Nxënësit e “Jahja Kemal” për vetëdijesimin kundër duhanit

Me fillimin e pandemisë COVID-19 kemi kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti ynë dhe se nga sa gjëra mund të ndikohet!

MK_1ef47.jpg

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Duhanit nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” organizuan një sërë aktivitetesh në qendrën e qytetit të Strugës për të informuar qytetarët në lidhje me rrezikun që duhani paraqet për shëndetin e tyre!

Aktivistët e pajisur me maska dhe me doreza, duke praktikuar distancën shoqërore intervistuan qytetarët dhe i informuan ata në lidhje me efektet e dëmshme të duhanpirjes të cilat duhanpirësit zakonisht i neglizhojnë, këtë nxënësit e realizuan me anë të disa projekteve dhe eksperimenteve.

MK_f63f3.jpg

Duhet përmendur se duhani mund të llogaritet si vrasës për mbi 8 milionë njerëz, duhani gjithashtu ndikon edhe ata që nuk e përdorin si dhe mjedisin tonë!

Aktualisht duhet përmendur se duhanpirësit kanë gjasa më të larta për t’u prekur më rëndë nga koronavirusi dhe një sërë sëmundjesh të tjera! Nxënësit besojnë se aktivitetet e tyre do prekin ndërgjegjen e duhanpirësive ashtu që ata të kuptojnë dëmin që i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve!