Maqedoni: Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale gjatë procesit mësimor

Maqedoni: Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale gjatë procesit mësimor

Gati secili arsimtar përdor mjete digjitale në mësim, tregon hulumtimi në kuadër të projektit për digjitalizim tëarsimit i zbatuar në periudhën prej 6 deri më 30 maj 2020, ndërmjet kuadrit arsimor në shkollat fillore të territorit të komunave Vallandovë dhe Karposh.

Prej gjithsej 250 arsimtarë të anketuar në shkollat fillore, 237 ose 95 përqind janë deklaruar se përdorin mjete digjitale gjatë mësimit. 13 mësues kanë theksuar se përmbajtjet e tilla online dhe ndihmat aspak nuk i respektojnë në zbatimin e procesit edukativo-arsimor

Hulumtimi është realizuar nga Bojan Kordalov, specialist për marrëdhënie me publikun, ndërsa në kuadër të Projektit për digjitalizim të arsimit i cili pjesërisht është mbështetur financiarisht nga Asociacioni Alumni Maqedonas-Amerikan.

Kordalov thotë se edhe më parë, ndërsa veçanërisht pas paraqitjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi korona, ishte e qartë se zbatimi i digjitalizimit të qëndrueshëm dhe efikas në arsim është një nga prioritetet më të rëndësishme të shoqërisë në tërësi.

Analiza, gjithashtu, tregon edhe se sipas mendimit të shumicës së arsimtarëve nuk ekziston ndonjë ekspert i cili është në dispozicion dhe iu ndihmon nëse kanë nevojë nga përfshirja e rregullt e mjeteve digjitale në mësim. Se ka ndonjë profesionist të tillë janë deklaruar 113 ose 45 për qind e mësuesve, përderisa 137 ose 55 për qind kishin theksuar se në shkollën e tyre nuk ekziston ndonjë ekspert i cili iu ofron mbështetje në procesin e sjelljes së mjeteve digjitale në arsim.

Prej 250 arsimtarëve të anketuar, 130 kanë theksuar se “nuk pajtohen” ose “aspak nuk pajtohen” se kanë kaluar trajnim adekuat për tu pajisur me shkathtësi digjitale. Pak më i vogël është numri, gjegjësisht 120 arsimtarë të anketuar, të cilët kanë theksuar se “pajtohen” ose “aspak nuk pajtohen” se kanë kaluar trajnim adekuat për tu pajisur me shkathtësi digjitale të cilat janë të nevojshme për mësim.