13-15 maj 2020, Universiteti i Tetovës do t’i organizojë online “Ditët e hapura”

Bëhu pjesë e ditëve të hapura dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës!

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se më 13, 14 dhe 15 maj 2020 do t’i organizojë online “Ditët e hapura”.

Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët aplikohet për herë të parë në vendin tonë përmes së cilës të gjithë të interesuarit respektivisht maturantët nga vendi dhe rajoni do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimorë për vitin akademik 2020/2021.

Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura” dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës!

#Përkushtoju së ardhmes… | https://www.ut-openday.com/