Inxhinierët shqiptar të informatikës ligjerata falas për Google Classroom

Inxhinierët shqiptar të informatikës ligjerata falas për Google Classroom

Ky projekt filloj në mënyrë vullnetare nga dy inxhinier të informatikës Enes Ismaili dhe Egzon Ramadani i cili njëherit është edhe profesor në shkollën e mesme profesionale “8 Shtatori”.

Për shkak të situatës nga virusi Covid-19 u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila rezultoi me ndërprerjen e procesit edukativo –arsimor në të gjitha nivelet.

Me urdhër të Ministrit i cili u ndikua nga kjo situate mësimi duhet të zhvillohet nga distanca. Ministria e arsimit la te hapur mundësin e zgjedhjes së platformave për mësim online kështu që çdo shkollë në mënyrë individuale duhet të organizon formën e mbarëvajtjes së procesit edukativo – arsimor, por padyshim që pengesë dhe problem është se jo të gjithë mësimdhënësit janë të trajnuar për mbarëvajtjen e mësimit nga distanca.

Nga kjo situatë lindi edhe ideja për një blog/webfaqe ku do të japim udhëzime apo mësime se si duhet të qasemi në Google Classroom në një ndër platformat më të përdorura.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.