Maqedoni, shkollat dhe çerdhet do të mbyllen për 14 ditë për shkak të coronavirusit

Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme si dhe të gjitha institucionet e larta arsimore do të mbyllen në 14 ditët e ardhshme si masë parandaluese të coronavirusit.

Ky është konkludimi i mbledhjes së sotme të Komisioni për Sëmundje Infektive ku pikë të vetme kishte gjendjen e Covid -19 dhe masat për parandalim dhe kujdes.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme më herët rekomandoi që të mos udhëtohet në gjithë Italinë dhe jo në pjesën veriore të këtij shteti dhe se shtetasit e Maqedonisë që ndodhen atje të rrisin masat e kujdesit dhe të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ndryshe, momentalisht në Maqedoni shtatë persona të infektuar me coronavirus dhe mbi 190 persona të tjerë ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me të infektuarit

Please publish modules in offcanvas position.