Ademi: Komunat, shkollat dhe fakultetet të organizojnë e-mësim joformal

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi u bëri thirrje komunave të organizojnë onjaln-edukim të përkohshëm joformal derisa të normalizohet gjendja me infektimin nga koronavirusi, ndërsa si shembull e theksoi Komuna e Karposhit.

Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor do të zgjasë më shumë se 14 ditë. Sipas ligjeve, veçanërisht Ligjit për arsim fillor”, tha Ademi, MASH-i dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit mund të hartojnë programe të shkurtuara arsimore, por në situatë të këtillë e cila është e paparashikueshme sa do të zgjasë kjo nuk mund të bëhet. Nuk konsideron se viti shkollor është shkatërruar, duke theksuar se pandemia është dukuri globale dhe se shëndeti është para së gjithash.

Sipas tij, ka kapacitet për onlajn-mësim përmes kanaleve të ndryshme shkollore për komunikim dhe për këtë duhet të kontribuojnë institucionet, edhe pse jo në të gjitha komunat, veçanërisht në ato rurale, mund të organizohet e-mësim, ndërsa këtu janë edhe qasja e ndryshme në internet dhe nëse të gjithë nxënësit kanë TI-pajisje dhe janë të aftë t’i përdorin ato…

“Kemi kapacitet si institucione dhe me seriozitet të madh e ndjekim gjendjen. Ka plan konkret për sendërtim të arsimit të fëmijëve, por duhet të kontribuojnë të gjitha institucionet, përfshirë edhe komunat, si dhe shkollat fillore dhe të mesme. Me të gjithë ata jemi në komunikim të vazhdueshëm”, tha Ademi në konferencën për shtyp.

MASH rekomandon platforma dhe aplikime digjitale falas për mësim në shtëpi. Që të përfshihen të gjithë fëmijët, në RTVM ka edukim “Tv-klasë” për fëmijë të moshës parashkollore dhe nga arsimi fillor. Programi i tillë, i cili emetohet edhe në vendet fqinje, do të vazhdojë deri në stabilizimin e situatës dhe deri në kthimin e fëmijëve në shkolla.

“Nëse ka nevojë, kjo do të intensifikohet dhe do të luftojmë për një hapësirë më të madhe mediatike që të përshihen të gjithë fëmijët…Është gjithnjë e më pasigurt se kjo situatë dhe rrethanat me të cilat përballemi do të vazhdojnë dhe se edhe më tej do të kemi ndërprerje të mësimit, e jo vetëm në këto 14 ditë…Kemi shumë sfida, edhe nga natyra teknike dhe nga natyrë tjetër, por ne jemi këtu të ofrojmë zgjidhje si udhëheqës të institucioneve arsimore. Gjatë ditës së bashku me një grup më të madh punues do t’i definojmë hapat e ardhshëm në drejtim të organizimit të onlajn-mësimit”, tha Ademi.

E theksoi Komunën e Karposhit si shembull me modelin e vendosur të platformës edukative me komunikim dydrejtimësh midis mësuesve dhe nxënësve në shkollat fillore dhe tha se i inkurajon edhe komunat e tjera ta bëjnë këtë për të gjitha klasat, nga e para deri në të nëntën.

Komuna e Karposhit, tha, është e gatshme t’u ndihmojë komunave dhe shkollave të tjera ta ndërmarrin modelin e tyre për edukim të përkohshëm të të rinjve.

U bëri apel edhe shkollave të mesme dhe universiteteve të tentojnë të zbatojnë onlajn-mësim, siç kanë filluar një pjesë e fakulteteve.

Kryetari i Karposhit Stefan Bogoev tha se dje kanë filluar me onlajn-mësim për nxënës nga klasa e nëntë, ndërsa do të zbatohet edhe në klasat më të ulëta.

Në pyetjen e gazetarëve për gjendjen shëndetësore të nxënësve prindërit e të cilëve kanë qenë në simpozium të ish-drejtoreshës së Klinikës për Dermatologji te e cila ishte konfirmuar koronavirusi, Bogoevi u përgjigj se tani për tani nuk ka informacion se ndonjëri nga fëmijët apo prindërit e tyre – banorë të Karposhit kanë shfaqur simptome. Ata janë në vetëizolim, ndërsa në komunë ka trup koordinues që komunikon për ditë me Qendrën për Shëndet Publik dhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

Please publish modules in offcanvas position.