Orhan Bagashov,bashkë me tre nxënës nga “Jahja Kemal”, dizajnoi dorën Bionike

Është vetëm 16 vjeç tetovari Orhan Bagashov punon në përpunimin e dorës bionike e destinuar për personat me dorën e amputuar. Prototip[i është pothuajse në fund dhe  kanë mbetur të bëhen edhe dy gishta dhe të instalohen censorët për lëvizje. Krijimit të dorës bionike i ka paraprijë përpunimi i dorës robotike dhe me të është punuar në 3- D printer.

  Teknologjia e sotme e avancuar në veçanti me përdorimin e 3 d printerëve mundësuan përpunimin e këtyre lëndëve të komplikuara dhe pjesëve. Por unë nuk isha i kënaqur me 3-D printerët që mund  të gjenden në treg dhe vendosa të bëjë një sipas idesë time. Tre vite kam punuar në përpunimin e saj dhe bëra printer i cili punon në një princip më ndryshe nga ato ekzistues dhe më shpejt.  3-D printerët ekzistues punojnë me xyz boshte dhe tek ato pjesa lëvizëse lëviz lartë-poshtë, majtas djathtas dhe ato dy boshte po kombinohen. Printeri im lëviz me boshte rrotulluese dhe ajo mundëson që të shtypen shumë më shpejtë/ Nëse në printer tjetër duhet 20 orë të shtypet një pjesë me printerin tim puna përfundohet për 15 orë thotë i riu Bagashov.

Prej kohës kur e ka krijuar 3-D printerin e vet i është regjur punës të përpunojë një dorë robotike e cila duhet të jetë pjesë e mendimit dhe idesë finale dhe ajo është përpunimi dhe krijimi  i një roboti më të madh.

Deri tani e kam bërë vetëm dorën e djathtë të robotit. Ideja ime e parë ishte që të bëjë robot, por me siguri do të bëjë edhe një dorë robotike, kokën dhe pjesë tjera të robotit me sepse për të krijuar një robot të tërë nuk kam kohë. Të gjithë pjesët për këtë dorë robotike janë nga vetë dizajni im dhe vizatimet i kam printuar në 3 D printerin tim kurse vetëm elektromotorët patjetër e kisha ti blej. Dora tërësisht është funksionale dhe lëviz në  shputën dhe gishtërinjtë. Dora robotike ishte baza që unë të kapem më seriozisht për këtë projekt dhe ishte një sfidë që të bëjë një dorë bionike e cila duhet tu ndihmojë personave me dorëtë amputuar sqaron Orham Bagashov.

Ideja për dorën bionike ndërlidhet me konkursin e UNICEF për gjetjen e zgjidhjes digjitale për personat me nevoja të posaçme. Për çdo zgjidhje ekipi shpërblehet me 1000 dollar për përpunimin  dhe perfeksionimin e projektit.

Përpunimi i dorës bionike është punë ekipore në të cilën marrin pjesë edhe tre shokë të mi nga shkolla e mesme “Jahja Kemal” nga Shkupi. Këtë prototip e kemi bërë për tre ditë në punëtorinë që e ka mbajtur UNICEF. Teo Kitanovski ishte programe, Boris Noçeski e punoi veb faqen, Anamarija Ilieva ishte e obliguar për dokumentacionin dhe prezantimin kurse unë isha dizajnë. Që punë të ec më shpejt e solla prineterin tim 3 D. Kur ditën e parë thamë se çfarë duhet të bëjmë asnjë nga organizatorët nuk na besonte se ajo është e mundur. Na mbeti të bëjmë edhe dy gishta, por me rëndësi është të dëshmojmë se mund ta bëjmë atë. Parë realisht kjo dorë është shumë mirë e dizajnuar nga disa proteza të tilla të cilat mundet të gjenden tek ne. Ne në dorë kemi instaluar gjashtë motor edhe atë sipas formës e cila duket shumë natyrale. Tani na mbetet që ti instalojmë senzorët përmes të cilave personi do të mund të jep urdhra në dorë dhe ajo të funksionojë respektivisht të lëviz shputa dhe gishtat/ Me paratë të cilat i fituam nga UNICEF duhet të bëjmë edhe një version më të mirë të dorës edhe atë ne tre katër madhësi/ Shpresojmë se do të kemi sukses të fitojmë në nivel lokal dhe të vazhdojmë prezantimin në konkursin global ku nga 80 skuadra 16 të parat do të fitojnë nga  20.000 dollar thotë Bagashov.

Dora duhet të jetë e përfunduar deri në mars të vitit të ardhshëm. Duam ta testojmë në fëmijë i cili ka të amputuar pjesë të krahun pra dora sepse sipas mendimit tonë ajo do të jetë e destinuar për të rinjtë. Sipas përllogaritjeve tona një dorë e këtij lloji do të kushtonte 150 deri 200 euro, kurse në shitoret momentalisht pajisjet ortopedike proteza të këtilla edhe atë me cilësi shumë më të ulët , më pak funksionale kushtojnë  edhe deri në 6.000 euro. Secili pa pagesë do të mund që ti shkarkojë nga veb portale ti shkarkojë planet dhe të bëjë një dorë të këtillë bionike/  Orhan Bagashov për 3 D printerin edhe për përpunimin e dorës ka marrë një numër të madh të mirënjohjeve nga vendi dhe nga jashtë. Deri tani ka marrë pjesë edhe në 20 shfaqje në teatrine  të rinjve dhe për fëmijë në Tetovë, kurse në maj këtë vit e fitoi çmimin DAAF në Kocani.

Please publish modules in offcanvas position.