Nxënësit e kolegjit “Jahja Kemal” më të suksesshëm në konkursin ndërkombëtar OWLYPIA

Pas pjesës lokale të konkursit ndërkombëtar OËLYPIA, në ambientet e SHMP “Jahja Kemal”, u mbajt edhe konkursi  Sfida e Intelektualëve . Sfida e intelektualëve që ishte pjesë përbërëse e konkursit ndërkombëtar OËLYPIA u prit nga Kolegji Fitzëilliam të Kembrixhit, Kembrixh të Anglisë.

Qëllimi i këtij konkursi është të stimulojë  dhe të motivojë kuriozitetin intelektual të të rinjve dhe të përmirësojë aftësitë e tyre akademike. Tema e e konkursit këtë vit  është “Creativity Beyond the Borders. (Kreativiteti përtej kufijve)”. Nxënësit zgjedhin njërën nga lëndët e shkencave shoqërore, artit dhe muzikës, letërsisë dhe kulturës, shkencës dhe teknologjisë, ekonomisë dhe biznesit si dhe përgatiten për garë në një konkurrencë mjaft të fortë, duke përdorur burimet e përmendura në këtë temë.

Në pjesën globale të konkursit ndërkombëtar OËLYPIA-Sfida e Intelektualëve morën pjesë  nxënës të grupmoshave nga  11-14 dhe 15-18 prej më shumë se 20 shteteve .

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit nga SHMP “Jahja Kemal”, morën pjesë 14 nxënës të udhëhequr nga Recai Genceli I cili ishte edhe mentor I grupit.

Pjesëmarrësit e ShMP "Jahja Kemal"  nga Kembrixhi u kthyen me gjithsej 14 medalje  ari, 11 të argjend, 19 të bronzta dhe 1 mirënjohje

Please publish modules in offcanvas position.