Ti ndihmojmë nxënësit me nga një Ipad qe te kyçen ne mesimin online

Ti ndihmojmë nxënësit me nga një Ipad qe te kyçen ne mesimin online

Jemi në kohë krize dhe shumë të vështirë e pranoj, por edhe kohë kur brezi i ardhshëm duhet të pregaditet për jetën e tyre apo të ndjek mësimin nga shtëpia.

Kur është në pyetje arsimi , nuk mund të mos insistoj apo të mos marr masa ose të hesht për shkollimin e tyre.Edhe pse vazhdoj të mbaj qëndrim se nuk është efikas mësimi online thote Ana Dauti, studente ne Universitetin e Tetoves,

Zgjidhjet ofrohen por nuk zbatohen, gjithsesi jemi në rregull, dhe sot skemi vend për kritika të shumta. Deri sot në rrethin e Kërçovës u dhuruan gjithsej 6 Ipad dhe nxënsit dot vazhdojnë mësimin online njejtë si shokët dhe shoqet e tyre. Por nuk mjafton me kaq , kemi edhe shumë të tjerë që ju duhen.

Nëse presim që institucionet të marrin masa e kemi të kotë, sepse vetëm lëvdrohen për hapjen e një “google clasroom” dhe nuk shohin më larg situatën.

Prandaj të nderuar mirësia nuk të varfëron , e kuptoj që nuk mund ti mbulosh shpenzimet e prindërve që kanë gjatë kësaj periudhe , por hajde të mundohemi të kontribojmë secili nga ne , që jo laptopa të shtrenjtë por të paktën nga një Ipad(tablet) që ka kapacitetet për programe të tilla të ua sigurojmë dhe të i gëzojmë fëmijët që të munden edhe ata të ndjekin mësimin online dhe të jenë në nivel me shokët dhe shoqet e tyre dhe të mos shqetsohen të paktën për këtë gjë në këtë kohë.

Hajdeni të bëhemi bashk për nxënësit në këto ditë të vështira..