, thotë autori i librit Faton Murseli.

Unë librin ia kam dedikuar Universitetit të Tetovës, respektivisht studentëve dhe vitit tim të parë të ligjërimit (si asistent) në vitin akademik 2018/2019, sidomos Katedrës së Sociologjisë në UT. Këtij Universiteti, dëshiroj t'ia dhuroj pjesën më të madhe të librave, ndërkaq për të gjithë të interesuarit libri gjendet në librarinë "Nobel" në Tetovë.

Please publish modules in offcanvas position.