Intensifikohet mësimi On line, TV Klasa gjithëpërfshirëse

Programi edukativ “TV Klasa” në RTVM prej sot vazhdon të emitohet më intensivisht.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bashkë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, UNICEF-in, produksioni “OXO” dhe Radio Televizionin e Maqedonisë do të sigurojë më shumë orë për më shumë gjenerata të nxënësve.

Ligjëratat e arsimtarëve, gjegjësisht orët do të zgjasin nga 15 minuta, thonë nga MASH-i, me qëllim që të përfshihet materiali arsimor për të gjitha lëndët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Vazhdon edhe emetimi i përmbajtjeve për fëmijët e moshës parashkollore.